Nga Sefedin Çela
(Shënime për dy librat me poezi të Bedri Islamit)
Njoftimin për promovimin e dy librave të rinj poetikë e lexova në rrjetet sociale. Autori ftonte miq e lexues të merrnin pjesë në këtë takim që zhvillohej në Itakën e tij, në Shkodër. Kaq mjafton për të shkuar aty ku do të shkosh. Për miq të tillë si Bedri Zenel Islami zemra t’a do të nisesh dhe në këmbë, por ai përkujdeset deri në hollësi, të bën bashkë, fjala vjen, me miq të tu të vjetër si Xhevahir Spahiu e Bashkim Koçi, të pret e të jep kafe mirseardhjeje, me një mirësjellje që vetëm të prek , sjellje nga ato qe nuk vjetërohen kurrë . ” Do të desha të them dy fjalë sot, i them, veç nuk dua të të vijë keq për ç’dua të them”. Përherë kam menduar se kush e ka njohur atë ka dëshirë të thotë dy fjalë për të; në njëfarë mënyre kërkova të zë radhë për të folur. “Thuaj ç’të duash”, tha ai.
Gjatë gati një jave i vërtita nga zemra në mendje e ndërsjelltas ato dy fjalë që do të thosha , më në fund printova një faqe gjë format A4, e bëra tub e me të në xhep ja ku jam para audiencës e para mikut tim.Tre parafolës, Moikom Zeqo, Fadil Kraja e Petrit Ruka, mjeshtra të fjalës së shkruar e fjalës së folur, e mrekulluan sallën me ato që thanë, e përlotën mikun tonë, që ulte kokën . Burrat qajnë, Bedri, thosha me vete, duke parë përherë te ai trimin e pastaj poetin.
Tërë jetën me fjalën jam marrë, thashë unë duke vërtitur në duar faqen e printuar, – dëgjova parafolësit e mij që ligjëruan e përsëri nuk po guxoj ta lëshoj nga duart këtë fije letër. Jam menduar një javë për këto dy radhë, po nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura kur flet për këtë burrë. Nuk jam dalluar të marr dhjetën me të shtënën e parë, fjala e shkruar minimumi është menduar dy herë, ndaj kërkoj të më mirëkuptoni ju e Bedriu për sa thashë e do të them.
Burri nuk matet as me pëllëmbë e as me metër; matet me zemër, matet me atë që bën e me atë që thotë. Ky djaloshi i dikurshëm shkodran, si e kujton miku i ngushtë që nga ato vite Petrit Ruka,”pak hokatar, pak harrakat, pak rebel e poet ëndërrimtar”, prerje për burra, them unë, se nuk mund të bëhesh burrë e trim pa këto “pake”,- një ditë u ndodh në krye të Lëvizjes Popullore të Kosovës, prej nga doli UÇK,- një nga ngjarjet më të mëdha, nga më të mëdhatë në 100 vjetët e fundit për çështjen tonë kombëtare, që u kurorëzua me çlirimin e pavarësinë e Kosovës
Ky ishte një akt i pashoq, nuk ndodh si në ëndërr, njeriu zgjedh të shkojë drejt rrezikut,me çmimin e jetës, si ndodhi me shumë bashkëluftëtarë të tij. “Shkodrani” nuk nderoi thjesht Shkodrën, po vendin amë në një kauzë që popuj të tjerë, si tha M. Zeqo, me numër popullsie disa herë më të madh, me ekonomi shumë më të fuqishme e me ndergjegje koezive të lartë, nuk e kanë realizuar prej 2000 vjetësh. Rrethanat e kohës përkuan në zgjidhjen e kësaj kauze, po këta bij bënë aktin e vet, nuk shtinë fall me fatin. Fundja, fati ndihmon trimat!
Si shkrimtar, poet e publicist ai sjell dëshmi tronditëse, të pangjashme ,nga ato që rrallë krijuesi t’u kenë ndodhur e t’i kenë përjetuar vetë në jetë. Raportet që ai ka me personazhet janë të pa përsëritshme, e vërteta që vjen si triller artistik është e jashtëzakonshme : kujt krijuesi i ka ndodhur që një personazh si Zeneli të jetë edhe ish nxënës e personazh,Luli i Vocërr i Migjenit, edhe babai i autorit? Që nëna Dritë,gjithë mall e dhimbje, që humbi në moshë tepër tepër të re shokun e jashtëzakonshëm të jetës në rrethana dramatike të jashtëzakonshme, që humbi në luftë të vëllanë, Naim Gjylbegun, në lulen e moshës, një nga pesë Heronjtë e Vigut,- është nëna e autorit? Që Ladrovcët, burrë e grua, Heronj të Lirisë, të jenë bashkëluftëtarë e miq të autorit?
Dëshmitë e tij nuk janë ato të një hulumtuesi të zakonshëm arkivash, të një pjesëmarrësi të rastësishëm në ngjarje, janë dëshmi të birit për atin, të birit për nënën, të Birit të Shquar e të Denjë për Prindër të Shquar e të Denjë, janë në rastin e Llavdrovcëve, dëshmi të një bashkëluftëtari për bashkëluftëtarët, apo më mirë, të një lideri me bashkëpunëtorët e vet, në rrethana të jashtëzakonshme.
E jashtëzakonshme është edhe mënyra si i paraqet dëshmitë e veta: si të vërteta të tij, jo si pronësi e ekskluzivitet mbi të vërtetën. Ai e fton lexuesin të verë në punë mendjen e vet, të krahasojë opinionet, i fton ata që mendojnë ndryshe të ofrojnë e ballafaqojnë dëshmitë e tyre. Uni i autorit krijon kështu një raport kredibiliteti me lexuesin, një moralitet të lartë, – mall që sot e gjen rrallë ose hiç, sidomos në tregun e politikës e të medias. Sipas tij, rruga drejt të vërtetës është me dy kalime, drejt saj shkohet edhe nga drejtime të ndryshme.
Tërë jetën ky Njeri ka punuar, luftuar e shkruar pa rrahur gjoksin, modestisht,ka dhënë shumë ,pa kërkuar në këmbim asgjë. Librat e tij nuk i ndan dot nga vetë ai. Jam me fat që kam një mik të tillë, thashë, duke ngritur sytë nga letra e shkruar, prandaj desha të më mirëkuptoni për sa thashë e do të them në fund. Edhe miqësia është rrugë me dy kalime. Miqësitë bashkojnë. E gjej Bedriun kudo që të ndodhet, në Shkodër, Tiranë, Prishtinë, Gjermani, në rrugën që bashkon. Se ka dhe rrugë që ndajnë,po ne nuk duam t’i mësojmë , se nuk duam të shkelim në to.
Desha të bëj një analogji, thashë, me sytë nga salla.
Majakovski e kish zakon të lexonte poezitë e tij, dukuri e kohës, nëpër sheshe të qyteteve të Rusisë, hipur mbi podiume të improvizuar. Një kritik, që nuk e duronte dot poezinë e tij jokonformiste në formë e në përmbajtje, i qepej edhe në paraqitjet e tij publike, e kritikonte rregullisht në shtyp si thyes te rimave, ritmeve e metrave të vargut,si rrënues të shpirtit të poezisë ruse. Ishte aq i pranishëm në këto mani sa Majakovski, sa fillonte takimi, pyeste : “Është Jermillovi këtu?”. Jermillovi dilte nga cepi ku qëndronte e thoshte “këtu më ke!”
Biografët e Majakovskit shkruajnë se, në një rast, në një shesh të Moskës, i tha Jermillovit: “Një ditë, këtu ku po flas do të ngrihet monumenti im. Kurse ti do të përmendesh vetëm po të flitet për poezinë time”! Biografët shënojnë se Majakovski gaboi vetëm disa metra
Kombet janë bërë e janë rimëkëmbur nga figura të mëdha që kanë ditur ç’kanë bërë e kanë dashur t’ua dinë ç’kanë bërë, po sidomos nga armata të tëra njerëzish, që brez pas brezi kanë dhënë gjithçka, deri jetën, pa kërkuar asgjë në kthim. Ka ndodhur shpesh se njerëz te të cilët askujt s’i ka vajtur mendja bëjnë gjëra që mendja e askujt s’i bën. Ndërgjegjia e kombit nuk fle, mban shënim, kujtesa e tij ngre monumente mirënjohjeje. Rruga e gjatë për t’u bërë burrë e trim e shkrimtar e ky që është e Bedri Zenel Islamit ka lënë gjithandej dëshmi, historia shënon. Nuk dua të jem patetik, as parashikues e aq më pak zëdhënës i ndërgjegjes së kombit, po them se këtu ku jemi, në Shkodër, ky burrë dikur do të ketë një monument.
Do të desha që dhe unë të gaboja në pak metra.

Artin e bejne Masat!
Made in Albania, ishte sinonimi i vrasjes se Individit.
Ju qane zemra, te deklamoni perpara turmave!
Niseni te tere per te Majakovski!
Mjere ju…
Ai ishte Njeri i Lire, jo si ju, qe vdisni per Partine!
Ju, qe e shani dhe e hani njeri tjetrin per Partine!
Majakovski vrau veten, ngaqe nuk ia fali dot vetes momentet publike te imponuara prej Revolucionit dhe Njeshit qe ishte Partia…
Ju jeni te tere bashke, sic para Enverit, edhe para tere shefave te Partise suaj nen pluralizem!
Poezia eshte tjeter, vetem shtirje nuk eshte!
Vetem hyrje ne rresht nuk eshte!
I iku zeri Xhevair Spahiut dhe ju e merrni me vete, ngaqe ai nuk flet dot!
Gjynah,
edhe ate pjese te bukur shpirti qe si njerez e keni,
veni dhe ia falni falsiteteve…
Arti nuk eshte fals…
Pergjigje komentit të “Besiana”-s !
Dhe, vërtetë, ARTIN E VERTETË e bëjnë masat dhe, vetëm M A S A T; sepse ARTI nëse nuk bëhet për masat, por edhe nga MASAT, ai nuk është ART, Ngase -në këtë BOTË individi jeton me MASAT, për MASAT dhe nga MASAT; prandaj dhe domosdoshmërisht edhe i ndikuar, jo vetëm për art, por edhe në çdo gjë tjetër -bash nga MASAT që, edhe e përcaktojnë …edhe për çdo gjë të kësaj bote, edhe VLERËN dhe JOVLERËN !?! Prandaj, sa e shpërkëndyer dhe jo vetëm kështu, tregohesh dhe je ti, Besiana, ku me ironi teper naive, e nis edhe këtë koment tëndin këtu me lartë që thua:
“Artin e bëjnë masat ! Made in Albania”
…Përkundrazi nga siç thua ti, Besiana, Individi -“vritet” dhe, edhe “vetëvritet” pikërisht kur ndahet nga MASAT; kur nuk iu përket masave dhe kur nuk bën për masat, nuk iu shërben masave dhe, nuk e bën, qoftë edhe artin -pikërisht për MASAT !!!
…ART të vërtetë në Shqipëri, përtgjithësisht, dhe artistë të vërtetë në Shqipëri, jo pak, po shumë -ka pasur vetëm deri në vitin 1990; dhe, për këtë s’kam nevojë për mendimet e askujt, sepse jam DËSHMITAR krejt i vetëdishëm dhe plotësisht i ndershëm dhe i sinqert, dhe, për këtë që pohova, fatmirësisht, ndonëse shumë edhe të shkatërruara qëllimisht, ekzistojnë FAKTE të pakundërshtueshme edhe sot !
…Arti përgjithësisht dhe, gati në përgjithësi që është bërë dhe që po bëhet në Shqipëri që prej pas vitit1990 e pastaj, mund ta quajsh edhe gjithçka tjetër, veç ART JO; ose, edhe nëse e quajm ART, është ART …jo vetëm për të PËSHTYRË në TË !?!!! …Dhe, është art i tillë tashmë ARTI që po bëhet në Shqipëri seps, që prej pas vitit 1990 në Shqipëri po bëhet “art” për individet dhe nga individet dhe, jo ART për masat dhe nga masat!?!!!
…Besiana, si po duket edhe nga vetë komenti yt në fjalë, ti, ndoshta po i përkitshe vetes, veçse, pos tjerash as s’po dike çka po folshe, as s’po dike çka dhe si po mendojshe…, dhe, sigurisht, qenke katandisur kështu e kësisoj -duke i urrejtur MASAT dhe duke mos iu përkitur MASAVE po, vetvetes, apo jo, Besiana ?!
…Edhe vetë Majakovskin, Besiana, pasi që ti e zë në gojë në komentin tënd, e kanë bërë “Majakovski” qysh njihet e si njihet -bash MASAT dhe përkushtimi i tij për MASAT; dhe, madje, Majakovski, po mos t’kishte qenë shi “Partia” dhe masat popullore të PARTISË e rreth PARTISË -që ti, Besiana po e përmend, e po i përmend në komentin tënd NAIVISHT-ironikisht, as Majakovski s’do kishte qenë kurrë -“Majakovski” që njihet dhe që e njohim edhe sot; po, ti, Besiana, fatkeqësisht apo fatmirësisht për ty, tashmë, pos tjerash, s’po dike as çka po folshe dhe as çka po shkruajke, apo, nuk është kështu, Besiana ?!!!
Mandej, Majakovskin, tamam REVOLUCIONI në fjalë dhe koha e atij REVOLUCIONI e ka krijuar Majakovskin, “Majakovski” dhe, ti, Besiana, s’paske lidhje -as pse Majakovski ka bërë vetëvrasje; dhe, edhe për këtë, e lumja ti, Besiana dhe e MJERA TI, gjithsesi !?!!!
…Besiana, të pëlqen ty, apo jo; dhe jo vetëm ty, tashmë, kur pos tjerash…, nuk jeni më -AS NJERËZ NORMALË; porse, pikërisht në kohën e Enver Hoxhës -jo vetëm që është bërë …edhe ART I VËRTETË dhe ART KULMOR përgjithësisht -në Shqipëri, por edhe poezitë më të mirat dhe, edhe më të bukurat janë shkruajtur bash derisa Enver Hoxhë-SHQIPOJA ishte në jetë, sepse AI i donte “MASAT” ori Besiana, ishte i masave dhe gjithçka bënte për MASAT e jo për veten si individ !?!!!
…Xhevahir Spahiu por, jo vetëm ai, tashmë , siç po thua edhe ti: “…edhe nuk flet dot”, sepse, edhe vetë Xhevahir Spahiu ka shkruajtur edhe skajshmërisht: MIRË, BUKUR dhe DENJËSISHT -për Enver Hoxhën në gjallje të Enver Hoxhë-SHQIPOS; por, pas shkuarjës së ZOT-Enver Hoxhë-SHQIPOS, Xhevahir Spahi-ZIU, ( dhe jo vetëm ai) e mohoj ATË që kishte shkruajtur me plot bindje për Enver Hoxhën dhe, asisoj, më së shumti, i ZIU Xhevahir Spahi-ZIU -më së shumti dhe më së kleqi e mohoj vetveten por, edhe e VRAU vetveten, veç tjerash -edhe ARTISTIKISHT qysh nuk do ta kish VRARË askush tjetër aq naivisht e aq KEQËSISHT !?!!!
Kulmi i Polemikave midis dy OPOZITAREVE-PENA qe duhet lexuar ne ato pozita “OPOZITARE po VELLEZER” them se dhe “besiana”ani se terthorazi,them se aty do te dale …tek DRAGOI-“DRAGUA”qe une skam cti shtoj si nje vetem lexues…sa voten kam ne dore..si e do koha…!
Me DRAGUAN o bijte/jat e Atdheut NENE!
(Vetem Xhevahirin… mos ma luaj-ZOTI me Te)
Dhimbia e madhe popull.