Hahn: Shqipëria po “vrapon” drejt BE, ka lënë pas Serbinë

Ornela

Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt”  ka folur mbi situatën në Ballkan.

Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejtë drejt BE-së.

Vendet anëtare argumentojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të gjashtë vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, Serbia dhe Mali i Zi ishin të ashtuquajturat “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia“, tha Johaness Hahn.

Ndër të tjera, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët“, vijoi ai.

Hahn ka bërë thirrje që t’i jepet fund negociatave të pranimit të Turqisë në union.

“Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është realist në të ardhmen e afërt”, tha Hahn.

“Do të ishte më e ndershme që Turqia dhe BE të ndjekin një drejtim të ri dhe t’i japin fund bisedimeve të pranimit”, u shpreh komisioneri Hahn.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • o lali hani,
    a na thu ndonjë lajm se këta tanët mbajnë fshehtësinë deri në vetmohim!!
    kur të “hymë” në BE,do të hymë si shqipëri apo si krahinë e greqisë??
    se marrveshjen që po bën ky që pak nga ne e quajnë tradhëtar,me emrimet në krye të shërbimit sekret,me varreza dhe drejtues të kishës së pavarur shqiptare i bëri greke!!
    të paktën na thuaj një gjë ti që të flemë mëndjen!!
    o të shkojmë nga sytë këmbët o të blejmë ndonjë flamur gërk!!
    nuk të falin ata!!të marrin me shkelma e të çojnë në të sëmës po të mos bëhesh “gërk i lindur”!!
    mirë që shqipot që janë myslymanë i dërgon tek erdogani apo tek sauditët,po ne ateistët si tia bëjmë??
    i vetmi shtet ateist ishim ne!e nuk jemi më!!
    apo shpejt e shpejt të regjistrohemi etk elon mask për tja mbathun andej nga marsi??

  • Jemi lodhur duke vrapuar o zoti Full-Han.Kur do te bejme ndonje dite pushim dhe te shuajme urine se tepsine na e grine ca publike e ca private?

  • Tashti e mora vesh une perse serbet qeshin vazhdimisht. Meqe ne i paskemi lene pas ata tani na shofin breket e grisme nga prapa dhe shkrihen gazit.

      • E ke marre vesh gabim, une nuk e kam fjalen per breket e mia personale, po per breket e turmes qe po vrapon para serbeve, edhe ti Dyqano, jepi vrapo sa me shpejt te kapesh fikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *