“Thikë pas shpine Kosovës”, vizita e Kurz zbeh shpresat për vizat

Leda Hysa

Vizita e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë, ka zbehur shpresat për liberalizim të vizave këtë vit. I pari i Qeverisë austriake tha se shumë vende të Bashkimit Evropian (BE) janë skeptike për ta përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.

Në Qeverinë e Kosovës këtë skepticizëm po e quajnë të panevojshëm. Madje koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se mos heqja e vizave do të ishte thikë pas shpine ndaj Kosovës.

Ajo që do të duhej të ndodhte dhe ajo çka unë mund ta komentoj është që Austria ka presidencën e BE-së tanimë, dhe ajo është shteti që duhet ta vendos në agjendën e vet temën e liberalizimit. Unë mendoj që në momentin kur tema është në votim, unë jam shumë optimist që do të ketë një reflektim të vendeve të BE-së”, tha Tahiri për Ekonomia Online.

“Mendimi dhe vlerësimi është i qartë dhe i saktë, është meritë dhe jo dhuratë dhe në të njëjtën kohë pasi Kosova i ka përmbush të gjitha obligimet, ka pas një votim në Parlament, nuk di qysh do t’i thuhet jo. Nëse i thuhet jo atëherë do të jetë një thikë pas shpine për Kosovën”.

“Për shkak se ju jeni të vetëdijshëm që gjatë gjithë kohës Kosovës ju ka thënë që votojeni demarkacionin se jeni tu e ndal qytetarin me lëviz lirshëm, do të thotë i kanë thanë përmbushni obligimet teknike se do ta keni liberalizimin e vizave. Ne e kemi kaluar edhe demarkacionin e kemi edhe vlerësimin pozitiv e kemi edhe votimin në Parlament dhe nuk di çka mund të bëjmë ne më shumë. E shoh si shumë diskriminuese që qytetarët e Kosovës për dallim prej krejt anëtarëve të Evropës të mos lëvizin lirshëm”, tha ai.

Tahiri ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe, ku është shprehur i bindur se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Sipas tij, nuk do të ketë asociacion që fuqinë e vet politike e barazon mbi aspiratat e Beogradit. Ndërkaq lidhur me reformat shtetërore, Tahiri ka thënë se plani i Qeverisë është duke u zbatuar në përpikëri.

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Nuk eshte thike pas shpine.
    Evropianet me shume po e duan Kosoven se sa udheheqesit e Kosoves. Ramushi, Hashimi, Isa, Kadriu… e shkaterruan te shkreten Kosove. Evropa po mundohet qe ta shpetoje, por eshte shume veshtire sepse kriminelet udheheqin me te. Vetem gjate ketij viti dhjete shtete terhoqen njohjen e Kosoves. Kete e tha para disa ditesh ambasadori britanik ne Kosove. Pra Kosova, fatkeqesisht cdo dite e me shume po e humb perkrahjen qe e kishte .

    • Po perse nuk e pastrojne kete kaste politike te korruptuar dhe kriminale qe po merr ne qafe popullin e Kosoves dhe interesat mbare kombetare Shqiptare ? Kete kaste kriminale Kosova duhet ta zevendesoj me njerez te rinj dhe te shkolluar.

  • E vetmja srsye dhe i vetmi kushte qe Kosova s po mund ta plotesoje per te fituar te drejten e levizjes sr lire eshte pse ne institucione te Kosoves me force qendrojne persona te papergjegjeshem , hajdut e zhvates te parase se taksapagueseve te Kosoves ish komandant te UCK te paditur dhe pa arsimim te mjaftueshem thjeshte , kriminel per shumicen e te cileve ka edhe akuza gjyqesore dhe pase te cileve percillen skandale monstruoze per te cilat eshte veshtire dhe turp te mendohet e jo edhe te flitet se kane ndodhur …!
    Miqte tane nderkombtar gjate vizitave te tyre te regullta ne Prishtine ua plasin ne fytyre faktin se ish komandantet e UCK duhet ti lirohjne institucionet e Kosoves por , sygjerimet e tyre po hasin ne veshe te dhurdher .
    Te shpresojme se Gjykata Speciale me seli ne Hage do ta beje punen e saje cfard nuk arrijtem dhe nuk e patem guximin ne , votuesit e Kosoves

  • Nuk ka thike pas shpine. Shqiptaret jane akoma ne gjumin shekullor dhe nuk kuptojne qe thaci eshte armiku nr 1 i Kosoves.

    • E kuptojne , e kuptojne shume mire Ilirija e bashkuar por , shqiptaret jane mesuar te reagojne kure behet shume vone ngase , jane mesuar duke pa shqiptar sherbetor te armikut e ne sherbim te tij dhe njiher duke sunduar me shqiptar.
      Kjo eshte filozofija e mendesise se shqiptareve e qe shpeshe here nga disa spjegohet me ” gjume te rende shekullore “

  • I harxhuam gjithe keto vite kot me keta lidere analfabete.Nuk behet shteti me langaraqe,duhen mendje te ndritura.Nuk paska ne Kosove njerez te ditur??po mbeten ne krye te shtetit keta fshatare te pagdhendur dhe kokqypa???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *