Kombëtarja, pesë orë pritje në aeroport

anazapta

Kombëtarja e Shqipërisë dhe të gjithë ata që e kanë shoqëruar në udhëtimin islandez, përfshirë zyrtarë të federatës, gazetarë, tifozë e të ftuar, janë vonuar për pesë orë në aeroportin e Reikjavikut. Nisja e fluturimit drejt Tiranës ishte programuar për në orën 11 paradite, por nuk ka ndodhur, për shkak të një moskorrektësie të madhe nga ana e kompanisë ajrore BelleAir, nga e cila ishte marrë çarteri. Nga Reikjaviku është bërë e ditur se kompania nuk ka paguar tarifën për korridorin ajror që do të përdorte dhe rrjedhimisht avionit nuk i është dhënë leja për ngritje nga autoritetet e aeroportit. Përveç humbjes së pranueshme në fushë, ku fitoi më i miri, qëndrimi i tejzgjatur i skuadrës dhe të tjerëve në aeroport për një shkak të tillë është me të vërtetë skandaloz dhe denigrues për figurën e kombëtares, federatës por edhe të vendit.

Share This Article
3 Comments
  • Miljona jane harxhuar, miljarda jane vjedhur, dhe kombetarja ska mundesi te kete avionin e vet, por duhet te udhetoje me Belle Air, ne cdo vend te botes kjo kompani do te kishte falimentuar, por ne Shqiperi shqiptaret akoma nuk kane zene mend dhe jane te detyruar te vidhen.

  • MOR SI NUK U BEM NJEHER NJEREZ NE SHQIPTARET,GJITHMON TE INJORUAR ,NE SYTE E BOTES,DHE PER CFAR PER FAJ PO TE SHQIPTREVE.SA KEQ SA TURP.KJO KOMPANI DUHET T ZHDUKET NUK ESHTE HERA E PAR QE SJELL PROBLEME.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *