Meta në Kalabri: Italia partneri kryesor ekonomik

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir  Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.

Në këtë takim me sipërmarrësit italianë kreu i shtetit ka ftuar investitorët kalabrezë që të eksplorojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.

Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.

Fati e donte që Italia të bëhej një “tokë e premtuar” si për arbëreshët, bashkëkohësit e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, para më shumë se 500 vitesh , ashtu dhe për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, të cilët sakrifikuan gjithçka  për një jetë më të mirë për vetë dhe familjet e tyre.  Sot pas gati 27 vitesh demokraci, vendi ka bërë progres në shumë drejtime edhe pse aspiratat dhe pritshmëritë tona për të ndërtuar një Shqipëri europiane akoma nuk janë përmbushur. Si shqiptarë ndihemi mirë teksa shikojmë dhe dëgjojmë çdo ditë dhe më tepër të rinj italianë që studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur si “tokën e premtuar” të tyre Shqipërinë.”

Gjithashtu Meta nënvizoi faktin se Italia është partneri ynë kryesor ekonomik dhe se Shqipëria, duke shtuar se ky vend ka potenciale të mëdha duke ofruar mundësi për investime në fushën e shërbimeve financiare, teknologji, energjetikë, sidomos turizëm, etj.

o.j/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Po ku mund te shkoje tjeter Toto Likja se sa ne Calabria!Ai eshte vendi i tij ku ka plot miq e shquhet per persona si ai!A thua te drjtoje ndonje grup atje pasi eshte e treta here qe bene takim me m.Calabeze!

  • MOS DO TE ARRATISET KY PRESIDENTI YNE?SE NDOSHTA I KA RENE ERA PER NDONJI GJE TE KEQE!?PO KY MBETI JASHTE VENDIT>

  • O Dita…..po mos bini dhe ju pre e injorancës apo talljes kolektive nga politiqënët e albanistanit!!!!!!
    Çfarë sipërmarrje ka në KALABRI apo PUGLIA….ku gjithë industria eshte në NORD ITALIA????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *