Si e shtiu në dorë mafia italiane Maltën me bastet online

DITA Online

Një hetim i fundit në Itali ka hedhur dritë mbi kontrollin që ushtronin familjet mafioze italiane dhe organizata kriminale “’Ndrangheta” mbi bastet online.

Aktiviteti shtrihej në shumë vende jashtë Italisë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Mediat italiane bëjnë të ditur së në këtë bosët e familjeve më të mëdha mafioze kishin fituar miliarda euro nga ky aktivitet. Ata pastronin para nëpërmjet basteve që më pas investoheshin në sektorë dhe vende të ndryshme. Për këtë aktivitet kanë përfunduar në pranga 68 persona, të akuzuar për pastrim dhe riciklim parash. Për të rënë në gjurmët e kësaj pasurie të ardhur në mënyrë të jashtëligjshme ka qenë thelbësor bashkëpunimi me “Eurojust” dhe autoritetet gjyqësore të Austrisë, Zvicrës, Britanisë, Holandës, Belgjikës, Kuraçaos, Serbisë, Shqipërisë, Spanjës dhe Maltës.

Edhe pse është hera e parë që Shqipëria përmendet në aktivitetin e paligjshëm të basteve online të mafias Italiane, organizatat kriminale të vendit fqinj janë të njohura për zgjerimin e aktiviteteve të tyre në shtetet e tjera. Një hetim mbi historitë familjare të klaneve të mafias disa muaj më parë, zbuloi për herë të parë lidhjet e thella të mafias siciliane me aktivitetin e basteve dhe mënyrën sesi këto organizata e përdorën Maltën si qendër për të zgjeruar shtrirjen dhe fitimet e tyre.

“Operacioni Beta” i karabinierëve italianë në vitin 2017 çoi në arrestimin e 30 individëve si pjesë e një investigimi të madh kundër aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit dhe pastrimit të parave, të lidhura me familjen mafioze siciliane Santapaola-Erculano.

Lidhjet datojnë në vitin 1974, kur një sicilian dhe bashkëshortja e tij shkuan në Gozo për muaj  mjalti. Atyre u pëlqeu ishulli aq shumë sa u kthyen shpesh. Për vendasit që u qëlloi të bisedonin me të në Piazza San Frangisk ai njihej thjesht si Toto, por ata nuk e dinin se ai ishte kumbari i famëkeq nga Corleone. Salvatore ‘Toto’ Riina, nuk ishte një sicilian i zakonshëm. Disa vjet pas muajit të mjaltit të tij Maltë, ai zëvendësoi Luciano Leggio dhe u shndërrua në “bosin e bosëve” të Cosa Nostrës. Riina, terrorizoi Sicilinë dhe e bëri shtetin italian të dridhej, por në Maltë pritej me nderime të jashtëzakonshme.

Ai u ngjit në pushtet dhe bashkë me të u ngrit edhe brezi ri i udhëheqësve të Cosa Nostras.  Klani Corleonesi nën udhëheqjen e Toto Riina arriti kulmin e kontrollit mbi Sicilinë dhe më gjerë. Në të njëjtën epokë, një shef tjetër po rritej nëpër radhët e mafies siciliane. Në Catania, një i ri i cili ishte po aq ambicioz sa Riina po merrte kontrollin. Benedetto Santapaola, i njohur ndryshe si Nitto u prezantua nga kushëriri i tij Francesco Ferrera në familjen më të madhe mafioze të Catanias. Nuk ishte surprizë që Vincenzo Romeo, nipi i Benedetto Santapaola u konsiderua si një udhëheqës modern në zonë. Bosi i arsimuar dhe ambicioz e kuptoi se lojërat e fatit dhe bastet online ishin mjaft fitimprurëse. Në prill të vitit 2015, Romeo u nis drejt Maltës me 38,000 euro në xhep për të filluar një biznes të ri në këtë sektor.

                                 Totto Riina

Për shkak të së shkuarës kriminale të familjes së tij, ai kurrë nuk mund të merrte licencat e nevojshme nga autoritetet italiane. Operacioni “Beta” zbuloi se Romeo, i cili drejtonte një zinxhir lokale bastesh në Sicili, ishte lidhur me Massimo ‘Nunzio’ Lagana, një mafioz i njohur në Messina. Njohuritë e Laganas në lojërat e fatit e ndihmuan që të rekrutonte një sërë njerëzish në Maltë për të krijuar një kazino online që do të plotësonte të gjitha nevojat e Romeos. Pasi Romeo aprovoi softuerin, ai u instalua në makinat e lojërave të fatit në lokalet e tij të basteve edhe në Sicili. Hetuesit italianë thanë se lokalet i lejonin klientët të vendosnin baste në llogari të zakonshme të mbajtura nga pronarët e bareve dhe jo në llogaritë e tyre personale, duke e lejuar kështu Romeon të pastronte paratë. Burimet brenda industrisë ilegale të lojërave të fatit thanë se klanet mafioze dërgonin burrat e tyre në dyqanet e basteve për të mbledhur pjesën e tyre. Pjesa më e madhe e parave u pastrua nëpërmjet bankave italiane ndërsa një pjesë dërgoheshin tek ndërmjetësit në Maltë.

Vincenzo Roome

Vëmendja ndërkombëtare mbi pazaret e mafies në Maltë erdhi  pas vrasjes së e njё gazetareje investigative. Mё 16 tetor 2017 shteti mesadhetar humbi pafajёsinё e tij nё sytë e opinionit ndёrkombёtar. Gazetarja 53 vjeҁare Daphne Caruana Galizia u vra gjatë shpërthimit të një bombe në makinë. Ajo kishte marё disa herё kёrcёnime me vdekje ndërkohë që kishte investiguar implikimet e mundshme tё familjes sё kryeministrit  Joseph Muscat nё biznese jo transparente financiare.

                    Daphne Caruana Galiz

Marrë nga: Gazeta Si

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *