Disa gjëra që ndoshta nuk i dini për “mbretërinë” e shokut Kim

a.k.

Dimë që qeveriset prej dinastisë Kim, në një lloj monarkie absolute të llojit komunist. Që shumë pak lëshime u bën vendeve të tjerë, sa u përket shkëmbimeve. Që është e vështirë të hysh, dhe akoma më e vështirë të dalësh. Që ushtria zhvillon parada me koreografi të pabesueshme njerëzore. Që populli jeton në iluzionin që, pjesa tjetër e botës është një vend shumë i shëmtuar.

Po tjetër? Ja 10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për Korenë e Veriut.

1-Ndalohet të kalosh kufirin koreano-verior me celularë dhe publikime të çfarëdolloji. Prej shkurtit, vizitorët e huaj mund të përdorin lidhjen 3G, por Korea e Veriut ka internetin e saj. Quhet Kvangmiong dhe është një rrjet i izoluar, i palidhur me internetin botëror. Lejon të dërgohen emaile brenda për brenda vendit dhe të vizitohen faqet online të regjimit.

2-Ka një prej ushtrive më të mëdha të botës: me afro 1.2 milionë ushtarë (dhe mbi 8 milionë rezervistë), nga të cilët 180 mijë anëtarë të zgjedhur. Eshtë një numër i pabesueshëm, afro 49 ushtarë për njëmijë banorë, pa llogaritur rezervistët. Në SHBA janë 5 ushtarë për një mijë banorë. Stërvitja e tyre bazohet në pushtimin hipotetik të Koresë së Veriut.

3-Sipas burimeve ndërkombëtare, të burgosurit në Korenë e Veriut mendohet të jenë, në total, 200 mijë, në një popullsi prej 25 milionë banorësh. Ai që ka zbuluar disa të dhëna ka qenë libri “Arrati nga kampi 14”, i Shin Dong-hiuk, i vetmi person që ia ka dalë të arratiset nga një burg koreano-verior.

4-Eshtë shumë e vështirë të vësh poshtë propagandën e Koresë së Veriut. Megjithatë, sipas Nju Jork Tajms, shpesh herë nga Korea e Jugut arrijnë të hyjnë dvd që u tregojnë “kushërinjve” se si jetohet vërtetë përtej kufijve të tyre.

5-Paga mesatare e një punëtori është midis 1.5 dhe 2 Euro në muaj.

6-Vetëm ushtarakët dhe zyrtarët e qeverisë lejohet të kenë makina.

7-Udhëheqësi Kim Jong Un ka 32 rezidenca. Ai ka frikë të fluturojë dhe lëviz vetëm me tren (ka 6 të tillë, me suita, salla mbledhjesh, etj)

8-E cuditshme, por e vërtetë: në një vend ku pothuajse gjithcka është e ndaluar, mund të tymosësh lirisht marijuanë.

k.a. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *