Llalla takon homologun britanik

redaktor
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm të Mbetërisë së Bashkuar dhe Uellsit, Dominic Grieve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në takim mes dy prokurorëve është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e kriminalitetit shqiptar në Angli, si dhe nevojën e intensifikimit të marrëveshjes dypalëshe.

Dy zyrtarët e lartë janë takuar gjatë punimeve të Konferencës së 18-të të Takimit Vjetor të Prokurorëve të Përgjithshëm, i cili po zhvillohet këto ditë në Moskë.

Në njoftim thuhet se, Z.Llalla e garantoi Prokurorin e Përgjithshëm britanik se autoritetet e drejtësisë shqiptare do të vijojnë me vendosmëri bashkëpunimin, sidomos në ekstradimin e shtetasve shqiptarë të dënuar ne Angli dhe për të cilët është urdhëruar kërkimi ndërkombëtar, si edhe në transferimin e shtetasve shqiptare, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë në Britaninë e Madhe dhe në Uells.

Prokurori i Përgjithshëm britanik vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet shqiptare dhe shprehu vendosmërinë e tij për të vijuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me strukturat shqiptare.

Share This Article
1 Comment
  • Teper vone Llallaxhi i qelbosur. Nuk lahet jashteqitja prapa me jashteqitjen para.

    E jotja deri ne jashteqitjen e ardheshme Jozy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *