Sandër Lleshi 2 orë me drejtuesit e policisë Shkodër, jep porosi të prera për luftën kundër krimit

DITA Online

Zëvendësministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zgjedhur Shkodrën si qytetin e parë për të zhvilluar një takim.

Pas rreth dy orësh ka përfunduar takimi i zëvendësministrit të Brendshëm në policinë vendore.

Për mbi dy ore Lleshi zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektive të tjerë. Ministri Lleshi ka dhënë disa porosi të qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për element kriminal që mund të lëvizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike.

Sipas burimeve zëvendësministri Lleshi ka qene i prerë në disa porosi te tij duke kërkuar një shërbim sa më cilësor te policisë.

Efektivet duhet që të kenë kujdes ne imazhin e tyre ne raport me qytetaret. Shkodra eshte qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshi zhvillon një takim pas detyrës që ka marre.

 

v.l/Dita

Share This Article
1 Comment
  • E reja e dites nga Sandri. Lufta kunder krimit matet me oret qe shpenzohen per porosite e “rrepta”. Si thoshte Sander Prosi? Ah moj e rrepta Kristine..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *