“Lleshi”, Fleckenstein i shkon në zyrë Metës

Leda Hysa

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein do të takohet sot me Ilir Metën, pas ngërçit të krijuar me ministrin e Brendshëm, pasi presidenti ka refuzuar të dekretojë Sandër Lleshin në krye të këtij dikasteri.

Mësohet se takimi do të mbahet në Presidencë në orën 14:30.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale dhe se figura e Sandër Lleshit vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët.

“Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv. Nga institucionet ndërkombëtare unë di që Lleshi ka komente të mira, pritet mirë prej këtyre institucioneve, me aq sa dimë ne, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë Presidenti”, tha Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë në PE tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin, por se shpreson në një zgjidhje.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Nga ana tjetër sot kryemininistri Rama çoi sërish për miratim tek Presidenti emrin e Sandër Lleshit, pak pasi presidenti doli në një deklaratë për mediat, ku i cilësoi amatorë ata që komentojnë vendimin e tij për Gjeneralin.

Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit, ku Njësia 9 do të jetë përfituese e projektit për ndërtimin e shkollave të reja. Në këto tre vite ka pasur edhe një pasurim të jetës artistike dhe kulturore në kryeqytet, ç’ka ka bërë që Tirana të jetë një kandidate serioze që në vitin 2024 të jetë Kryeqyteti Europian i Kulturës.

Pjesë e planit për ruajtjen e kulturës është dhe projekti për kthimin në shtëpi muze të banesave të dy prej korifejve të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. “Shtëpinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare tashmë e kemi shpronësuar, pra e ka marrë bashkia për ta kthyer në një muze. Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë edhe me familjen e Dritëroit, për t’u siguruar që ajo pjesë e Njësisë 9 përfiton edhe nga një zonë muzeale. Ne duam që ta rikonstruktojmë atë pallat dhe ta kthejmë në një vend të aksesueshëm sepse besoj që edhe njësisë i ka hije që një ndërtesë ikonë, ndërtesa e famshme e Maks Velos për të cilën ai u fut edhe në burg, sot ritransformohet nga bashkia dhe kthehet në një zonë muzeale”, përfundoi Veliaj.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Bravo z.Velija!!!
    Ja nji shenje qytetariet e nivelit kulturore me boten e civilzume.Qe nuk i shkonte as ne anderr provincialit feudalistit mesjetar per nji eveniment te tille.Mbasi kultura e tije ngelet arkaike me ate te cobanit te dhive.Qe e mbushi kryeqytetin me kioska qe i bani ndere Z.Rama per nji arritje te sukseshme ne vlersimin me titullin kryebashkiaku ma i mire i botes.Njikohesisht pa dashje po e vertet me kete vlersim fakton qe populli gaboj dhe do mbesin ne gabim nese nuk ndahet nga ky coban dhishe duke mos e votuar as edhe per gjene ma ordinere per te ciline votoi me dashje o,pa dashje apo nese nuk e kane votue,ai mesjetari ia ka vjedhur votat me hire apo me pahire per gjate gjithe keti tranzicioni teper te dhimbeshem qe ma ne fund duket se e theu qafen me 23 qershor te vitit 2013.Kurr bojen mos ia pafshim as gjalle as vdekur.
    Kritikuesi per amatorizmin e njohjes se kushtetutes duhet ti therrasin mendjes dhe te na argumentojne thelbin e mos dekretimit te z.Lleshi ne krye te institucionit te Min.Brendshme.Nji njeri me reputacion e personalitet pozitiv ne te gjitha vlerat i pranushem i mireqen dhe i mirpritur edhe nga nderkombetaret.

  • Perse i behen keto LUTJE nje gomari nga Cepani i Skraparit ku pula ha mut dhe gure e ky eshte bere miliar-derr si hajdut me bllok ne dore, gjemb ne kembe nuk i ka hyre.
    Knut terhiqe e mos e keput, cfare thote Kushtetuta ajo te zbatohet dhe jo servilizma e lutje private ndaj nje kokekatrori.
    Ky kokektror edhe kur u emerua President bente fushate per Lesh e Line dhe beri thirrje ne Lezhe qe populli te armatodej e ne pushtet te sillte kriminelin s
    Sali dhe baxhellen Mona, askush nga BE nuk u ndje.
    Po veproni njesoj se me Sali Kar-axhic qe dogji e poqi nen perkrahjen tuaj dhe sot na thoni te sulmojme krimin pa ndeshkuar kriminelet Sali, Lulush, Like, Medi e me rradhe…..

  • Në një konferencë për mediat në Tiranë, Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale dhe se figura e Sandër Lleshit vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët………………… ……………………………………………………………………………. Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe në përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve të edukimit dhe arsimimit, ku Njësia 9 do të jetë përfituese e projektit për ndërtimin e shkollave të reja………………………… …………………………………………………….. ………. ………

  • Ne radhe te pare kushtetuta nuk ndertohet sipas interesave te çastit te paleve politike si eshte ndertuar ne Shqiperi.
    Ne Shqiperi kemi Institucion te Avokatise se Shtetit, por nuk kemi Institucion te Noterise se Shtetit qe zyrtarizon çdo dokument qe i vjen nga Kuvendi dhe Qeveria.
    Ne qoftese nje legen si EDI RAMA kerkon me kembengulje
    qe Institucionin e Presidentit te Republikes per çdo propozim dhe dokument nga Kuvendi dhe Qeveria ta ktheje thjeshte ne nje noter e ka gabim.
    Me Presidentin e Republikes per gjithçka duhet konsultime paraprake perpare se te propozosh ose te dergojsh dokumenta sa here qe te keshe nevoje per firmen dhe vulen e tij.
    Ne qoftese ka presione ndaj Presidentit te Republikes konfidenciale dhe zyrtare nga SHBA dhe BE per keto lloj rastesh eshte i gabuar.
    Sepse kemi 28-te vjet me keshillat e tyre te mefshta si te SHBA dhe BE akoma nuk po mbaron tranzicioni politik, ekonomik dhe social ne Shqiperi. Po behen dy – tre vjet qe me keshillat dhe praktikat e tyre nuk po kapin peshkun e madh.
    Duhen fjale dhe veprime konkrete te sakta, te qarta, trasparente dhe serioze qe populli shqiptar te dale nga kjo gjendje amorfe dhe e mjeruar duke rrezuar kete klase politike si te pozites dhe opozites. Deri tani nuk po shikohet akoma drite ne fund te tunelit, tranzicioni vazhdon.
    Me EDI RAMEN dhe me OPOZITEN aktuale nuk shkohet hiç gje kundi, dy pale njeri me maskara se tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *