Ku humbi qetësia dhe dashuria?!

Leda Hysa

 

(Pesha e krizës kushtetuese rëndon mbi Presidentin!.)

 

Edhe në kohën e luftës,

kur krijohej qeveri,

pa ministër me dekret,

s’mbetej asnjë ministri!

 

E ka veç kryeministri,

të gjithë barrën politike,

por e bëri presidenti,

situatën kaq kritike!

 

Dekreti dhe mosdekreti,

që të dyja shkelje janë,

arsyet dhe mosarsyet,

dy ditë përpara i thamë!

 

Meta kishte një javë kohë,

që procesin ta mbaronte,

kishte kohë që për rezervat,

me Ramën të bisedonte!

 

Në një krizë kushtetuese,

është futur Shqipëria,

se me zëvendësministra,

nuk drejtohet ministria!

 

Mund të ketë një zëvendës,

edhe kulmin e talentit,

po fuqinë ja jep ministrit,

veç dekreti i presidentit!

 

Në kushtet që kemi sot,

kur s’kemi informacion,

e gjithë pesha e krizës,

mbi presidentin rëndon!

 

Nëse Meta s’do të donte,

të mos ndodhte ky skandal,

mund t’i kish kërkuar Lleshit,

dorëheqjen si gjeneral!

 

Nëse ka të tjera shkaqe,

që tani s’i di njeri,

i thoshte Ramës të vinte,

me një propozim të ri!

 

Ndaj dhe poste kaq të larta,

kërkojnë mëndje të ftohtë,

për krizën e panevojshme,

mund të kishte zgjidhje plot!

 

Kot thotë Rama-ta lëmë Metën,

dhe ca ditë të reflektojë,

se krisja është aq e madhe,

sa s’ka Zot që ta shërojë!

 

Është e pamundur që Meta,

të shbëjë atë që ka bërë,

se pas kësaj-presidencën,

menjëherë duhet të lërë!

 

Lleshi po s’u bë ministër.

çdo vendim do ta ketë nul,

me sa kuptohet as Rama,

shpatën e ndeshjes s’e ul!

 

Ky është fillim’ i krizës,

sapo ka nisur beteja,

është e sigurt që do kemi,

një nga një kriza të reja!

 

Shqipëria është e lodhur,

për kriza nuk ka takat,

dhe fare s’duam t’ja dimë,

se kush do të zihet mat!

 

Edhe krizën kemi mangët,

kur na mbyti varfëria,

duket një frazë krejt e largët,

qetësia dhe dashuria!

 

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • Anormaliteti fillon qe kur presidenti eshte njekohesisht edhe bashkeshorti i bashkekryetares se opozites. Dhe çfare opozite! Opozite vrastare dhe hajdute. Dhe çfare mund te presesh nga nje president hajdut me bllok ne dore qe e pa e gjithe Shqiperia?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *