Kompanitë në Britaninë e Madhe po mendojnë seriozisht për vendosjen e mikorçipeve tek punonjësit e tyre për të rritur sigurinë.
Biohax, një kompani suedeze që ofron implantet e çipeve të njeriut, tha për median britanike “Daily Telegraph” se ishte në bisedime me një numër firmash ligjore dhe financiare në Mbretërinë e Bashkuar për të vendosur tek stafi mikroçipin.
“Me sa duket, një pronar biznesi që ka qindra mijëra punonjës ndoshta beson se vendosja e miktroçipot në dorën e punonjësit është më e lehtë se dhënia e një pasaporte sigurie”, tha Joëan Österlund, themeluesi i Biohax.
Disa punonjësi janë pyetur lidhur me vendosjen e mikroçipit dhe kanë qenë dakord, por nuk kanë munguar edhe ata që nuk e kanë pëlqyer këtë ide.
Biohax thotë se mikroçipet e saj, kushtojnë 150 Paund secila.
Ata vendosen nën lëkurë mes gishtit të madh dhe gishtit tregues dhe mund të përdoren për të hapur dyert, për të ndezur makinën, por edhe shërbime të tjera.
Österlund tha se kompanitë e mëdha, si ato me mbi 200,000 punonjës, mund të ofronin këtë si diçka opsionale për t’i lehtësuar jetën e punonjësve të tyre dhe për të shpëtuar paratë e kompanisë.
l.h/ dita

Kontroll Fizik për të shpëtuar paratë Virtuale…..
Eshte parathene me librin e zbuleses se shen gjonit qe para 2000 vjetesh. Vulosja me doren e djatht ose me balls. Kjo eshte vula e bishes qe mban numrin 666. Lexojeni ne kapitullin 12-13 e beni krahasimin.
14 Gënjen banorët e tokës me shenja që iu dha pushteti t’i bëjë në prani të Egërsirës, i nxit banorët e tokës të punojnë një trupore në nder të Egërsirës të plagosur me shpatë, por që shpëtoi.
15 Iu dha edhe ta fryjë frymën në truporen e Egërsirës, kështu që ajo trupore të flasë e të vriten të gjithë ata që nuk e adhurojnë truporen e Egërsirës.
16 Bën që të gjithëve – të vegjëlve e të mëdhenjve, të pasurve e skamnorëve, të lirëve e skllevërve – t’u vihet vula në dorën e djathtë ose në ballë, 17 që askush të mos mund të blejë as të shesë përveç atij që mbart mban vulën me emrin e Egërsirës ose me numrin e emrit të saj.
18 Këtu duhet dije! Kush ka mend, le ta llogarisë numrin e Egërsirës! Ai numër është i një njeriu e numri është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë!
Ah si nuk kishte mundesin ta bante Diktatori.Cfare nuk do llapshin te persekutuarit,kolaboracionistet.Nji mendim fare te thjesht.Nji diktator qe donte te dinte edhe kur dhjesim e shurrojme.A ka kontroll ma te dhunushem.Diktature ne ekstrem e eger e dhunshme.Mirpo ky kontroll pluralist e gezon teknika e sistemit kapitalist qe aty ku nuk arrin te kontrolloj nderton mure kalue ati ne Berlin qe ishte per te qeshe me hunde ne grusht mbi sa propoganden ia bashin edhe po ia bajne sot kur vete jane te shurrosur e te dhier me ndertime muresh.