-Pse gjëja e parë që bëri Sandër Lleshi në ministrinë e Brendshme, ishte lufta kundër plehrave?
-Sepse kishte gjithë javën që dëgjonte ta përmendnin, “gjenerali kështu, gjenerali ashtu”. Dhe kujtoi se Edi Rama e kishte vënë te Mbrojtja ndërsa policët i mori për ushtarakë.
-Pse Kacifës i iku tepeleku dhe rrëmbeu automatikun?
-Sepse e gjeti fshatin të mbuluar për festë me aq shumë flamuj grekë që s’i kishte vënë ai, saqë vendosi të hakmerrej ndaj policëve shqiptarë që e lejuan këtë situatë.
-Pse Mul Noka bëri sherr live me Blendi Fevziun në emision?
-Për shanc. Sepse i fundit që pati një përplasje spektakolare me Fevzon, Tan Lame, pak më vonë u bë shef i ALUIZNI-t.
-Ku ndryshojnë ballistët e djeshëm nga post-ballistët e sotëm?
-Të parët iu vërsuleshin koteceve modeste, ndërsa të dytët ish pularive në… Laprakë. (Thonë se është sentencë e Xhevdet Shehut).
Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që gjen pyetje për shumë përgjigje të kohëve moderne

Hajde xhevdet Shehu!!! je bere per tu cituar si marksi, Hegeli