Deri në sekondën e fundit të pushtetit kanë vazhduar privatizimet “emergjente” të firmosura nga Berisha. Një vendim i marrë në 5 Shtator, zbardh privatizimin e rreth 7.5 dynym pronë e Gardës së Republikës dhe kalimin e kësaj prone për katër familje në Tiranë.
Duket se e gjithë procedura e këtij privatizimi është mbyllur brenda 1 muaji, me emergjencë dhe “mbështetje” të fortë nga disa institucione shtetërore. Gjithçka ka nisur më datën 2 Gusht 2013 (kur qeveria ishte rrëzuar me votë) kur kreu i AKKP-së Avenir Peka merr kërkesën nga 4 familjet (Përnaska, Nishku, Kazanxhi dhe Dema) për të njohur të drejtën e tyre për kthimin e pronës që ishte në përdorim të Gardës së Republikës. Nga dokumentacioni, rezulton se familjet e kishin bërë të njëjtën kërkesë dhe një vit më parë, në Shtator të vitit 2012, por AKKP-ja e kishte rrëzuar si kërkesë asokohe.
Arsyeja ishte se prona që ata pretendonin për t’iu kthyer ishte në përdorim për interes publik dhe strategjik pasi shfrytëzohej nga institucioni i rëndësisë së veçantë i Gardës së Republikës. Por përfaqësuesit e familjeve iu drejtuan AKKP-së një vit më vonë , por kësaj here kishin dhe një dokument shtesë.
Preteksti
Në kërkesën e dytë drejtuar AKKP-së familjarët paraqitën dhe një shkresë të ministrit të Brendshëm Flamur Noka, që sqaronte se AKKP-ja mund ta shqyrtonte këtë si rast, pasi në ndryshim me një vit më parë, tashmë prona nuk përbënte më interes për përdorim nga ana e Gardës së Republikës. Kjo shkresë e ministrit i hapte automatikisht rrugë procedurës së kthimit të pronës nga AKKP-ja të 7.5 dynym truall dhe pronës në përdorim të Gardës së Republikës. AKKP-ja më datën 20 Gusht 2013 përfundoi të gjithë procedurën e saj të verifikimeve dhe vendosi me PO, këto familje mund t’i merrnin pronat e tyre të cilat ndodhen në një nga zonat më të lakmuara dhe më të rëndësishme të Tiranës. Rreth dy javë më vonë, më 5 Shtator 2013 qeveria firmos heqjen e këtyre pronave nga Garda e Republikës dhe një ditë më vonë Gjergj Lezhja , Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i kërkon Gardës së Republikës që të bëjë zbatimin e vendimeve në terren sipas parcelave të pronësisë të përcaktuar në vendim. Plot 7.5 dynym pronë iu hoq Gardës së Republikës.
Prapavija
Pasi bëhet e qartë e gjithë procedura maratonë 1 mujore e kalimit të pronës nga Garda e Republikës shtrohen disa pyetje:
1. Çfarë ndodhi në vetëm një vit, që të miratohej lëshimi i një prone në vitin 2013, ndërsa për të njëjtën pronë në vitin 2012 kërkesa ishte refuzuar?
2. Çfarë përfaqësojnë këto prona për Gardën e Republikës? 3. Çfarë e nxiti qeverinë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë të kopsitnin letrat në vetëm 1 muaj?
Nga të dhëna paraprake mësohet se pronat që tashmë po u kthehen ish-pronarëve, 4 familjeve, janë përdorur nga Garda kryesisht si prona me vlerë nëntokësore. Në këto troje janë të shtrirë tunele dhe ambiente të nëndheshme, të rëndësisë së veçantë që janë parashikuar për sigurimin e funksioneve të Gardës në situata emergjence dhe rreziku të lartë, por edhe për një shfrytëzim të domosdoshëm gjatë aktivitetit normal të punës së Gardës. Në këto ambiente kanë qëndruar shumë pajisje dhe mjete të rëndësishme logjistike të Gardës së Republikës. Pra bëhet fjalë për “heqjen dorë” nga ana e Gardës nga disa ambiente të rëndësisë së veçantë. Punonjës dhe kuadro të lartë të Gardës së Republikës kanë qenë të shqetësuar gjatë javëve të fundit për këtë që po ndodhte, në kontakte private ata shprehen se vendimi shkon tërësisht ndesh me interesat e institucionit të Gardës së Republikës. Por, kreu i Gardës, ministri i Brendshëm dhe vetë Kryeministri nuk e kanë parë si të tillë. “Dashuria e madhe” e Berishës me Gardën, mori fund, në mbledhjen e fundit të qeverisë më 5 Shtator.
Garda dhe apartamenti i ministrit

Ish-Ministri Flamur Noka, prej rreth një viti banon në pallatin mes Gardës dhe Liqenit Artificial, një nga godinat më të shtrenjta të Tiranës. Kjo godinë është pikërisht në kufirin e Gardës së Republikës, ata që banojnë në Tiranë e kanë të lehtë ta bëjnë lidhjen. Se si është bërë pronë e zotit Noka apartamenti në fjalë është një histori më vete, po me sa duket zoti Noka në soditjet e tij nga ballkoni, është “frymëzuar” nga jeshillëku dhe tunelet e Gardës. Të shohim nëse ky vendim skandaloz për marrjen e të cilit shkresa e ish-ministrit ka patur një rol vendimtar, do mbetet në fuqi.

EDI RAMA TJA JAPE PROKURORISE PER NDJEKJE PENALE SALI BERISHEN PERSHPERDORIM DETYRE,DHE JOZEFINE TOPALLIN TE PARET,PO ASHTU PER SHPERDORIM DETYRE DHE AFERA KORUPTIVE.GJYQIN TJU A BEJNE NE TERITORIN E GARDES PAS RIORGANIZIMIT TE SAJ DUKE FTUAR DHE POPULLIN E LAGJES PER RETH.KESHTU QETSOHEN PAK KETA DERA TE PANGOPUR.PASTAJ NGA BURGU TE FILLOJE HISTORIA E 21 JANARIT NE GJYQ,GERDECIT,RUGES SE KOMBIT,DHE PRIVATIZIMEVE KORUPTIVE TE BERA NGA BASTARDI I KOMBIT SHQIPTAR SALI BERISHA.
o kacabe
briskun , mos e daj briskun
I ka ngelur te shesi edhe Lirin.
O reparti 313 Liria eshte shume e perdorur, nuk e blejne as per skrap. Sa per Argiten,Lulushi i basjhkise nuk e lejon Salen ta shese, ka mbetur ter shese mbesen ate qe kaperdiset me qen ne Face-book. Ajo po qe shitet madje me cmim te larte.
do te thosha republika e skandaleve te serbo-malazezit sali rom berisha klysh i udb-se serbe i infiltruar ne kombin tone …
RACE PREDATORESH BOLSHEVIKE
SHQUP-in ja fal vetes, GARDEN ja fal familjeve te aferta. Grabit edhe Kishen e vjeter te Permetit Shen Maria e Pazarit per ta kthyer me pas ne truall ndertimi. Ky eshte PREDATORI GRABITQAR Sali Komunisti qe vjedh dhe grabit prona private sikur t’i kishte pronat e babait te vet. Ky eshte “demokrati” i djathte Sali Berisha i cili vjedh dhe grabit pronat private dhe shkaterron Kishat njesoj si mesuesi i tij i Partise se Punes Enver Hoxha. Ky eshte thjesht nje:
RACE PREDATORESH BOLSHEVIKE
Shikoni sa perqindje ka marre Shkelzeni dhe Flamuri. Germoni ne kontrata, kane futur emrat e disa te afermve te tyre ne ndertimin qe do pasoje ne ate truall
Nqs nuk futet në burg kjo qënie në Shqipëri do vazhdojë tranzicioni i përjetshëm.
Beheni sesir akoma, sa ta diegi gjithe Shqiperine.
nuk ka cfare djeg me….e ka shkretuar komplet….duhet me patjeter te vihet ne dispozicion te drejtesise…por jo me horrat gjykates qe ka vendosur vete per kete dite te zeze per te e qe per fatin tone dhe te gjithe Shqiperise I erdhi…por me gjykates te tjere te ndersen dhe te pergigjet deri ne nje per te gjitha….DHE T’I SEKUESTROHEN GJTHE PASURITE E VJEDHURA EDHE ATYRE PSEUDO BISNESMENEVE QE PUNOJNE PER TE….VETEM KESHTU SHPIRTRAT E SHQIPTAREVE DHE ATYRE QE KY I VRAU NE GERDEC APO ME 21 JANAR , DO TE GJEJNE PREHJE
ju kam thene brisk berberi
Nga njera ane i heq Nga inventari i Shtetit dhe ja kalon privatit dhe me nje vendim tjeter ja merr privateve pa shpronesim dhe ja kalon Ushtrise. sic eshte vendimi i qeverise po ate date.
Aty ku privatet jane kunder tij politikisht i ndeshkon duke ja marre pronen me VKM dhe pa shpronesim duke i detyruar te kalojne nga Gjykatat e tij te korruptuara.
RILINDJE….
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.815, DATË 29.11.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SHTESË TË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË BRENDSHME PËR GARDËN E REPUBLIKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10, 13 e 15, shkronja “a”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e një ndryshimi në listën, që i bashkëlidhet vendimit nr.815, datë 29.11.2007, të Këshillit të Ministrave.
2. Heqjen nga lista e inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës, të sipërfaqeve të pronës me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, të ndodhura në zonën kadastrale 8270, e përbërë nga pronat me numër pasurie 4/134, dhe pjesë e pasurisë 4/134, me sipërfaqe përkatësisht 2616 (dy mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) m2, 620 (gjashtëqind e njëzrt) m2, 3876 (tre mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m2 dhe 442 (katërqind e dyzet e dy) m2, gjithsej sipërfaqe totale 7554 (shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) m2, sipas planvendosjeve që i bashkëlidhen këtij vendimi.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi me datë 29.8.2013 dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.515, datë 18.7.2033, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Bashkëlidhet lista shtesë e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes, me numrat rendorë 24/1, 97/1, 97/2, 1019/1, 974/1, 696/1, 958/1, dhe 1193 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tre) – 1219 (një mijë e dyqind e nëntëmbëdhjetë).
b) Në listën, bashkëlidhur vendimit, përmasat e pronave zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularët bashkëlidhur këtij vendimi.
Lista përbëhet gjthësej me 63 (gjashtëdhjetë e tre) fletë.
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
ta çojne ne vuçidol garden se do ja marrim edhe ai prendi do perfundoje pas hekurave se ka vra njerez me urdher te lul bashes dhe sali mahmut brishes nuk asht ma kryemoinister por krye mut e kryemafioz
DELETED – PA LIDHJE ME ARTIKULLIN
BURG PER KETE KRIMIEL DHE PER QENTE E TIJ NESE JANE PERZIER NE KRIME…SA ME SHPEJT AQ ME MIRE PER SHQIPERINE
Hajde skandal hajde. Si ka mundesi more te katandisemi keshtu te marri nje bande hajdutesh cfare duan pa ju bere syri terr???
vlen miliona euro ajo toke. Si mund te lejohen padrejtesi te tilla?
ca ka ngelur pa privatizuar,vetem berisha
po rilindasit e edit ishin dje te te rigroposja e azem kriminelit ,si ta kuptoj pjesmarjen e disa ministrave te kabinetit piktori 1 ne funeralin zemo kallogrese,mire lilo floriri qe eshte nje hajdut i majte me cizme dhe kuptohet pjesmarja.
mire kane bere. Ndaj e anulloi fjalimin qelbesira, iu dogjen kartat e percarjes ne dore
Shqiptaret e ndeshkuan Saliun, per te vetmen arsye qe ky satrap dhe bythelepiresit e tij, te pergjigjen para drejtesise dhe faktet jane aq te shumta sa dhe deshmitaret, nuk kane nevoje te flasin.
Ne rastin e SHQUP pronen ushtarake e mori per vete megjithse duhet tia dorezonte pronarit sipas ligjit sepse doli nga inventari ushtarak. Tani me te njejtat rrethana ia dorezon “pronareve” Garden. Pse duhet te duroj Shqiperia kete standart Vicidoli??
Neqoftese qeveria Rama nuk e con dot perpara drejtesise Sali Berishen atehere te cfrytezoj te drejten per ta nxjerre ne ankand ose ta jape me koncesion.Behet pare e madhe me te duke e paraqitur perpara publikut ketu ne Amerike.Shejtan-budalla dhe demagog te tille nuk ben me nena
DELETED
Faleminderit “DITES” per kontributin e shquar qe po jep dita-dites ne kopsitjen mire te dosjes se krimit penal 23-vjecar te brekedhjerit te historise.FALEMINDERIT.
e ze ligji?..cbehemi llafazane….burrat do te regohen kur te kopsiten ligjerisht krimet ekonomike qe jane bere keto 22 vjet..dhe sejcit ti tregohet vendi
Vetem duke lexuar keto marezira, njerezit binden se çfare kundrshtaresh idiote ka Berisha, prandaj ai perseri vjen ne pushtet.
Kundershtar te Berishes nuk eshte vetem Rama qe do te thuash .Eshte nje popull i tere qe e flaku si nje lecke .Keto qe thua se do te vije perseri ne pushtet tregojne se idjotizmi qendron tek nuahtja qe ke .Beje durim se do ta kuptosh injorancen e popullit.
Nqs Qeveria Rama-Meta, qe Shqiptaret i besuan si zotit nuk marrin masa urgjente per te anuluar gjithe ket hajni dhe hajdutet me ne krye Berishen nuk i vene para ligjit dhe hekurave te drejtesise, do perballen me revolten popullore, tashma jo vetem me vote, por me aksion politik, sic vepron cdo popull i trathtuar.
Ju gazetart e Dites dhe komentusit tuej jeni te gjithe budallenj.Une nuk e kam privatizue Garden per pronart e tokes,thjesht e kam pervetsue per vete.Aty do bahen kullat ma t’bukura dhe ma t’shtrenjta n’Tirane.Do ti ndertoje Bashkimi.Se jan a nuk jan me gjithe mend pronare ato kater familjet mue nuk me prish pune.Shume mire qe dalin ca e thone jemi pronare se duhet si sebep per me ja heq shtetit dhe per me ndertue.Ju jap nga 25-30% atyne e boll i kane se po mos t’isha un asgja nuk do te merrshin.Me 3000 euro per meter aty ka shume dhe ka per te gjithe.Ka edhe per Lulin qe do firmosi lejen,ka edhe ndonji qoshe per Mulin qe firmosi,megjithse ai boll e ka apartamentin aty ngjit se prej meje i ka te gjitha cfar ka perfitue.Aq shume pare ka aty sa ja jap Edvinit 20% pa mu dridh dora,vec mos me na pengue.
NQS rama e ka te sigurte qe modeli i ri ekonomik do te jete i zbatueshem per shqiperine e pas RAJERSON-BERISHA era ATEHERE ndryshimet pozitiive jane te priteshme.SHKATERRIMIN e shqiperise e ideuan pashko me terapine-shock CEKUN e bardhe BERISHA bashke me rajersonin DHE LAKENJTE E PARTISE SE PUNES te konvertuar NE PRO KAPITALIZMIT.BERISHA KERKON TE MBROHET dhe ne mbrojtjen qe ai do ti beje vetes nuk do te rrrije pa permendur perfitimet e figurave madhore te SOCIALISTEVE ne PRIVATIZIMET E MEDHA,keshtu qe te dyja palet jane te kompromentuara me krimin ekonomik gjate perudhes se privatizimit