Në natën e fundit të Tetorit ika më shpejt se zakonisht nga studjoja e joges në bllok dhe i hipa biçikletës për një rrugë të shkurtër deri te kisha ortodokse afër Myslim Shyrit. Të jesh pas muzgu në biçikletë në mes të trafikut të Tiranës, shpejt të krijohet përshtypja që je Brenda një pikture post-impressioniste te Van Gogh-it.
Qendra kulturore e kishes më priti me karrike të një kualiteti të lartë dhe me një ndjenjë familiariteti u ula mbi kolltukun blu dhe i vendosa duart mbi mbështetëset nga druri. Të gjithe interieur-i i sallës ishte i punuar mirë dhe me jepte përshtypjen qe u ikte ligjeve të perkohëshmerisë. Ashtu siç mundohet edhe arti. Një rezistencë ndaj efekteve qe i ka kalimi i kohës mbi gjërat materiale më mungon nganjëherë në Shqipëri.
Nganjëherë kam pershtypjën që njeriu ballafaqohet më shumë se duhet me vdekshmerinë e vet. Nganjëherë me duket sikur gjërat shkermoqen direkt në duart e mia vetëm nga shikimi im kerkues. Edhe te Neptun-i koha e garancisë e mjeteve elektronike është vetëm një vit. Dhe ta kthesh një artikull për lekët qe i ke dhënë nuk lejohet. Sikur janë te lumtur që e kan hequr qafe edhe një produkt.
Kështu që shumë u gëzova kur u ula në ato karrike dhe preka një material që do qëndronte nën peshen time. Një material që me mundësonte nje rehati mendore. Vetem ashtu mund të nisesh për territore të reja, për botë të pa eksploruara – një udhëtim të cilin e mundëson arti.
Solistët Ali Pengili në Oboe dhe Elton Katroshi në Klarinetë vërtet e zbukuruan performancën e orkestrës së Tiranës me lojen e tyre të devotshme. Kurioze e leviza koken deri sa arrita ta shikoj çdo spektator në salle. Disa leviznin doren me ritmin e muzikes, një vajzë filmonte më celular, të gjithë shikonin dhe degjonin me vëmendje.
Fraku i dirigjentin Martin Lebel fluturonte në ajër sipas levizjeve të dramatike. Bashkë me muzikantët ai ishte duke treguar dicka që nuk rrefehet me fjalë. Po as dhurata të cilën na bënin ata në skene neve degjuesve nuk pershkruhet. Njeriu ka nevojë nganjëherë të ikë në një botë të përkryer, në një botë pa gabime dhe të bukur; ta harrojë njëherë sa veshtirë është të jesh njëri i butë dhe i kuptueshëm në një botë shpesh pa kuptim që ka anë kaq të vrazhda.
Por janë disa njerëz mes nesh që me punën e tyre na mundësojnë një zhytje të përkohshme në një botë që bën sens, në një botë që të perkëdhel. Ka njerëz që me mundin e tyre për disa orë na kujtojnë që jeta ka anë të mirëfillta, dhe që na nxjerrin nga mizerja e të qenuurit njëri. Dhe për këtë eksperiencë te rendësishëme është duartrokitja, një faleminderit që na morët më vete dhe na falët një mirëqenie, që na kujtuat që edhe kjo do të thotë të jesh Njeri.
Jetë Zhitia

Mire qe puptove ato vaste, mes atij mjedisi artistesh!
Faleminderit Jata Zhita -gjetur- JETE….
Guri Naimit D
Artikull i shkruar nga nje koke boooosh. Asnje fjale per autorin e eventit. Nje fjale per dirigjentin dhe nje fjale e gjysem per solistet. Po pse mo shpirt tenton te lundrosh ne ujra pa ditur not?!! Provo te lash pjatat ne ndonje restorant. Kushedi ja del
Sa bukur Jeta, të lumt, na e paske sjell bukur porosinë e asaj vepre artistke. Mirë që nuk na ke lodhur me informacione koti për autorin e artistët, këtë e marrim në broshurën informuese të koncertit. Por bukurinë e kapercimit nga rrëmuja dhe vrazhdësia jetësore e përditshmërisë, në paqen përralore që sjellë vlera e artit nuk e gjëjm në pllakata dhe lajme. Çikë e mirë, ke stil të bukur, të thellë, nuk kuptohet nga gjithë ata që i dinë shkronjat.