Maqedoni, arrestohet ish-ministri i Transporteve

Leda Hysa

Ish-ministri i Transportit të Maqedonisë, Mile Janakievski dhe ish-sekretari i qeverisë Kirill Bozhinovski., janë arrestuar.

Mediat maqedonase raportojnë se ata u dërguan në burgun e Shutkës.

Një vendim të tillë e paralajmëroi vetë kryeprokurorja speciale Katica Janeva pas arratisjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski thotë se ka kërkuar azil politik në Hungari.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se ditëve të fundit ka marrë një numër të madh kërcënimesh për jetën time. Gruevski ka shtuar se do t’i qëndrojë besnik kauzës së Maqedonisë.

Gruevski akuzohet për shpërdorim të detyrës, për blerjen e një makine luksoze qeveritare. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka fajësuar organet gjyqësore për gjendjen e krijuar, të cilat sipas tij nuk kishin caktuar masën e paraburgimit edhe për faktin se Gruevski po gjykohet edhe për vepra tjera edhe më të rënda.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Maqedonia ka shtet, nuk eshte si shqiperia ku ministrat e transportit olldashi, haxhinasto, gjiknuri jane te mbytur nga abuzimet
    Ky i tanishmi ka blere shtepi ne zonen me te shtrenjte ku eshte shitur metri 2000 euro dhe po ne kete pallat bleu shtepi Arben seferi pasi punoj 1 vit drejtor te oshee, njeri 420 m tjetri 300 m
    Para se hetimi tatimor ti shkoj bizneseve, ti kontrolloj pak keta se me cfare te ardhurash blejne shtepi me qindra mijra euro

  • Propozoj ti japim vertet Maqedonise nje port ne Adriatik, vec te na japin prokuroren Katica Janeva perd disa vjet. O zot, perse duhet te jemi ne shqiptaret kaq te paafte per te krijuar nje shtet ligjor, dhe me kete nuk nekuptoj aspak nje diktature si ajo qe kalum.

  • Bravo Maqedonia! Cfare mund te themi per keta langaraqet tane? U bene rreth 30 vjet, qe po i mbajme ne kurriz, megjithese po na rrjepin per se gjalli! Per keta palaco, dhe litari eshte shume shume pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *