Entela Resuli
Ashtu si edhe për trupin, ka ushtrime edhe për mendjen. Një ndër ushtrimet që preferohet në botë, por edhe në Shqipëri ka një grup njerëzish që e pëlqejnë, është të luash brixh.
Kostandin Kapo, i cili është një ndër mjeshtrit e lojës brixh në Shqipëri, na thotë se nëse do të ushtrosh trurin dhe ta zhdërvjelltësosh atë, luaj këtë lojë.
Sipas tij është një lojë që të shkëput për disa momente nga rutina e përditshme jeton dhe të jep kënaqësinë e asaj që ndjen kur ke bërë lëvizjen e duhur drejt fitores.
Nuk është bixhoz. Brixh-i luhet për qejf dhe bënë bashkë njerëz me profesione të ndryshme por që i bashkoni pasioni për këtë lojë.
Kostandin Kapo është kryetari i Federatës së Lojës Brixh në Shqipëri. Federata është themeluar përpara 15 viteve dhe ka marr pjesë vazhdimisht në aktivitet kombëtare dhe ndërkombëtare ku është përfaqësuar denjësisht, madje duke marr edhe çmime.

Edhe për Kapon, përfshirja në këtë sport e ka një histori.
Pas një eksperiencë të gjatë në biznes dhe pas vitesh jetese jashtë vendit, kur vendosi të kthehej në Shqipëri në fillim të viteve 2000, ai u kthye së bashku me brixh-n.
Kjo lojë të bashkon me miq e shok të cilët janë ta angazhuar në biznese dhe profesione të rëndësishme, por një ditë, disa orë, ia kushtojnë kësaj loje.
Brixh konsiderohet si një palestër për trurin. Ashtu sikur shkohet në palestër për të mbajtur trupin në formë, ashtu luhet edhe brixh, për të të mbajtur trurin në formë.
Brixh, luhet me letrat klasike, që ne shpesh përdorim. Ka nga ata që nuk e dinë se çfarë është kjo lojë dhe si luhet. Ndaj sot, me Kostandin Kapon, do të kuptojmë më tepër rreth brixh-it, traditën që kanë Shqipëri, dhe komuniteti që e luan atë.
-Z. Kostandin, çfarë është loja brixh?
Nëse përgjigjemi se, brixhi është një lojë me letra, do të ishte njëlloj sikur të thonim se futbolli është një lojë me top. Në fakt, brixhi është shumë më tepër, ai është një “sport i vërtetë i mendjes”.
-Si luhet?
Se pari theksojmë se brixhi nuk është lojë fati, nuk është lojë kumari dhe nuk mund të luhet me lekë. Si procedurë dhe parim ngjason me lojën e duarve tek 5-katëshi, por ka plot 2600 rregulla dhe luhet në dy faza: atë deklarative dhe atë të luajtjes së kartave ku partneri i lojtarit që luan lojën i hap letrat e tij në tavolinë.
Brixhi është një lojë me letra i njohur në të gjithë botën, ku luhet universalisht në të njëjtën mënyrë.
Ai praktikohet në gara,individuale, me çifte apo ekipe, që luajnë me një mekanizëm të krahasueshmerisë së rezultateve të arritura nga pjesëmarrësit e shumtë ( në një turne ndërkombëtar luajnë njëkohësisht 1000-2000 lojtarë të vendosura në salla të mëdha)të cilët të gjithë luajnë njëkohësisht të njëjtën shpërndarje kartash, si rrjedhoje fati nuk është kurrë faktori përcaktues. Fitojnë ata që me aftësitë e tyre sportive shfrytëzojnë më së miri mundësinë teorikë që ofron e njëjta shpërndarje e barabartë kartash.
-Përse duhet të luajmë brixh, a nuk është një harxhim kohe?
Sepse brixhi është kulturë: Brixhi është një instrument i shkëlqyer për të zhvilluar kujtesën dhe inteligjencën. Ai konsiderohet si ilaçi me i shëndetshëm që ndihmon për të mbajtur mendjen tuaj aktive dhe zhvillon aftësitë logjike, duke rritur në të njëjtën kohë, përqendrimin. Brixhi të hap mendjen!
-Ka një kufi moshe të caktuar kur mund të luajmë brixh ?
Jo, brixhi nuk ka dallim moshe, gjinie apo titulli studimor.
Brixhi mund të mësohet nga mosha 6 deri ne 80 vjeç dhe të luhet nga mosha 6 deri në 120 vjeç. Njihen shumë kampione që e kane mësuar brixhin në moshën e pensionit siç njihen shumë raste të femrave kampione ose të të rinjve kampionë.
Ajo që e dallon në thelb brixhin nga të gjithë sportet e tjerë është se në të njëjtën garë mund të garojnë se bashku njëkohësisht lojtarët agonist , të moshuarit, femrat dhe të rinjtë, pavarësisht nga profesioni apo niveli arsimor që kanë: Njihen kampionë të cilët janë vetëm me 8-vjeçare, siç ka shumë të shumë diplomuar që nuk kalojnë nivelin e lojtarit medioker.
Sepse brixhi është edukatë dhe edukim: Brixhi, duke qenë një lojë që luhet njëkohësisht midis shumë personave, ka një rregullore të etikës sportive shumë të spikatur. Ai të edukon ndjeshëm sensin e respektimit të rregullave, dhe komportimin ndaj partnerit dhe kundërshtarit . Duke u nisur nga ky sens i spikatur i respektimit të rregullave të shumta të lojës ( që siç thamë janë rreth 2600 ) në shtetet e zhvilluara si USA, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Holanda , ai është futur si lëndë shkollore fakultative në sistemin arsimor fillestar ku brixhi nuk konsiderohet thjeshtë si lojë me letra, por si një lojë respektimi rregullash.
-Dmth loja brixhi është njëlloj sporti?
Pa diskutim. Brixhi përfshihet në kategorinë e sporteve të mendjes (së bashku me shahun). Nëse abstragojmë për një moment konceptin e sportit, si një veprimtari ekskluzivisht fizike, aksioni dhe lëvizjeje; te brixhi mund të gjejmë të gjitha komponentët e sportit si: disiplina, rreptësia, etika, impenjimi, performanca, konkurrenca, agonizmi, përballja , aplikimi, studimi , trajnimi, lodhja dhe sakrifica. Për këto cilësi të mirëfillata , sporti i brixhit është prej vitesh i njohur zyrtarisht si sport nga ana e CIO-s (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) dhe është projektuar që së shpejti të përfshihet në listën e disiplinave të sporteve olimpike.

-A është brixhi një lojë që të bashkon me njerëz?
Gjuha e brixhit është po aq universale sa dhe muzika. Kush luan brixh nuk mund të bëjë pa një minimum të jetës shoqërore; në mënyrë të pashmangshme duhet të racionalizohet me persona të tjerë. Takimi me njerëz të interesave të përbashkëta dhe kalimi i kohës me ta në mënyrë të këndshme është nga shpërblimet më të shpeshta të përmendura nga luajturit e brixhit. Tani që lojtaret kanë në dispozicion internetin, është bërë më e lehtë për të kapërcyer pengesat tradicionale organizative. Në çdo orë të ditës nëpër sitet e brixhit në internet gjenden me qindramijëra lojtarë nga e gjithë bota që ndeshen online.
Në brixh ju mësoni të respektoni rregullat, të respektoni kundërshtarin, të përballeni me konkurrencën, të fitosh dhe të humbësh. Shumë nga aftësitë që fitohen në brixh janë të njëjta me ato që përdoren në procesin e studimit dhe lehtësojnë procesin e të mësuarit.
-Pse e theksoni kaq shumë që brixh është një palestër e trurit?
Sigurisht, pasi është një lojë emocionues me përzierje të multi-aftësive: teknikës dhe imagjinatës, intuitës dhe llogaritjes se probabilitetit statistikor, ndershmërisë intelektuale dhe thellësisë se njohurive procedurale, psikologjise dhe rezistencës fizike, aftësisë së përqendrimit dhe gatishmërisë së reflekseve, cinizmit të pamëshirshëm dhe të kuptuarit njerëzor të dobësive personale dhe ato të të tjerëve në kombinimin me ato të partnerit …”.
-Z. Kapo, mund të na përmendni disa nga sukseset tuaja në këtë lojë?
Po, kam patur disa. Ne vitin 2008 ( kur kemi marrë edhe statusin e Federatës )kemi një aktivitet kulmor të këtij sporti , pjesëmarrja e ekipeve të të gjitha kategorive në Kampionatin Botëror të Sporteve të Mendjes të zhvilluar në Pekin nga datat 3-18 tetor, ku ekipi ynë u përfaqësua me 19 sportistë. Rezultatet në rritje të ekipit tonë përfaqësues në këtë kompeticion arritën majën kulmore duke mundur kampionen absolute të botës Italinë për të rritur ( që u rishpall po kampione botë vetëm me një humbje ndaj ekipit tonë) me rezultat bindes dhe duke u renditur në një vend prestigjioz si ekip debutues diletant në këtë kompeticion superprofesionistësh. Ekipi ynë përfaqësohej nga mjeshtrit:Kapo, Xhori,Sheqi, Hamzaraj , V.Xhuli, A.Xhuli.
Turneu ndërkombëtar i Budapestit 2012 ku unë u rendita i 4 –ti ndër 106 pjesëmarrës nga 40 shtete . Gjithashtu vlen të përmenden përfaqësimet dinjitoze të mjeshtrave tanë në turne të ndryshëm ndërkombëtarë si ai I Londrës 2016 ku Mjeshtri Xhori zuri vendin e parë, në 2017 mjeshtrit tanë Xhori – Fani zunë vendin e 36 nga 112 çifte në turneun e Athinës, gjithashtu mjeshtri Xhori në Turneun e Tokios 2018 zuri vendin e dytë.
Suksesi ynë më i freskët është ai i fundit i çiftit Agolli – Selmanaj të cilët zunë vendin e parë në Turneun ndërkombëtar të Tiranës në Shtator 2018.
Rezultatet
Që prej vitit 2003, e deri më sot janë zhvilluar rregullisht kampionatet kombëtare dhe kupat e republikës, në disiplinat individuale, me çifte dhe me skuadra. Kapo dallon mes aktiviteteve të shumta, kompeticionet me kupat përkatëse, në emër të figurave të spikatura të këtij sporti, siç janë: Kupa “Gramoz Pashko”, pasi zoti Pashko ka qenë një anëtar aktiv i Federatës; Kupa “Petrit Radovicka”, pasi ai ka qenë pionieri i brixhit modern në Shqipëri dhe Kupa “Emin Mysliu”, veteran me kontribut të shquar në brixhin shqiptar. Përsa i përket aktiviteteve ndërkombëtare mund të thuhet se, aktualisht, Shqipëria është një nga aktorët me aktivë të kompeticioneve sportive ballkanike, europiane e botërore. Kështu mund të përmendim pjesëmarrjen e kampionit të vitit, Kostandin Kapo, në turneun ndërkombëtar të Torinos, në shkurt 2005, me pjesëmarrjen e 38 shteteve, ku u rendit në vendin e gjashtëmbëdhjetë. Po ashtu, pjesëmarrjen e çiftit kampion të republikës, Xhuli – Kapo, në turneun ndërkombëtar të Milanos, në dhjetor 2006, ku u renditën të 17-t, ndër 43 çifte. Në tërësinë e saj, Federata Shqiptare e Lojës Brixh, sot gëzon të regjistruar 243 persona.
Me brixh bëhet edhe turizëm
Për presidentin e Federatës, Kostandin Kapo, një ndër synimet e shumta është fakti se, sot, në botë, format e turizmit janë të shumëllojshme dhe, duke parë shifrat tepër tërheqëse që tregon turizmi brixhistik, federata është në fazën përgatitore të realizimit të turneve ndërkombëtare në vend. Kjo do të thithte në vendin tonë, tepër tërheqës në aspektin e pozicionit gjeografik, klimës, natyrës strukturave e kostove, një numër tepër interesant turistësh praktikues të këtij sporti, sidomos në periudhat jashtë sezoneve klasike turistike. Federata, në 15 vite krijimi nuk ka ndalur në realizimin e aktiviteteve.
Në aspektin e promovimit të imazhit të vendit tonë në botë, presidenti i Federatës, Kostadin Kapo, tregon se është ndërmarrë angazhimi për të organizuar në Shqipëri aktivitete të rëndësishme zyrtare dhe ndërkombëtare të këtij sporti si, kampionate botërore, kampionate europiane dhe kampionate ballkanike, të kategorive të ndryshme.


Brixhi eshte nje loje shume e bukur, te cilen, dhe une e loz qe nga viti 1980. Interesant eshte fakti i termave me origjine franceze qe perdoren ketu, si “Kontre”, kur i a le kundershtarit frenat e dirigjimit te lojes, dhe kur ai eshte shume i sigurte qe i realizon sasine e duarve te deklaruara deklaron “Syr Kontre” . Ne rast se ai e realizon premtimin merr dyfishin e pikeve, pasi ka qene me “Syr Kontre”!, etj, etj.
Perkthyesi – Meqe keni vite qe e lozni kete loje , perse nuk i bashkohesh komunitetit sportiv te kesaj loje . Jemi te hapur per te gjithe
Qe kur luaj bridge ne itali ku jetoj, me ka ndryshuar jeten me si pres ditet kur bejm i tornei. Kush loz bridge nuk loz vetem nje loj ma dhe ne jete te jep suksese.