Moore dhe Kutcher kapen bashkë

redaktor

Demi Moore përpiqet të fshihet në castin që flashi i aparatit shkëlqeu mbi fytyrën e saj dhe realizon këtë foto, ku ajo duket teksa ecën përbri ish-bashkëshortit të saj disa vjet më të ri, Ashton Kutcher në një aeroport amerikan, dy vjet pas shkurorëzimit të tyre.

Të dy kishin marrë pjesë në një konferencë për teknologjinë në Kaliforni dhe u kthyen në të njëjtin fluturim. Moore dhe Kutcher u ndanë në nëntor të vitit 2011, pas gjashtë viteve martesë, kur ajo mësoi se Ashton e kishte tradhtuar. Dokumentet e shkurorëzimit u paraqitën në dhjetor 2012 dhe disa muaj pas Demi kërkoi disa milionë euro.

Megjithatë aktorja nuk e përjetoi shumë lehtë këtë ndarje. Madje aq shumë u trishtua, saqë thuhet se kaloi muaj në një klinikë për shkak të depresionit, teksa aktori simpatik kalonte moment romantike me vajza të tjera.

Pamja e fundit ngre shumë pyetje; cifti janë rithyer sërish bashkë? Dhe nëse po, ishte dashuria e madhe, ajo që e detyroi Kutcher të rikthehet te ish-bashkëshortja dy vjet pas shkurorëzimit të bujshëm?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *