Cruyff: Brazili e “shtyp” Holandën në Botëror

redaktor

Holanda preu biletën drejt Brazilit dy ndeshje përpara fundit të eliminatoreve, por forma optimale e kombëtares së Van Gaal nuk e bind legjendën e tulipanëve, Johan Cruyff. Ish sulmuesi shprehet se pavarësisht arritjes së Holandës në botëror, nëse Brazili i del në rrugën drejt finales, atëherë portokallinjtë nuk kanë asnjë shans për të vazhduar më tej.

“Ne duhet të jemi të lumtur nëse mbijetojmë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Mendoj se arritja më e madhe për Holandën do të jetë kualifikimi në fazën e eliminimit direkt. E ndoqa Brazilin në Kupën e Konfederatave dhe mendoj se ata mund ta shtypin Holandën. Ne kemi vetëm një mundësi ndaj tyre, nëse luajmë në mënyrë të zgjuar”.

Në intervistën dhënë për emisionin RTL Late Night, 66 vjeçari nuk zhbalancohet, duke theksuar është e vështirë të gjykosh ekipet që do të marrin pjesë në botëror. Holanda u mund 1-0 nga Spanja në finalen e Botërorit 2010, ndërsa nuk ka arritur të triumfojë as në finalet e viteve 1974 e 1978 kundër Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës. Në ndeshjen e fundit eliminatore, tulipanët u mjaftuan me një fitore 2-0 ndaj Andorras për të prerë matematikisht biletën drejt Brazilit ku vitin tjetër starton evenimenti më i madh futbollistik i planetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *