Manjani i përgjigjet pyetjes: A mund të largohet një President pas një mosdekretimi

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta vendosi mbrëmjen e djeshme të mos dekretojë Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme, duke shënuar precedentin e parë në Shqipëri, që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të kryeministrit për një ministër.

Një nga pyetjet që është përsëritur së tepërmi pas mosdekretimit të Lleshit, është se: “A mund të shkarkohet një President?”.

Dhe kësaj pyetje i është përgjigjur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili si jurist shpjegon se edhe nëqoftëse mazhoranca do ta kërkonte diçka të tillë në Kuvend, ligjërisht do ta kishte të pamundur pasi Kreu i Shtetit shkarkohet vetëm me 93 vota dhe “Rilindja nuk i ka kaq numra”.

Sqarimi i Manjanit:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;

  1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
  2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
  3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të diel të mbarë!


l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Me falni dita por postimi nga ana juaj i Manjanit eshte mediokritet sic eshte vete “ish ministri i Rames” sic e quani ju! AI ,Ylli, e ka ushtruar profesionin e tij vetem tre muaj dhe neper ekrane TV te varura nga sali-meta! Shtoni ketu dhe |pak uje e miell” Clirim Gjaten juristin e ri te PD!

  • PIS I LËSËIS,

    ky është fillimi fundit për atë travestitin as majtas e as djathtas …
    në 97 u rehabilitua Berisha që Nano mos të vinte në pushtet, kryeqelbësira jote u rehabilitua që Berisha mos të rikthehej,
    radhën që të këpusë qafën e ka Hajduti i emëruar praSident , sepse e di dhe ti çfarë po shkruhet në Amerikë kto ditë….

    PIS I LËSËIS,
    në politikë fitoret janë me afat të gjatë,
    para se të spjegosh ligjin për shkarkim ,spjego ligjin për mosdekretim ,arsyet që vendi ngelet pa ministër të brendshëm ???????

    PIS I LËSËIS,
    i mban mend votat për reformën në drejtësi ??
    140 derra votuat në bllok …. kujtohu, se historia është e ardhmja e afërt, ata që ju futën ne stallë për 140 vota, mendoje se çfarë mund të bëjnë për 93 ….

  • Ka kryer nje krim te rende ose ka shkele rende kushtetuten ! Po e ka shkele kushtetuten rende, zoti Manjaku? Apo e ka shkele lehte, se per te shkele e ka shkele, kete pergjigje nuk e dhé.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *