Durrës/ Urdhëroi shembjen e biznesit, kërcënohet me jetë kreu i IMT

DITA Online

Kryeinspektori i IMT-së në Durrës, Ardian Halili është kanosur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në fshatin Bizë, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorin Halili.

Shkak ishte një urdhër për prishjen e objektit agjenci “Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit.

Kanosja erdhi pasi familjes Dervishi, në pronësi të së cilës është objekti, i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi, por me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.

Kryeinspektori ka bërë kallëzim penal ndaj 4 personave për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendon se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Begator Gjoka është punonjës i policisë së burgjeve dhe koleg i Nexhmijes.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:

  • N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;
  • A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme (ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç, banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës ” parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.

v.l/Dita

Share This Article
2 Comments
  • o DITA
    monitorojini komente si ky me lart nga komentuesi “Arben”
    Perndryshe jeni faqe nxitese per VRASJE sidomos tek PERSONA te ADMINISTRATES, njelloj si te paditurit ne Krimet e Renda ne shkrimin ne fjale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *