Komandohet shefi i ri i policisë së burgut të Drenovës

Leda Hysa

Komandohet shefi i ri i policisë së burgjeve në IEVP Drenovë, Kamber Hoxha.

Kryekomisar Hoxha është komanduar të mbajë pozicionin e shefit të policisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ai është vënë në krye të policisë së burgut të Drenovës pas largimit nga detyra të Adriatik Parisit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëroi largimin e Parsit nga detyra për shkelje të kompetencave.

Pak muaj më parë, ndaj Parisit ishte marrë një masë disiplinore dhe hetimi u thellua deri në urdhërimin e largimit të tij nga detyra.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *