Fier, gjendet i pajetë në mes të rrugës një 60-vjeçar

Leda Hysa

Një person është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit.

Mësohet se viktima është një 60-vjeçar me inicialet A.M dhe është gjetur shumë pranë qendrës së qytetit, në lokalin “Lamur”.

Nga veprimet e para të policisë në këqyrjen trupit nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 06.11.2018, në afërsi të bregut të lumit Seman, në vendin e quajtur “Lamuri”, u gjet pa jetë shtetasi A.M., vjeç 60, banues në Fier. Nga veprimet e kryera, në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim”- thuhet në njoftimin e policisë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *