“Kultura e Komanit” ose e Arbërisë, që dallon nga sllavët e grekët

DITA Online

Në vitin 1898 u ra në gjurmë të një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës. Në vazhdim u zbulua një numër i madh varrezash të ngjashme, rreth 30, të përhapura kryesisht në Shqipërinë e Veriut e në atë të Mesme. Shpërndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njëjtë e këtyre varrezave i ka shtyrë studiuesit të identifikojnë në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur “Kultura e Komanit” (shek. VI-VIII). Në vitet e fundit zbulime të “Kulturës së Komanit” janë bërë edhe në Shqipërinë e Jugut si dhe përtej kufijve shtetërorë, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e në Greqi.

“Kultura e Komanit” është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët.

Por, përveç elementëve të vazhdimësisë ilire, “Kultura e Komanit” përmban edhe elementë të rinj, që lidhen me periudhën e hershme bizantine. Durrësi, baza më e rëndësishme e Perandorisë Bizantine në perëndim, ishte qendra nga ku në thellësi të trevave shqiptare mbërrinin importet dhe, në përgjithësi, ndikimet bizantine. Këto të fundit shquhen qartë në disa grupe stolish, si tokëza rripi, brosha të praruara, vathë etj. Por, mbi të gjitha, ndikimi bizantin materializohet në elementë të artit, pra dhe të besimit kristian. Të tillë janë vathët me motive palloi, skena të Eukarestisë ose unaza me formula e lutje të krishtera.

Ndërkohë që në shumë nga stolitë e gjetura në varrezat e “Kulturës së Komanit” dallohet qartë mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dëshmon se bartësit e “Kulturës së Komanit” kishin përqafuar, ose ishin duke përqafuar, besimin e krishterë. Në këtë kohë, pra në shek. VI-VIII, krishterimi, i përhapur nga qendrat urbane, si Durrësi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur të depërtonte edhe në zonat e brendshme rurale, ku dëshmohet “Kultura e Komanit”.

“Kultura e Komanit”, qoftë në trashëgiminë e saj të kulturës së lashtë ilire, qoftë me elementet e reja të periudhës së hershme bizantine e, në fund, me shenjat e qarta të besimit të krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në mesjetë. Ajo i dallon në mënyrë të qartë, bartësit e saj, shqiptarët, nga fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.

 

v.l/ Dita

 

Share This Article
9 Comments
  • Problemi nuk eshte se ku kemi qene ne shqiptaret,por ku kane qene greket dhe serbet ne kete periudhe.
    Problemi i shtrirjes dhe zmadhimit te popullit serb,ne kurriz te vendasve arberore nuk eshte marre ne konsiderate nga studiuesit shqiptare.Sado sllave te kene ardhur nga Uralet dhe kenetat e rusise,perseri ato smund te barazoheshin me numrin e popullsise iliro-arberore.Fakti qe kane levizur si enklava te perqendruara i ka bere te rrezikshem per assimilimin e popullsise vendase te shperndare ne katunde.

  • Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.

  • dakord per zbulimet.por a eshte tentuar ndonjihere per te bere testin eADN ,per te vertetuar trashegimine gjenetike midis skeleteve te gjetura(ilire apo me te vonshem)me banoret e sotem?pra a ka lidhje midis tyre?

  • Fatkeqesisht,arkeologjia shqiptare nuk i ka kushtuar vemendje studimeve ANTROPOLOGJIKE DHE GJENETIKE.
    E para kaqene teme e ndaluar ne praktiken arkeologjike shqiptare,.Merreshin me kulturen materiale,artefaktet,shkrimet,po te gjenin,por kurre me studimin e skeleteve dhe kafkave,SEPSE KOBIDEROHEJ RRACIZEM NAZIST,PERCAKTIMI DHE KRAHASIMI RRACOR,.Qekur Libri i pare me studime Antropokogjike mbi Rracen shqiptare,botuar nga Jakov Mile ne 1944,u dogj ne turren e druve ne 1946 nga serbo-jugosllavet dhe autori u denua si nacionalist,bartes i teorise naziste per rracen Ariane,qe atehere arkeologet shqiptare e KANE TABU marrjen e skeleteve dhe analizat e ADN.Me e keqja eshte se skeletet e gjetur,i hedhin bashke me dheun e germimeve.

  • Kultura e Komanit?
    E tregon Emrat turke,festat per Bajram,Identiteti Islamik qe luftoi per Turqine kunder Arvanitasve,Grekeve,Epiroteve.
    Kur mohoni termin Vorio Epir,Kostandinopolin kryeqendren e Jeorgios Kastriotis qe e vete Stamboll,te gjitha Toponimet e Lashta I ndruat atehere flasim per shtet te degjeneruar,jo te ndershem me historine,protektorat anerikanofashistoturk.
    Thjesht per te ardhur shume keq.

    • Po Pellazgos, kultura iliro-arbnore e Komanit!
      Ndërsa Epiri është një. Dhe nuk është as grek, as arbnor.
      “…Straboni… nuk lë të dyshohet se epirotët, po ashtu si dhe ilirët dhe trakët, ishin fqinjë të grekëve e jo grekë, kur thotë: “Edhe sot akoma, trakët, ilirët dhe epirotët rrojnë në kufi të Greqisë” (οἱ δὲ Θρᾷκες καὶ Ἰλλυριοὶ καὶ Ἠπειρῶται καὶ μέχρι νῦν ἐν πλευραῖς εἰσιν: ἔτι μέντοι μᾶλλον πρότερον ἢ νῦν, ὅπου γε καὶ τῆς ἐν τῷ παρόντι Ἑλλάδος)…”Të dhëna gjuhësore
      Fjalët e trashëguara epirote që njohim janë shpjeguar me anë të shqipes e jo të ndonjë gjuhe tjetër
      Numëri i fjalëve te trasheguara epirote që njohim është i vogël, por gjuhëtarët i kanë shpjeguar ato me anë të shqipes.

      Disa nga këto fjalë jane:

      aspetos Kjo fjalë del te Plutarku kur ai tregon se aspetos (Ἄσπετος) quhej Akili në gjuhën e vendit (ἐπιχωρίῳ φωνῇ )23. Kjo fjalë është interpretuar edhe si një fjalë greke edhe me fjalën shqipe i shpejtë. Por, ka dy arsye që e bëjnë më të besuëshëm shpjegimin me fjalën shqipe i shpejtë. Së pari se në Iliada Homeri në dy vënde e mbiquan heroin “këmbëshpejtë” (πόδας ὠκὺς)24, 25 dhe, së dyti, se Plutarku na thotë shkoqur dhe thekson që me këtë emër, aspetos, Akili quhej në “gjuhën e vëndit”.

      barden (βαρδἥν), τὸ βιάζεσϑαι γυναίκας Ἀμπρακιώται. ‘gruaja me barrë, ndër ambrakiotët’ thuhet në Fjalorin e Hesikut. Nga ilirishtja kjo fjalë ka hyrë në latinisht equa bardia ‘pelë mbratë’ dhe është trashëguar në shqipen ‘bratë, mbratë’, që, sipas V. Pisanit, ka dalë nga një ilirishte *bhordịō ‘bars mbars’ 26. Në greqisht Heisku e përkthen këtë fjalë biazesthai (βιάζεσϑαι).

      daksa (δάξα) e jep Hesiku 27 si një fjalë epirote. Është shpjeguar me fjalën shqipe det. Francesco Ribezzo (1875-1852) e krahasoi ate me ilirishten *dakti 28. Fjala greke për detin është thalasa (ϑάλασα). Në greqishten e lashtë deti quhet thalasa (ϑάλασα).

      dramis (δράμιξ) ‘bread’. Është lidhur me shqipen dromcë ‘thërrime’29 dhe me maqedonishten dramis (δραμις) ‘fetë buke’. Ka dalë nga proto-indo-europianishtja *dhreu28.

      gnosko (γνώσκω) ne epirotisht kishte kuptimin njoh. Siç vuri re Paul Kretschmer, kësaj forme epirote i mungon dyfishimi karakteristik i greqishtes [ γιγνώσκω ( gignṓskō ) dhe γινώσκω ( ginṓskō) ‘njoh’]. Është e njëjtë me fjalën e trashëguar ilire * gnēskō 30 dhe me shqipen njoh, që ka dalë regullisht, në bazë të regullave fonetike të shqipes, përmes kalimeve sk>h dhe gn>nj.

      manu (μάνυ) ‘i, e vogël’ (μάνυ πικρόν ᾽Αθαμᾶνες) 31. Fjalë që përdorej nga fisi epirot i atamanëve, prej së cilës rrjedh fjala shqipe mang ‘i vogli i një kafshe ose zogu’31, që, nga ana e saj, e ka burimin në një rrënjë proto-indo-europiane *men ’i, e vogël’. Eqrem Çabej a ka konsideruar këtë fjalë si një konkordancë epirote-shqiptare31. Këtë fjalë epirote Hesiku e përkthen me greqishten pikron.

      pelio/pelia (πέλιος/πελία). Fjalë epirote për ‘plak/plakë’. Është trashëguar në shqipen plak/plakë dhe rrjedh nga ilirishtja *pelak 32. Lidhet dhe me maqedonishten e lashte pelia ‘old man’33. Në greqisht pleqtë quhen gerontes.

      Pelagones ishin pleqësia e epirotëve të cilën së pari von Hahn e lidhi me shqipen plak34, që është ruajtur në institucionin shqiptar “pleqësia e fshatit”. Rrjedh nga ilirishtja *pelak 35 .

      Emrat e njerëzve

      Në mbishkrimet e gjetura në Epir dalin edhe emra njerëzish me tingëllim ilir si Admatos, Amyntas, Anna, Annyla, Appoitas, Dazus, Derdas, Menoitas, Pyrrhos, Sabyrtios, Sabylinthus (Σαβύλινθος). Emrin femëror ilir Bikerna e gjejmë si emër fshati Pikernes (sot Piqeras) në bregdetin e Epirit 36. Banorët shqiptarë të territoreve të Epirit përdorin ende një numër emrash të lashtë ilirë si Balil
      Emrat e fiseve epirote

      Një veçori unike e pa vënë re, ose e patheksuar sa duhet, që flet në të mirë të identitetit etnik ilir të epirotëve, është numëri i konsiderueshëm i emrave të fiseve epirotë që i gjejmë edhe si emra fisesh ilire. Numri i tyre është i atillë që nuk mund të shihet si një lojë e rastësisë, kur ngjashmëri të tilla me emrat e fiseve greke ose trake mungojnë. Disa prej këtyre fiseve ‘binjake’ iliro-epirote janë:
      Autariatët e Ilirisë qëndrore kanë ndajgjegjësin e tyre në autariatët thesprotë në Epir.

      Amantëve ilirë u përgjigjen amantët epirotë në Kaoni dhe amintët në Thesproti .
      Atintanëve ilirë u përgjigjen atintanët epirotë në luginën Vjosë-Drino.
      Enkelejve ilirë u përgjigjen enkelejtë e Kaonisë në Epir.

      Dasaretëve ilirë u ndajgjegjen deksarojtë epirote.
      Pleraejtë ilirë në Dalmaci kanë ndajgjegjësin epirot në pleraejtë thesprotë (S. Bizantini).
      Boii , një fis në në Ilirinë veriore e ka ndajgjegjësin në fisin Boioti të Epirit veri-lindor nga i cili, ka të gjarë, rrjedh edhe emri i mesëm i despotit të Despotatit të Epirit, Gjin Bua Shpatës….

      Paçka se pastaj vendin e arbnorëve dhe epirotëve e pushtoi kolera turke, që solli nga Anadolli dhe ngulmoi në këto troje asqerë, çaushë, bylykbashë, kadinj,racë të ulët që edhe sot i dallon lehtë , sikur po sheh një film turk…Sidomos në Shqipërinë e Mesme.
      Ç’të bësh, ironi e fatit të keq të arbnorëve e epirotëve!

  • Z.Arber!Po nuk e kupton nivelin kafshar te Pellasgosut,qe i jep pergjigje te detajuar etimologjike,qe atij i duken si Dacibao kineze.Po ky eshte si ay kafshari me mushka i kooperatives se Kosines,qe greket e bene prift dhe mblodhi gjithe varret e fshatit,i shiti per ushtare greke.
    Miqesisht dy verejtje kam per etimologjite.Fjala det,nga sa mbaj mend nga Cabeu,nuk eshte fjale e trashegimise indo-europiane te shqipes,por fjale e huazuar nga latinishtja- Deubetos.
    Per fjalen mangu,qe i pergjigjet epirotishtes Manu,Cabej jep nje krahasim te shkelqyer me Mangu i Sutes,qe perdoret ne te folmen e Veriut,per te voglin e Sorkadhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *