Trazirat dhe sherri kanë përfshirë sot ndeshjen mes skuadrës së Tiranës dhe Kukësit. Mësohet se tifozët e Tiranës janë futur në fushë pas përfundimit të ndeshjes 0-0, ndërsa ata kërkojnë që t’u heqin fanellat lojtarëve të skuadrës së tyre.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të mos lejuar përkeqsimin e ngjarrjes, por nga ana e tifozëve janë hedhur sende të forta në fushë.
v.l/Dita

Une jam nje simpatizant i ekipit te Tirones, dhe mendoj se faji bie mbi keta futbolliste amatore, dhe presidenti, i cili as ka ndermend te jape ndonje zgjidhje konkrete per te dale nga kjo gjendje katastrofike! Cilet jane ata menaxhere derdimene qe i afruan ekipit kete kontigjent deshtakesh? Ne merkaton e Janarit, eshte emergjence largimi i atyre qe sa bredhin ne fushe, dhe nuk kane fare haberin e lojes, dhe marrjen e talenteve, ndoshta nga ekipet zinxhire, ku mendoj se nuk mungojne. Ketu nuk behet me fare fjale per kapjen e zones Europiane, pasi kjo tashme eshte shume e veshtire, por thjeshte per mbijetese, te cilen, ne mungese te masave te menjehershme, e shoh dhe kete te pamundur!