Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka shkelur Kushtetutën duke paraqitur që ditën e sotme programin qeverisës në Kuvend. Sipas tij, kjo mazhorancë është e urritur për pushtet dhe injorante.
“Presidenti i Republikes dekretoi dje për kryeminister z. Rama dhe hapi i parë i këtij kryeministri të ri ishte në shkelje të hapur të Kushtetutës. Sipas njoftimit të kuvendit u paraqiti në orën 16:00, ditën e dieshme, programi i qeverisë së re. Kushtetuta kërkon që kryeministri paraqet programin bashkë me kabinetin. (Kabineti dje ende nuk ishte dekretuar).
Pasi tregoi me mburrje dekretin, Z. Rama shkeli Kushtetutën e vendit. Hapi i parë i kryeministrit ishte antikushtutes. Akt i papranueshëm në një vend demokratik!
E paparanueshme edhe për Kuvendin e Shqipërisë që veprimi i parë që kryen është antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e një programi pa përbërje, madje reklamoi mediatikisht këtë pranim.
Në fakt, Presidenti i Republikes sot e dekretoi qeverinë e re dhe vetëm sot i lind e drejta kushtetuese kryeministrit ta paraqesë në kuvend, vetëm sot i lind e drejta kushtetuese kuvendit të pranojë paraqitjen e programit dhe përbërjen e qeverisë.
Miq, është aq e nxituar dhe uritur për pushtet maxhoranca e re, saqë dhe nenet formale, të qarta me precedente të mirevendosur të Kushtetutës, i shkel. Sa keq që përpara se të bëhej kryeminister i të gjithë shqiptarëve, Z.Rama as e ka lexuar Kushtetutën!
Përballë kësaj injorance në qeverisje, që nuk ngurroi të shfaqej që në ditën e parë, ne jemi të vendosur të qendrojmë fort në mbrojtje të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në vend”, shprehet Halimi.

Ik o plehr o vesh lepur
mendo qe ky miu i vogel i dale nga haleja e saliut do mund te na jape mend.ky do na mbroje-o Zot cfare po thote???ky do me mbroje mua???cthua more HALE…o halimi.