Sot zhvillohet takimi i parë zyrtar mes Kryeministrit të ri të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Thaçi në Prishtinë, pjesë e së cilës janë edhe pjesë e kabinetit të dy qeverive. Hap, dhe ditë e mirë për shqiptarët dhe fillim i pritur. Shprehja e vullnetit të mirë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka munguar dhe ndërlidhja veç sa është intensifikuar viteve të fundit. Miqësia e thelluar së fundmi mes kryeministrave Thaçi dhe Rama mund të jetë dhe përdoret si katalizator në agjenda e bashkëpunimit Kosovë-Shqiperi e cila do duhej perfundimisht të pragmatizohej dhe merr kahje të atillë ku bizneset dhe qytetaret e dy vendeve do të përfitonin.
Ka pasur shumë raste dhe thirrje, patriotike e pragmatike, për bashkëpunim por indikatorë suksesi janë vetëm treguesit ekonomikë dhe tregtarë që demonstrojnë se ekziston hapësirë e madhe që ende duhet jutilizuar në dobi të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet.
Andaj, në këtë momentum të ri pozitiv të krijuar, nevojitet një qasje strukturore e qëndrueshme nga e cila do materializohet ky vizion. Çfarëdo bashkëpunimi i thelluar mes dy vendeve duhet të kontriboj në përshpejtim të gjenerimit të punësimit, rritje dhe zhvillim ekonomik dhe siguri e stabilitet rajonal. Kjo nuk duhet të jetë platformë për një Shqipëri natyrale të bashkuar, përkundrazi, një ftesë për bashkëpunim pragmatik që do përdorë resurset në dispozicion me qëllim të përmirsimit të mundësive dhe zgjedhjeve për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të ndihmonte zhvillimin e rajonit dhe aderimin e saj në BE.
Në Programin e saj, Qeveria Rama ka deklaruar qartë vullnetin për bashkëpunim strategjik të thelluar me Kosovën “në planin politik, ekonomik dhe social”. Për më tepër, programi parasheh “bashkëpunimin midis dy sistemeve elektroenergjetike” dhe një “paketë të veçantë turistike”. Megjithatë, pjesa kyçe e vizionit bashkëpunues në këtë program është “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë” ndërsa mekanizëm për këtë parashihen takimet e përbashkëta të qeverive.
Ky program është një baze modeste për t’u konsideruar. Megjithatë, duhet një strukturim dhe inpute edhe nga Qeveria e Kosovës për të kompletuar një platformë të përbashkët bashkëpunimi të thelluar mes dy vendeve – esenca e së cilës duhet të jetë fuqizimi i bizneseve dhe qytetarëve të të dyja vendeve. Andaj, ajo ç’ka dy qeveritë do të duhej të shmangnin, është bashkëpunim pa arsyeshmëri ekonomike me karakter “patriotik” të tipit të bashkimit kombëtar. Gjithashtu mos të fillojnë një cikël të takimeve, sikurse ndodhin këto në Kosovë me rastin e vizitave të Presidentëve të Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat përkundër madhështise politike, nuk u konkretizua me nënshkrimin e ndonjë programi mes shteteve ku do përfitonin qytetarët dhe bizneset.
Shqipëria dhe Kosova kanë probleme të përbashkëta si papunësia, zhvillimi i ulët dhe bilance të thella negative tregtare. Por ato gjithashtu kanë përparësitë e veta të cilat me një mobilizim dhe bashkëpunim të mirë-strukturuar, e cila do duhej të bazohej pikërisht në adresimin e defekteve dhe përdorimin e resurseve të përbashkëta me përparësi krahasuese, do shërbenin për gjenerim, punësim, rritje të qëndrueshme ekonomike dhe sidomos përmirësim të konkurrencshmërisë së dy ekonomive.
Mu për këtë, nëse ekonomitë tona janë në nivel të ulët zhvillimi, nësë papunësia është shqetësimi kryesor dhe veçanërisht nëse konkurrencshmëria e ndërmarrjeve nuk është në gjendje të konkurrojë në rajon, Europë dhe botë – platforma vetëm se është e qartë dhe ky bashkëpunim duhet t’i adresojë këto probleme me solucione krative dhe invovative.
Andaj, me rëndësi që mos të vonohemi me tutje me (a) përcaktimin se cilat janë fushat më interes të perbashkët bashkëpunim dhe pastaj (b) të përgatiten programe ndërqeveritare tematike të përbashkëta, të alokohen resurse financiare dhe njerezore/humane per zbatimin e tyre. Nëse fushat e specifikuara janë bujqësia dhe agro-procesimi, energjia apo turizmi kjo duhet të vërtetohet. Por fokusi duhet të ruhet për shkak se as Kosova e as Shqipëria nuk posedojnë resurse të adresojnë shumë fusha dhe procese.
Mund të thuhet që Energjia, Bujqësia/Agro-Procesimi, Turizmi, dhe Siguria do ishin tema me interes të përbashkët dhe potencial dhe do përbënin një bazë të mirë fillestare. Medolologjia do ishte e thjeshtë, vendet analizojnë nevojat, importet, dhe shohin përparsitë e tyre krahasuese me njera tjetrën për t’u dakorduar për interese dhe veprime të përbashketa. Nëse Shqipëria ka përparsi me Turizëm veror, Kosova ka bukuri të shumta natyrore për pushime dimërore, përfshi turizëm alternativ malor. Edhe pse këto sygjerime kërkojnë ekipe të specializuara.
Programet tematike pa veprime me orare dhe resurese mbesin vetëm dëshira të parealizuara, por gjithashtu veprimet tepër ambicoze bëjnë që të dështojnë programet e mira me interes. Më rëndësi që në këto platforma dy qeveritë të jenë fuqi shtytëse dhe garantuese ndërsa bizneset, bujqit/fermerët dhe ofruesit e shërbimeve të kenë rol më primar në jetësim.
Bashkimi Europian ka dizanuar një mekanizëm pragmatik të bashkëpunimit ndër-kufitar dhe ky mund të jetë një shembull i mirë për dy qeveritë, vetëm se në këtë kontekst do të duhej të praktikohej me metodologji të ngjashme por me përmasa shumë më të mëdha. Fundja të dy vendet këtë vit mund të futen në ciklin e hartimit të planeve strategjike zhvillimore dhe do të ishte mirë që ky bashkëpunim të ankornohet aty ndërsa do të ishte mirë të përshtatnin kornizën kohore planifikuese dhe financiare me atë të BE-së 2014-2020.
Ç’ka dy Qeveritë duhet konsideruar është gjithashtu qasja e ‘investimeve të vrazhda fizike’ në infrastrukturë të fortë. Padyshim që nevojat janë të mëdha për rrugë, aeroporte apo ndërtesa shkollash por gjenerimi i vendeve të punës kërkon ‘investime të buta’ serioze dhe të mençura në përkrahje direkte të sektorit privat. Sektori privat në Kosovë dhe Shqipëri është fatkeqësisht shtresa më e margjinalizuar dhe kjo duhet të ndryshojë sa më parë. Pra është esenciale modifikimi i politikave të investimeve dhe një balancim 50-50 % mes investimeve fizike me ato të buta ku do të financoheshin programe qofshin për bashkëfinancim të paisjeve prodhuesëve agro-procesues, përkrahje për certifikime dhe standarizime, subvencione dhe bashkëfinancime fermerëve e prodhues deri tek programe për ngritjen e shkathësive, ndërlidhjen e tyre me nevojat e tregut dhe përmirsimin e konkurrencshmërisë së tregut të punës.
Përfundimisht, dy Kryeministrat dhe Qeveritë mund të mësojne nga njeri-tjetri. Qeveria Rama ka premtuar 300,000 vende pune gjatë mandatit, sigurisht që KM Thaçi do e shohë këtë ‘mjeshtëri’ me xhelozi dhe mund të aplikojë në Kosovë. Pa dyshim që do jetë vështirë të gjenerohen qindra mijëra vende pune, por nëse dy qeveritë adresojnë seriozisht zhvillimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta dhe alokojnë resurse për zbatim, monitorojnë dhe vlerësojnë, padyshim që do zhbllokojnë shumë potenciale dhe resurse dhe bashkarisht do mund të gjenerojnë një pjesë të madhe të këtyre vendeve të punës nga ky bashkëpunim. Nuk duhet të kemi pritje të mëdha imediate, magjike, të pa-arritshme nga ky bashkëpunim, rezultate e mira kërkojnë kohë dhe përkushtim. Por nëse fillohet mbarë, zhvillohen dhe nënshkruhen programet, alokohen resurse për zbatim si dhe respektohen, dëgjohen dhe përkrahen bizneset atëhere përfitime do mund të ketë, të prekshme, afatëgjate per të dyja vendet mbase me efekte multiplifikuese. Kjo është mbase ç’ka pritet nga të dy Kryeminstrat. Një Shqipëri vend kandidat me 2014 dhe Kosovë me MSA të nënshkruar – trendet dhe drejtimi i Kosovës dhe Shqipërisë mund të marrë një kahje që do ofronte vlerë të shtuar për qytetarët, rajonin dhe BE-në. Por, esenca është mos të thuhen fjalë të medha ‘patriotike’ por të bëhemi të urtë, të kemi programe dhe të veprohet. Faleminderit.
*Shenoll Muharremi është drejtor ekzekutiv i Development Group LLC nga Prishtina. Ekspert i integrimit në BE dhe çështjeve zhvillimore. Ka shërbyer si ekpert për një numër oranizatash presitgjioze ndërkombëtare dhe qeverish. Edukuar nga Universtiti Sussex ne Britani dhe ai Amerikan ne Bullgari.

Asnje kokerr patate mos te kaloje ne Morine.Te sillet me Kosovaret ekzaktesisht ne te njejten menyre qe u soll Sali Berisha me ta.Vetem ne kete menyre Kosovaret do e duan Ramen.