Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, 3 të plagosur

DITA Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Krujë –Milot, ndërsa janë plagosur tre persona.

Mësohet se të plagosurit janë nga Fieri dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësorë.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip ‘Fiat’ me targa italiane i cili është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendgjajrje kanë nisur hetimet.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *