Pse nuk biseduan Thaçi e Vuçiç në Paris? Tregon presidenti serb

DITA Online

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha sot se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris, dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel, me vlerësimin “se nuk kishte ndonjë mbrëmje e madhe”.

Sipas Express, Vuçiç iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ku mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë.

“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Pse Thaci nuk bisedoje me Vuciq ne Paris , pergjegjeja eshte e thjeshte
    Sepse Thaci diten e pare te arritjes se tij ne Paris u deshe ti degjoje disa fjale nga Angela Merkel pa te drejte ti thote asaje mendimin e tij e kjo sigurishte nuk iishte ne perputhje me projektin e Vuciqit dhe te tij per ndarje te Kosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *