Bllokuan rrugën, shoqërohen në polici protestuesit e Unazës së Re

DITA Online

Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit e zonës së Astirit, të cilët kundërshtuan mes thirrjeve projektin e “Unazës së Re”, i cili parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.

Nga të dhënat e para nuk dihet ende numri i të shoqëruarve drejt komisariatit nr.6, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Deputeti i LSI Endrit Braimllari së bashku me deputetet e PD-së, Strazimiri dhe Balliu janë drejtuar drejt komisariatit nr.6 në mbështetje të protestuesve të ndaluar!

Banorët e Astirit prej 11 ditësh protestojnë kundër vendimit për prishjen e banesave  të tyre, ndërsa tregojnë  se urdhri  për të lënë shtëpitë  nuk ka qenë i njoftuar në kohë.

Me pankarta në duar dhe mes thirrjeve: Jemi qytetarë nuk jem i shpellarë, poshtë hajdutët”, ata kërkuan që pushteti të mbajë duart larg prishjes së shtëpive të tyre. Në shenjë revolte ata dogjën edhe flamurin e Rilindjes, flamur të cilin e përdori në fushatë partia Socialiste

v.l/Dita

Share This Article
8 Comments
  • Saliu ju rrihte dhe u gjakoste po te dilnit ne protesta! Rama eshte tolerant dhe disa keqberes perfitojne! Doni qe Tirana te c’bllokohet! Lironi shtepite ne baze te ligjeve! Qe ne vitet 70te diskutohej per unazat e Tiranes dhe u be vetem unaza e vogel!

  • Po keta budallenjte, pse nuk ngriti asnjeri flamurin gerrk dhe t´i hante mune policia ?!

  • Nuk jeni qytetare,por jeni fshatarë,shpellarë dhe hajdutë.
    Një qytetar nuk do të zinte kurrë tokën e tjetrit,dhe ndëttonte shtëpi pa leje.
    Mai këta shpellarë,të veprojë ligji.
    Shpërblimi për pronarët,shporrja për shpellarët.

    • Hejëëë TI “h” QË FSHEHË FYTYRËN SI KAMELONI !
      Këtu ka rrezik të bisedojmë me kafshë jo me njerëz normal .Ofendimet tuaja nuk jan prova dhe argumenta për temën për të cilën flasim .

      Disa papagallë të këtijë blogu janë të interesuar të lehin si qen, jan gati të shkatërrojnë shtëpitë private pronë të ngritur me gjak e sakrifica të mëdha gjithë jetën,ti shembësh pa dëmëshpërblim kjo është e pa lejueshme ,por dhe e dënueshme.

      Si e imagjinoni që mund tu prishini shtëpit qytetarve që ti quan edhe shpellar !?…dhe të mos dëmëshpërblehen. Kjo është katastrofë huiganësh jo njerzish e qeveritarësh .

      Më duket se ti je një shpellar 100% vetë.

      Natyra njerzore duhet të ndjekë edukatën jo sharjet dhe dhunën që përdor ti. Njeriu i kulturuar përdor lumturinë jo luftën . Duke patur lirinë e shprehjes në gazetën Dita e ke kuptuar kafshërisht gabim ,lirinë e komunikimit se mund të ofendosh këdo si të duash e kur të duash mos e kruaj .

  • Ju jeni hajdutat e medhenj.Zaptues te pronave te tiranasve me dokumente te fallcifikuara e ndertime pa leje,Kerkojne pronat e tyre?Pronat e tyre jane ne ato vende qe ato kan le e jo pronat qe ato kan grabitur apo vjedhur e pastaj kan ndertuar pa asnje leje ndertimi

  • Jo te ndalohen dhe pas disa oresh te lirohen ;por te paguajne per demet e shkaktuara. Ashtu sic kerkojne demshperblim per pronen qe nuk e kan te tyre por te grabitur dhe te nxitur nga Salinjte e PD ashtu te paguajne ate qe po demtojne per dite , bile per mua edhe kalimtaret qe pengohen nga keto protesta te paligjeshme kane te drejte te kerkojne demshperblim nga keto “levizje vandaliste “te nxitura dhe te drejtuara nga PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *