Nga një karakatinë e degraduar dhe e lënë në harresë për shumë kohë, amfiteatri i Parkut të Madh të Liqenit rezultoi një prej investimeve më të goditura të Bashkisë së Tiranës, i cili u kthye këtë vit në një nga pikat më tërheqëse dhe më të gjalla të Tiranës.
Tashmë që ditët e ngrohta dalngadalë po ia lënë vendin dimrit, amfiteatri që shërben si një teatër i hapur i Tiranës, numëron më shumë 130 mijë spektatorë në shkallët e tij në vetëm një sezon.
Kjo falë edhe një kalendari të ngjeshur aktivitetesh që u zhvilluan në skenën e tij.
Këngëtarë dhe grupe të njohura shqiptare dhe të huaja, ku bien në sy grupi “Elita 5”, “Tre musketjerët”, Shpat Deda, Dren Abazi apo edhe “Miss Globe 2018”, e shumë e shumë koncerte e shfaqje të tjera i dhanë jetë amfiteatrit dhe u bënë një alternativë shumë e mirë argëtimi për shumë qytetarë të Tiranës.




o.j/dita

Amfiteatri eshte vertete i bukur , edhe rruget e reja te liqeni jane shume te bukura
Problemi eshte se rruget e reja po prishen pa u inauguruar, bordura anesore e hapur komplet, kambllot elektrik kane dale ne siperfaqe ku luajne kalamajte, dritat te diga nuk ndizen me …
Kush pergjigjet per gjith keto miliona qe paguan bashkia ? A i kontrollon njeri ?
Mir qe nuk kane idene e punimeve por i bojn punimet me byth dhe me materiale qe dhe te tregu shumices nuk i gjen