Situata tek Unaza e Re, reagon Meta: Të vendoset dialogu mes palëve

DITA Online

Në një njoftim që vjen nga Presidenca thuhet se presidenti Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat  të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të  mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre“, thuhet në njoftimin e dalë nga zyra e Presidentit.

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Tek “Të drejtat dhe lirite themelore të njeriut” bëjnë pjesë edhe
    e drejta të zaptosh tokat e tjerëve dhe të ndërtosh shtëpi?
    Presidenti ynë,duke qenë njohës i mirë i kushtetutës siç e ka
    treguar,shpresojmë të na sqarojë .

  • Ketij palo presidenti ju mbyll goja per Bularatin qe e kishte per detyre te fliste per sigurine Kombetare per ate akt te ndyre qe bene fashistet grek,na i doli gjumi dhe si palaco fut hundet ne planet urbane te Bashkise.O palo president kjo eshte detyre e gruas tende ashtu sic hoqi cizmet te heq dhe fustanin per LS I-ne tende force e pa pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *