Kryeministri Zoran Zaev sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, në të cilën kanë njoftuar për hapat e qeverisë në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetareve dhe prezantuan hapat që do të ndërmarrin.
Në fund Zaev sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e Gruevskit. Zaev bëri apel që Gruevski të tregojë nëse e ka lënë Maqedoninë me vullnet të plotë apo është rrëmbyer.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski të vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjërat, a ka ikur vullnetarisht zoti Gruevski nga Maqedonia, para se gjykata ta ketë lëshuar urdhrin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer. Pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria. Është e udhës që si shtet t’i bëjmë këto pyetje”, tha Zaev.
Dyshimet se Gruevski është rrëmbyer, Zaevi i arsyetoi me atë që Gruevski është arratisur me veturë diplomatike nga ana e ambasadës.
Ai tha se të gjitha dëshmitë që posedojnë do t’i dorëzojnë në Hungari, por edhe tek Bashkimi Evropian.
Ndërsa shtoi se në lidhje me këtë rast ka bashkëpunim të mirë edhe me autoritetet shqiptare edhe malazeze.
o.j/dita

Pordhe me rigon
Na çate trapin me Gruevskin. Ka boll tema te tjera per te shkruar, apo jeni bere dhe ju si ajo paçavurja e Meros qe merr urdhra nga Asfalia gerrke ?
Sllavet po tallin bythen me BE-ne, Zaev nga i pandehur po e ben viktime Grueskin.