Rikthehet “balena blu”, shpëtohet adoleshentja në Bari

Leda Hysa

Është shfaqur sërish në Itali loja e rrezikshme virtuale “balena blu”. Policia italiane e qytetit të Barit ka ndërhyrë në ndihmë të një adoleshenteje, e cila kishte arritur në nivelin e 30 ndër 50 nivelet që “blu whale” nxit lojtarët deri në vetëvrasje.

Kanë qenë mikeshat e saj të cilat denoncuar gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën ndodhej adoleshentja bareze që shumë shpejt po ngjitej më nivelet më të larta të kësaj loje.

Me ndihmën e një psikologu, adoleshentja italiane ka rrëfyer gjithçka. Në celularin e saj policia ka gjetur komunikime nga chat-e të shumta e fotografi që dëshmojnë gjëndjen e rëndë psikologjike të saj.

Prindërit e adoleshentes nuk ishin aspak në dijeni të situatës që po kalonte vajza e tyre. Ata  kanë pohuar se kanë vënë re se së fundmi ajo kalonte gjithnjë e më shumë kohë në celular si dhe disa shenja prerje në krah që vajza i ka justifikuar si gërvishtje nga macja e shtëpisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *