MASKARAI MEDIATIK

Leda Hysa

Nga Viktor Malaj

Prej gati tre dhjetëvjeçarësh po bëhen përpjekje vigane, të përditshme dhe të pamoralshme për të bindur shqiptarët, si për shumëçka tjetër, se media (e shkruar dhe vizive) është pushtet i katërt, që s’varet nga pushtetet politike, nuk iu shërben atyre dhe, akoma më rrejshëm, se është shpëtimtari i popujve nga pushteti i zgjedhur prej vetë popullit. Pra, një pushtet i zgjedhur dhe ngritur nga një grusht individësh dhe për t’i shërbyer privatit qenka shpëtimtari i popullit nga pushteti i votuar prej shumicës së popullit.

Që media është e rëndësishme në aspektin kulturor, informues dhe demokratik kjo s’ka dyshim, por të përpiqesh ta paraqesësh atë si diçka jashtë shoqërisë, jashtë politikës dhe jashtë natyrës dhe interesave njerëzore kjo është sa e pavërtetë, aq edhe e padrejtë. Publicisti, qoftë botues, qoftë mendimshkrues a mendimdhënës është, para së gjithash, njeri dhe qytetar si gjithë të tjerët, si mësuesi, punëtori, bujku, polici, biznesmeni, filozofi apo shkencëtari dhe si i tillë, diku më shumë e diku më pak, është bartës dhe shfaqës i veseve dhe virtyteve njerëzore.

Në dallim nga shumica e popullsisë personi mediatik karakterizohet nga dy anë: mendimet, idetë, prirjet, interesat, veset dhe virtytet e veta i bën publike, diku hapur dhe diku të nënkuptuar dhe, ana tjetër, veprimtaria e tij publicistike ka ndikim tek shoqëria. Ky ndikim, diku më i madh e diku më i vogël, mund të jetë për mirë ose për keq. Shkurt, publicistika dhe media janë në një masë të madhe opinionformuesit e shoqërisë dhe në jo pak raste udhërrëfyesit e saj. Personi mediatik bëhet kështu një mësues i shoqërisë dhe, në varësi të kulturës që zotëron dhe në veçanti në varësi të moralit dhe personalitetit të vet, e ndihmon ose e pengon përparimin shoqëror.

Në Shqipëri, ashtu si kudo tjetër, ka një numër jo të vogël personash mediatikë që, me aq sa dinë dhe aq sa munden, me përkushtimin e tyre kanë ndihmuar dhe ndihmojnë në ndriçimin e dukurive shoqërore, kulturore dhe politike. Në aspektin politik, shërbimi i medias ndaj shoqërisë duhet të shprehet në zbulimin e të metave, gabimeve, fajeve dhe krimeve të klasës politike, të atyre që janë në pushtet, atyre që duan  të vinë në pushtet (opozitës), atyre që kanë qenë ose jo dikur në pushtet dhe që synojnë e luftojnë të marrin sa më parë pushtetin.

Krahas këtij grupi jo të vogël, si në fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore edhe në media punon edhe maskarai mediatik. Në dallim nga gazetari apo opinionisti i zakonshëm i cili mund të japë dhe shprehë edhe mendime apo ide të gabuara, por me idealizëm dhe përkushtim e kritikon politikanin dhe sidomos politikanin qeverisës, maskarai mediatik ka disa veçori të tjera: ai është i kudondodhur dhe kurdondodhur; vrapon nga njëra studio televizive tek tjetra, flet me fjalë të zgjedhura për të bërë përshtypje se është i ditur, hiqet si idealist ndërsa është arrivist; flet në emër të shoqërisë megjithëse nuk përfaqëson as familjen e vet; shfaqet si luftëtar i parimeve, por është gjuetar përfitimesh; hiqet si i përmalluar për popullin dhe vajton “mjerimin” e shoqërisë, ndërsa në të vërtetë shtyhet nga interesat e veta; bën sikur e gjykon qeverisjen nga prizmi i interesave popullore, ndërkohë që hallin e ka tek plotësimi apo mosplotësimi i kërkesave të veta në raport me pushtetin e radhës; përfytyrimet dhe sajesat e veta i paraqet si realitete të qenësishme, gjithnjë në raport me kënaqësinë apo pakënaqësinë që ka ai vetë me realitetin shoqëror dhe politik; njerëzve iu duket i ditur (meqë thirret e shfaqet aty-këtu), hiqet si i paanshëm, shpif e fyen të tjerët, por nëse qeveritari i kundërvihet fillon e mbrohet me gjoja “dhunimin” që po i bëhet shtypit dhe fjalës së lirë; ia lejon vetes ato që ua ndalon të tjerëve; çdo investim qeveritar e shpall si aktin më të madh korruptiv pa dhënë argumente financiare apo prova të hulumtuara; në shoqërinë shqiptare nuk sheh asgjë të mirë përveçse krime; hiqet sikur merakoset se po ikin shqiptarët nga vendi por, në anën tjetër, me pesimizmin që mbjell dhe me përshkrimet e errëta që i bën gjendjes, e nxit përditë largimin e njerëzve nga Shqipëria; botën perëndimore e paraqet si një parajsë, pa kurrfarë të metash e padrejtësish, si vend që pret krahëhapur çdo fatlum që e mësyn; mallkon oligarkët, por ëndërron të bëhet vetë i tillë; nuk lë gjë pa thënë për drogën, por vajton humbjen e pagës që merrte nga institucioni i ngritur dhe mbajtur me paratë e drogës; kërkon ndryshimin e gjendjes dhe raporteve ekzistuese politike me çdo mjet, kur kjo gjendje nuk i shërben atij dhe për këtë është i gatshëm të mashtrojë, nxisë dhe keqpërdor popullin duke e yshtur atë në sjellje dhe veprime të paligjshme, antidemokratike etj.

Tek maskarai mediatik mos kërkoni të gjeni urtësi, drejtësi, burrëri dhe përkorë. Tek ky tipi nuk gjeni dot asnjë nga këto virtyte të përcaktuara prej shekujsh si themelore. Duke qenë i zhveshur nga virtytet maskarai mediatik nuk do t’ia dijë as për të vërtetën dhe as për faktet. Ai i anashkalon faktet ose i shtrembëron dhe i keqinterpreton ato në shërbim të qëllimit të tij. Kështu, për të mbështetur alibinë e opozitës për humbjet në zgjedhjet e fundit, gjoja të fituara nga shumica me blerje votash, ai kapet pas rezultateve të një sondazhi që konkludonte se 20% e të pyeturve pohonin se iu ishin ofruar para përpara votimeve dhe këtë përqindje ia faturon shumicës qeverisëse. E vërteta është se pyetja s’kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e vitit 2017, por pyetej nëse iu ishin ofruar para “ndonjëherë” që nënkupton qyshkur u ka lindur e drejta për të zgjedhur dhe përgjigjet nuk specifikonin se nga kush ishin bërë ofertat. Sigurisht që pjesë e ofertave (ndoshta pjesa më e madhe) janë edhe krijueset dhe praktikueset më të zellshme të blerjes e shtrembërimit të votës, PD dhe LSI. Maskarai mediatik e pranon këtë sondazh dhe e keqinterpreton atë, por hesht ndaj gjithë sondazheve të tjerë, vendas e të huaj, që shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve, pohonin se PS do të fitonte atë shumicë deputetësh që praktikisht fitoi.

Maskarai i sotëm mediatik është një qytetar normal që duhet respektuar kur kritikon qeverisjen dhe, madje, edhe kur kërkon zëvendësimin e qeverisjes aktuale me një tjetër më të mirë, por ai shndërrohet nga qytetar dhe publicist i dobishëm në maskara i dëmshëm dhe i rrezikshëm kur ndërrimin e qeverisjes e kërkon dhe e nxit të arrihet me mjete antidemokratike, qeverisjen ekzistuese kërkon ta zëvendësojë me një tjetër akoma më të keqe, mjafton t’i qetësohen instinktet dhe të shpresojë në realizimin e synimeve vetjake.

Qeverisja e sotme e Shqipërisë ka mjaft të meta, gabime e mosrealizime dhe përmirësimi i saj apo zëvendësimi me një tjetër më të mirë është kërkesë legjitime dhe e pakritikueshme, por kjo duhet bërë nëpërmjet bindjes së popullsisë me të vërtetën dhe jo me trullosjen që sjellin mashtrimet, sajimet dhe keqinformimet. Maskarai mediatik nuk do t’ia dijë as për të vërtetën dhe as për parimet e funksionimit politik e demokratik të shoqërisë.

Kur opozita aktuale ishte futur në Çadër me pretekste qesharake dhe në një moment delikat për Reformën në Drejtësi dhe raportet e Shqipërisë me BE-në, maskarai mediatik dilte hapur dhe kërkonte ndryshimin e raporteve politike me dhunë duke pohuar se s’bëhej nami pse digjeshin apo shkatërroheshin disa ndërtesa. Ai nuk donte t’ia dinte se faturën e dëmeve materiale do ta paguante qytetari shqiptar dhe jo politikanët, as ata qeverisës dhe as ata kakarisës. Maskarait mediatik nuk i bëhej vonë se nga dhuna mund të humbeshin jetë qytetarësh, siç ka ndodhur më shumë se një herë, dhe se dhuna do të ndikonte negativisht në opinionin politik evropian, domethënë në afrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Tani, pasi e pa se as Çadra qesharake dhe as dhuna imagjinare nuk bënë punë, maskarai mediatik ndien kënaqësi që pushtetin po e lufton kundërshtari edhe me mënyra ekstraligjore, që do të thotë të paligjshme, dhe e këshillon opozitën politike të mos futet në zgjedhje pasi “I vetmi vend ku Rama humbet është bojkoti i zgjedhjeve”. Në këtë mënyrë opinionisti makara këshillon anormalitetin dhe e bën këtë në emër të “demokracisë” dhe “interesave” të popullit. Atij nuk i interesojnë as mendimet e shumicës së popullsisë, as fakti që sondazhet e herëpashershme të brendshme e të jashtme tregojnë se qeverisja aktuale gëzon përkrahjen e shumicës së shqiptarëve dhe, kështu, injoron, fyen dhe nëpërkëmb mendimet, interesat, vendimet e shumicës së popullsisë dhe kërkon t’i përmbysë ato me rrugë të paligjshme dhe antidemokratike. Në vend që t’iu ndryshojë shtetasve mendimet, gjykimet dhe vendimet nëpërmjet arsyetimit, maskarai mediatik kërkon t’iu imponohet me rrugë e mjete antiligjore dhe antidemokratike, duke u përpjekur të zhvlerësojë vullnetin e shumicës.

Maskarai mediatik mund të jetë edhe botues i cili, i dëshpëruar nga dështimi i biznesit të vet dhe mosdhënia e favoreve nga qeveria, bën trimin duke kërcënuar Kryeministrin e vendit me një tjetër 12 shtator 1998 dhe duke nxitur kështu dhunën kriminale ndaj institucioneve legjitime, ashtu siç ka bërë në 1997. Ai kërkon të kthejë me dhunë në pushtet ata që dikur i patën rrahur, sakatuar e burgosur gazetarët dhe i patën djegur redaksinë e gazetës por ua ka ” falur “. Për të, media nuk është mision por një lloj biznesi i ngjashëm me atë të importimit dhe shitjes së ilaçeve të skaduara apo i miellit të ndaluar nga Serbia. Koncepti i tij për shtetin dhe parimet demokratike është i ngjashëm me mentalitetin dhe moralin e kaçakëve që dikur sulmonin dhe grabisnin karvanet që shkonin në rrugën e tyre, madje edhe në katundin ku ka lindur ai.

Nëse e pyet maskarain mediatik se me cilin mendon ta zëvendësosh qeverisjen dhe qeverisësin aktual ai ose hesht ose thotë se me cilindo tjetër vetëm ky të mos jetë. Ai nuk do t’ia dijë se ata që presin, pretendojnë dhe kërkojnë të zëvendësojnë qeverisjen aktuale janë një tufë njerëzish të stërsprovuar dhe të stërdështuar e të diskredituar. Të diskredituar jo thjesht për shkak të mosarritjeve qeverisëse dhe mosmbajtjes së premtimeve, por për shkak të mungesës alarmante të vlerave të tyre morale dhe për shkak të abuzimeve dhe keqpërdorimeve të pushtetit. Maskarain mediatik nuk e shqetëson fati i shoqërisë shqiptare, por e ardhmja e interesave vetjake, përndryshe nuk do të kërkonte rikthimin në pushtet të disa individëve politikë që në të shkuarën kanë kryer krime, madje “krime të tmerrshme” (i cilësoi një ambasador i huaj) dhe nuk janë ndëshkuar pasi i ka mbrojtur pushteti i tyre që kishte kapur për fyti sistemin e drejtësisë.

Maskarai mediatik, ashtu si të ngjashmit e tij, e ka të qartë se vendit nuk mund t’i vijë kurrfarë ndryshimi për mirë, nëse në krye e drejtim të tij vijnë të njëjtit njerëz, i njëjti moral e mendësi, nëse kthehet berishizmi i mbartur dhe zbatuar nga pasardhësit e tij shpirtërorë përfaqësuesi i të cilëve përbetohet botërisht se kurrë nuk do ta vrasi “babanë politik” që do të thotë se kurrë nuk do të gjykojnë e dënojnë fajet dhe krimet e regjimeve berishiste të cilat shqiptarët i kanë refuzuar masivisht me votë dhe me revoltë. Pra, edhe pse e di shumë mirë se të njëjtat faje e krime do të mund të përsëriteshin, ndoshta në forma edhe më vulgare dhe të dëmshme, sepse ato nuk konsiderohen të tilla nga pasardhësit shpirtëror të berishizmit, kjo nuk e pengon maskarain mediatik t’i këshillojë këta pasardhës që të rikthehen në pushtet edhe me mjete të paligjshme që do të thotë në rrugë antidemokratike. Mjafton të kënaqet instinkti i tij i hakmarrjes ndaj kryeministrit për shkak të cenimit të ligjshëm të disa interesave vetjake. Interesi popullor s’ka fare rëndësi për të, ai shërben vetëm si shark për të fshehur mllefin prej nga i buron energjia për të qenë maskara.

Share This Article
43 Comments
  • Maskarai mediatik ne sherbim aktiv ndaj pushtetit pasqyron protesten te astiri si kundervenie ndaj projektit te unazes, kur ata hallexhinjte kane hall koke per pronat e tyre.

    • Maskara mediatik jane edhe moderatoret apo redaktoret e gazetave te ashtuquajtura te pavarura,qe ndonese lejojne qe kryeministrin ta shajne me liber shtepie ,por ama kur kritikohet apo akuzohet Rama per probleme konkrete jo vetem nuk e botojne shkrimin,por edhe si koment e heqin bashkew me shkrimin!
      Nje fakt:
      -Diten qe qeveria beri analizen e vitit te pare te mandatit te dyte gazetrat kryesore botuan shkrimin perkates!
      Une dergova nje koment ku klritikoja Ramen per disa probleme,por cuditerisht pas 2-3 oresh ky shkrim i rendesishem u hoq bashke me komentin tim!
      Mos valle dhane urdher nga qeveria?
      Gjate diteve qe komentohej mos dekretimi i Lleshit, bera disa komente ku argumentoja SKANDALIN e mos dekretimit,pa aftesine e Metes dhe Rames per ta argumentuar problemin dhe ne fund zgjidhja ishte nje komedi e felliqur!
      E gjithe ishte nje loje,e denje per t’u shfaqur si komedi ne tere boten,por gazetat ne fjale e censuruan komentin tim!
      Arsyet i dine moderatoret,por une i cilesoj si MASKARENJ MEDIATIK!
      Kam bere nje shkrim ku denoncoja UKT dghe kryebashkiakun e Tiranes se VJEDH QYTETARET ME TAKSA TE PA LIGJESHME,por pas pergjigjes SKANDALOZE TE KRYEMINISTRIT RAMA se “UKT NUK VARET NGA QEVERIA” edhe maskarenjte mediatike e fshine komentin tim!
      Shikoni edhe veten ju te DITES se nuk jeni me pak se te tjeret!

    • Karakteristikë dalluese jo vetëm e kësaj gazete, por edhe e pothuajse gjithë gazetave dhe portaleve të tjera online, është se kryeredaktorët si dhe redaktorët e thjeshtë nuk kontribojnë sa duhet për të përmirësuar imazhin tepër negativ që është krijuar për ta. Sot kemi arritur në një pikë ku askush prej lexuesve të kësaj gazete (për mua jo cilësore) s’mund të thotë me saktësi, se cili prej personave që figurojnë ke stafi [http://www.gazetadita.al/stafi/] i përmbush minimalisht kriteret e një gazetari, për të cilin primare është ruajtja e etikës profesionale dhe sekondare sharlatanizmi.

      Kur flasim për sharlatanizëm gazetaresk, te kjo kategori përfshihen të gjitha ata, të cilët i shpërfillin me naivitetin e një gazepi provincial kërkesat e domosdoshme si:

      – Vërtetësia e lajmit
      – Kujdesi në hulumtime dhe dokumentacion
      – Raportimi objektiv
      – Paanshmëria në rast konflikti
      – Forca e argumentit në vend të inflacionit të opinionit
      – Barazpesha, neutraliteti,
      – Liria e veprimit në punë,
      – Pavarësia individuale
      – Të qënit i pakompromentueshëm
      – Konfidenca

      Maskarenjtë mediatikë e shpërdorojnë të qënit brenda saj si trampolinë për të inskenuar veprimet e tyre. Sfida e gazetarit të ndershëm është që me instrumentet që i janë vënë në dispozicoin t’i shërbejë zhvillime shoqërore me interes të përbashkët, duke mos ja lejuar vetvetes që për grusht pará të keqpërdoret si letër higjenike prej cilitdo prej eprorëve që ka mbi kokë.

      Dy fjalë për censurën. E testuar, e vërtetuar dhe e konstatuar me dhjetra herë nga lexues të ndryshëm, ajo vazhdon të jetë selektive (dhe këtë s’e lotin as topet e topit), pavarësisht se kjo lloj censure është vënë jo një herë, por me dhjetra herë në dukje. Që është selektive këtë e vërteton fakti, që në këtë formum gallate publikohen me mjaft zell të bëfshat dhe *q*fshat e hajdarëve të ditës (e paimagjinueshme kjo për vendet e BE-së), dhe gëlltitetn si shuk letre “çarçafë të bardhë”, brenda të cilëve edhe me qiriun e Thanos të kërkosh nuk gjen dot as edhe një shkelje nastro-brutale të etikës.

      • O shoku… si ta thonë mo? Ah po…Viktor.

        Mua dje më doli në ëndërr sikur RILINDI tulloni digjital, kurse ti ia paske drejtuar (si më 21 janar) pistoletën çadër “maskarenjeve” të kazanit mediatik. Po ça bën kështu ore se janë gjynah…

  • Kaloi rrivarrimi i Mid’hat Frasherit.Qurravitjet e gjasme revolta e “gazetareve inatçor hatermbetes te majte” per kete “Tragjedi Tradhtare Ramiste” u fashit.
    Shkruan nga 3 artikuj Bedriu ,3 Xhevdeti i cili do bente 4 por se la Alimadhi me kercenimin e tij te papare ne trevat shqiptare ,3 beri dhe Viktori ,gjysem Pellumb Xhufi ,1 Gjeçovi dhe nga 20 apo 30 anetaret e celulave komuniste te lokaleve te Shqiperise.
    Tre dite zgjat çudia me e madhe.E “mallkuan Edin ,ju betuan njeri tjetrit ,qe per Edin nuk votojme me ,shane Mid’hatin qe mori Edin ne qafe e sot u kthyen aty ku i therret Partia.
    Armiku me i rrezikshem eshte ai qe harrohet….thone komumistet.Tre dite pa share Berishen ,hera e pare qe ndodh ne 28 vjet.
    Madje u shenua dhe gafa e madhe nga disa shoke….kete qe beri Edi ,se ka bere as Berisha ??? Jo dhe jo te dashur shoke ,ky quhet oportunizem dhe ulje vigjilence.
    Keshtu qe mos ulni vigjilencen se “uji fle por Sala nuk fle”
    Grusht bashkuar rreth Edit per rrivarrime te tjera.
    Me pak fjale eshte ashtu siç thuhet ne Bibel…..qeni u kthye te te vjellat e veta.
    Mendoni dhe per ne shoke te Agjit-Propit ,si do ta shtyjme kohen pa ju ???

    • Se do ish gjall Lazgushi
      Qe s’esht kah koh e mot
      Do thosh qe je askushi
      Po pjerdh e lodhesh kot

      Ben pjes te nje grupim
      Qe jeni fort te marre
      S’e flet si kari in
      Ksaj toke i ben vec barre.

  • Maskarenjte mediatike? Po numuroj disa! Me i “vyeri” eshte ish komunisti, i burgosuri politik,ish bir blloku,i shitur dhe i blere nga Saliu dhe ata qe qendrojne prapa tij,shpirtziu,helozi Tos Todi Lubonja1 Ne ngjashmeri me te eshte Andi Medi hysni Bushati! Edhe ky i kthyer ne demokrat nga Saliu pasi kaloi Ylberin! Ju e dine se kur kalon ate ndron gjinine! Vjen ZHeji sofisti qe ka qene shok me Ramen dhe i ka ngrene buken te jemes se Edit! Vjen Avukati komunisti i denuar politik bllokmen! Ka edhe te tjere ne kete kategori duke permendur Fahri Slabinja Balliu,ish Zeri i Popullit dhe Tani Rudina Xhunga,! E pastaj vjen Blendi ,beu i Staroves,Ylli Rakipi hajduti i Albanias me Saliun! Qim Peka trimi qe vrau gocen ne makine,Elvis i CN! ARI dhe :intelektuali” dy emra qe mbrojne Saliun dhe Andin me gjysemanalfabetizmin e tyre! Te me falin ata qe nuk po me kujtohen tani por nuk do te harroj mediokren Eni Vasili! Te rroje sali-meta!

  • Ky shkrim do kishte vlere para ndonje jave. Para se I Gjati te permbyste kupen! Nga pena e mprehte e Viktor Malajt do te kisha deshiruar te lexonja diçka rreth “thagmave” te debilit te gjate rreth Mit’hat Frasherit. Por ndofta Viktori nuk replikon dot zjarr per zjarr. I duhet kohe te qendise mendimet dhe konkluzionet e veta. Sidoqofte une mendoj se te gjitha ato qe ka shkruar rreth maskarait mediatik, (do te rradhisnje ketu pa asnje dyshim Lubonjen, Zhejin, Bushatin, Peken), jane te sakta dhe te qarta si drita e diellit. Nuk e di, por tanime kam krijuar bindjen se nuk ia vlen me te besh tifo per PD-ne, PS-ne apo LSI-ne. Ato jane te gjitha nje. Luftojne per pushtet, privilegje, prona dhe para. Asgje nuk i ndan, gjithçka i bashkon. Njelloi si “opinionistet” dhe “anal-et” tane te shquar. Ata shajne, mallkojne, japin mend, vetem e vetem qe te nxjerrin perfitime per veten e tyre. Me mbeshtetesit e partive sot po ngjan si me tifozet e futbollit. Disa ulurijne per Interin, disa per Juventusin, disa lejne mente e kokes pas Barçes, disa pas Realit! Por ata qe fitojne jane klubet dhe lojtaret. Jane ata qe mbushin xhepat. Ndersa tifozet ia fusin me karrige kokes njeri-tjetrit! Meqe ra llafi a ia vlen sot i dashur Viktor, te vazhdosh te besh akoma tifo per partite politike, si psh per Partine Socialiste qe eshte kthyer, per mendimin tim, ne nje PD te dyte?! A kane sot ndonje ndryshim PD-ja nga PS-ja?! Per kete do kisha deshire te lexonja nje shkrim nga ty.

  • Keta bicim analistesh thone qe qeveria ka plot te meta por jo cilat jane dhe cila eshte rruga per te hequr keta fare Legenah qe jane futur ne kazanin Rama.Cfare duhet te beje populli per ta vene ne pune kete gaztor kryeminister te votuar kur i ve shqelmin qe diten e pare te pushtetit programit elktoral dhe bashkohet me klanet mafioze?
    A nuk eshte nje shitje vote kalimi i ketij gaztori ne pozitat e ekstremizmit te djathte?
    Mos valle nuk duhet hequr se ai e ka gati gogolin Sali?
    Cduhet te beje populli kur luksi i qeveritareve shtohet dhe privilegjet e klses politike te vendit me te varfer ne europe me kete hoor ne krye nuk kane te ndalur .Mendo qe nje kerpudhe deputet merr ne muaj me shume se nje kongresemen ne amerike.
    Mos u shndro o Viktor ne nje legen i Rames por beji dush qe te mos e quaj meta Kokepalare

  • DACIBAOJA PER “MASKARANE MEDIATIK” SI NJE AUTOBIOGRAFI E AUTORIT

    Po pse pa opozite do ta lesh Shqypnine e Edvin Droges o “Maskarai Mediatik” Viktor Malaj,

    njashtu:

    Si ne Kohen e Qepes te Enverit?

    Po si atehere do te zbulonim dhe mesonim se:

    Saje Qorri, Ministri Beniamin i Edvinit ishte Kapobande e Habilajve te rrezikshem te droges? Nuk do te dinim kurgje as per Komisarin e policise Dritan Zagani qe Rilindja e masakroi me liber shpie jo si “Maskara Mediatik TRA-LA-LA”, por si “Maskara me Pushtet U-BU-BU”.

    Po Xhisiela, po Nuhu, po Babalja, po piratet me nje sy Raja te Krujes qe te palojne ne mes te dites me patllake tek koka dhe te djegin bythen me cigare sikur te ishte tavell duhani, si do t’i zbulonin shqyptaret e paditur dhe te mashtruar nga propaganda e “Maskarenjve me Pushtet” qe reklamonin papushim Rilindjen e Edvinit si Parajsa Socialiste e Botes dhe si do t’i mesonim se Prokuroria e Arta Markut per 6 muaj fshehu kallezimin e Xhisieles qe u dha Komisari Nuhu dhe fshiu regjistrimet e kamerave te rajonit te policise qe te mos dilte bythejashte si bandit perdhunues Taulanti prej Librazhdi qe i pret Toyotat ne dere te shpise te mbushura plot e perplote me valute nga shitja e droges ne dhe te huaj?

    PO PA OPOZITE DO TA KISHIM PARLAMENTIN PLOT ME KRIMINELA KILLERA DHE VRASTARE ALLA FRROKU DHE VELLEZERIT E TIJ?

    Te me falesh Viktor Malaj po shiko se cfare REZILI ke shkruar ne kete dacibao te gjate mediatike qe ne fillim te ligjerimit moral:

    “…Prej gati tre dhjetëvjeçarësh po bëhen përpjekje vigane, të përditshme dhe të pamoralshme për të bindur shqiptarët, si për shumëçka tjetër, se media (e shkruar dhe vizive) është pushtet i katërt, që s’varet nga pushtetet politike, nuk iu shërben atyre dhe, akoma më rrejshëm, se është shpëtimtari i popujve nga pushteti i zgjedhur prej vetë popullit. Pra, një pushtet i zgjedhur dhe ngritur nga një grusht individësh dhe për t’i shërbyer privatit qenka shpëtimtari i popullit nga pushteti i votuar prej shumicës së popullit…”

    PO PSE EDVINI ESHTE AI QE DUHET TE KONTROLLOJE MEDIAN SIPAS OREKSIT TE TIJ MEQE NA QENKA I ZGJEDHUR NGA POPULLI?

    Kesaj i thone bolshevizem ose fashizem qe ne te dy rastet perkthehet ne DIKTATURE o enveristi Viktor Malaj.

    dhe:

    Shembullin me te qarte te kesaj teorie famekeqe e ka dhene Stalini ne deklaraten e tij per zgjedhjet ne Rusi ne kur kishte vrare mbi 30 milione njerez te pafajshem ose me pushkatime ose i kishte lene te vdisnin nga uria si kulake, ja degjoje se cfare deklaroi Stalini kur gazetari amerikan e pyeti si do t’i fitonte zgjedhjet Partia Bolshevike kur gjithe Rusia dhe Ukraina ishin mbuluar me kufoma njerezish:

    ME JEP NJE LAPS DHE NJE LETER QE TE BEJ KOMUNIST DHE BOLSHEVIK TE PERBETUAR EDHE FEMIJEN NE BARKUN E NENES!

    dhe:

    Kete teori famekeqe ne, shqyptaret e ndershem e provuam ne kurrizin tone nga pederasti Enver Hoxha qe i kishte shitur BYTHEN dhe Vatanin kriminelit sadist, “Maskarait Mediatik”, Diktatorit Josif Stalin

    • Intellektualo ! Kur e ke seancen tjeter te kimioterapise ? Jo per gje por po e mundon veten kot sepse kanceri yt moral nuk ka shpetim. Mund te shtysh edhe 2-3 vjet por, gjithesesi, ne te sembes do te vesh pasi semundja jote eshte e vjeter dhe eshte malinje.

      • Mos u zorit kaqe shume per intelektuelin:

        O ADHAMUDHI i Enverit,

        sepse:

        Me ndihemn e Zotit intelektuali eshte si:

        KOQE MOLLE

        dhe:

        QETE E PIN KAFEN TEK TAJVANI
        E S’E CAN TRAPIN NGA HAJVANI

        Beji te fala Antishqyptarit te terrbuar, Nikolla Gruevski qe me VMRO-ne e tij do t’i rripte te gjalle shqyptaret dhe do te bente me lekuren e tyre lidhse kepucesh, por qe hyri dhe doli nga Shqypnia i ndjekur si kriminel nga Interpoli dhe bujti nje nate ne vendin tone, sikur te ishte ne shtepine e vet.

        MOS U ZORIT O ADHAMUDHI I ENVERIT SE KANCERI ENVERIST JU KA KAPLUAR JU FANATIKEVE TE PARTISE DHE FUNDI ESHTE DUKE ARDHUR JAVASH-JAVASH.

        Nuk e pe Mit’hat Frasherin si erdhi me kale te bardhe ne Tirane dhe u varros me nderime dhe homazhe shteterore te denja per nje:

        BURRE SHTETI

  • Z. Viktor, jeni I sakte ne shkrimet tuaja. Ne kushtet qe ndodhet klasa politike sot, kur edhe PS po ben gabime me slloganin “pertej te majtes dhe te djathtes”, behuni inisiator qe te krijoni nje parti te vertete te majte, por me figura te pakonsumuara. Ky eshte momenti, se njerezit nuk dine per ke te votojne. Maskarai mediatik perfiton ne kete situate ku PS eshte me mire se sa PD dhe LSI, por edhe ajo perqafohet me ballistet dhe soj e sorollop. Krijoni parti te re me njerez te pakorruptuar.

    • Edhe mua ka raste që më pëlqejnë shkrimet e ‘Viktorit’, edhe ca të gjata, pra të lodhshme. Po i dashur Nik, a e njeh ti atë që thua të krijojë parti e ne t’i shkojmë pas? Cili është, nga ka ardhur dhe ku mendon se do na çojë? Mos e luaj Viktorin, le të bëjë këtë punë që po bën se nuk e bën keq. Partitë janë gjë tjetër. Janë mjete për të sjellë në pushtet dhe pavarësisht slloganeve që përdorin kur nuk e kanë atë, po kur e fitojnë apo rifitojnë atë vazhdojnë avazin. Pak për vendin e popullin, e shumë për vete. Dhe pavarësisht këtyre, popullziu u shkon prapa, i voton e i rivoton. Të krijohet bindja që ligji i inercisë i Njutonit vlen edhe në këtë rast. “Trupat,-le të themi tani elektorati,- kanë veti të ruajnë gjëndjen e qetësisë dhe të lëvizjes së njëtrajtëshme.”.
      Nga 1991, dy gjysmat e PPSh, krijuar nga Ramizi, me qëllim ruajtjen e pushtetit ekonomik dhe politik, tashmë në pluralizëm e demokraci, janë alternuar. Asnjëherë nuk e kanë ndarë pushtetin me të tjerë. Përjashtim ka bërë vetëm LSI, por edhe ajo shizmë e PS është, që duke kaluar hetë me njerën e herë me tjetrën, ka shërbyer e shërben pikërisht që dy të mëdhatë të alternohen, duke i dhënë edhe asaj pjesën e vet.
      Sa parti janë krijuar dhe shkrirë këto 30 vjet. Edhe qëllimi i tyre ka qenë ky që po kërkon ti Nik, të ndryshojnë realitetin politik të krijuar nga dy ‘dinosaurët’. Por nuk i kanë dalë. Kryetarët e tyre, kanë vetëm siglat dhe vulën, por deputet apo ndonjë kockë pushteti ua japin si sadaka dinosaurët (Parti-pushtet-media-para).
      A ka forcë, pa le më individ, që ta ndryshojë këtë realitet? Duket e pamundur. Gjërat do të ndryshojnë aq sa do të mundet, ca me shtytje nga nevojat e brendshme e ca nga presioni ndërkombëtar, ndoshta dhe me drejtësinë e reformuar, ashtu çalë-çalë t’i afrohemi standarteve mesatare europiane. Padyshim në këtë proces, roli i kulturës qytetare dhe në këtë mision ai i pazevëndësueshëm i intelektualëve të ndershëm (kursesi jo militantë partish) e patriotë do të jetë vendimtar.

  • PO,është ashtu siç thoni ju zoti Viktor.Ata e kanë shpallur veten pushtetin e katert dhe nuk i japin kujt llogari kur bëjnë maskarain mediatik,çdo orë,çdo ditë,jave e muaj pa pushim,duke mashtruar dëgjuesin,popullin an’e mbanë vëndit dhe jashtë tij.Kapardisjet e tyre,vetbesimi që kanë,injoranca që manifestojnë në njohjen e shtet ndërtimit dhe kritika që priren të adresojnë është e mbështjellë me lekurën e interesit të tyre.Ata nuk duan tia dinë mbi proçeset e reformimit dhe nuk janë të ndërgjegjshëm për vështirësitë sociale që i shoqërojnë ato dhe më keq kur i kuptojnë por i trumbetojnë efektet e tyre duke i fshirë kohën kalimtare të domosdoshme të tyre dhe duke predikuar dështimin e tyre.Ata janë krahas opozitës flamurmbajtësit e frymëzimit të braktisjes së këtij vëndi,dhe nxitësit gati në mënyrë direkte të idesë se ky vënd nuk bëhet.Ata manipulojnë në mënyrë permanente zbatimin e ligjit me abuzimin e tij,duke nxjerrë shtetin dhe organet e zbatimit të ligjit si shkelës të të drejtave demokratike dhe shtytjen drejt abuzimit dhe kaosit.Janë shumë të paktë mediat dhe gazetarët që ndërtojnë opinionin apo kritikën e tyre mbi bazën e së vërtetës,moralit dhe ligjit,duke çoroditur opinionin e gjërë publik,duke dhënë ide dhe zgjidhje të gabuara,të mbrapshta dhe antidemokratike.
    Rrallë për të mos thënë asnjëherë ata nuk marrin në konsideratë,në diskutim dhe shtjellim analitik treguesit e statistikës ekonomike,mendimet e profesorëve dhe institucioneve bankare vëndase dhe ndërkombëtare,duke mos dashur të evokojnë trendin e zhvillimit dhe ritmet e rritjes e ndryshimit duke pompuar pa fakte dhe pa shëmbuj të së kaluarës se gjoja gjëndet një zgjidhje magjike sa hap e mbyll sytë,por këtë nuk mund ta arrijë kurrë pushteti i sotëm,por ai i nesërm,ai që do të vijë për ta zëvëndësuar këtë qeveri,dhe që e ka në xhep asin magjik të kalimit në parajsë,begati dhe liri.E dinë ata se ku ndodhen këta magjistarë që populli nuk është në gjkëndje ti shohë,pamvarësisht se nuk i ka parë kurrë në të kaluarën, e dinë ata ekipim magjik me emër e mbiemër dhe nuk u dridhet fare syri të ta imponojnë djallin si ëngjëll.

  • Shkrimin e lexova vertikalisht sepse s’më pëlqeu .
    Nuk është momenti për të mbrojtur qeverinë e Edvinit .
    Edvini doli një qen i pabesë dhe bashkë me qeverinë e tij duhet përzënë nga zyrat. Batakçinjtë s’duhet të qeverisin në emër të popullit shqipëtar . Edvini , njëllojë si pararendësi i tij , palaçua Nano , e sfidon popullin me një arrogancë të padurueshme , i bindur se populli s’ka nga ja mban , do votojë për të se s’bën , ndryshe kthehet Berisha !
    Sot , me të vërtetë , partitë dhe politikanët janë njëllojë dhe zgjedhjet asgjë s’do ndryshojnë . Shqipëria s’ka të ardhme . Vetëm një revolucion e ndan shapin nga sheqeri , por revolucion s’ka . Janë të tjerë ata popuj që i bëjnë udhëheqsit të trëmben e të mendohen mirë para se të flasin e të veprojnë . Shqipëtari është skllav i pushtetarit . Në shekuj kjo !

  • Gogoli..gogoli Viktor.
    Sipas teje sheh armiq sa here shahet Rama? Beji fresk Rames se kane qene dite jo te mira per viganin e rilindjes, me duket sikur do plasesh se qari po qe se dhe Rama te del tradhetar si Berisha, dhe kriminel qe pasurohet ne kurriz te popullit me te njejtat metoda si Berisha.
    Vetem nga qe ke ngelur pak kalama o Victor. .ke ate fantazine e femijes kur i tregojne historite e te mirit dhe keqit. I miri nuk mumd te behet kurre i keq. I miri nuk mund te vritet ose te vdese ne fund, kjo te ben per te qare. Mbaji lotet. Rama nuk ka vdekur akoma, po koha i ka ardhur. Besoj qe do jesh burrerruar ca kur ti vije fundi i vertete. Atehere mund te dukesh dhe me qesharak sa dukesh sot.

  • Një BRAVO të madhe , që shkëlqen si margaritar , në qafën e gazetarisë shqiptare , zoti Viktor Malaj | Pena më e arrirë e gazetarisë sonë , që të imponon respekt !

  • Kur ishim te vegjel e benim gati kallamat per peshkim doemos na duheshin krimbat per te maskuar ne trupin e tyre grepin. Po ku gjenden krimbat me siguri absolute. Po ja, ku kishte pleh organik…I gjithe ai proces per te peshkuar qe ka qellim final kapjen e peshkut eshte kryekeput metafora e shtypit ne sherbim te propagandes politike. Gjen plot krimba ne pleh sic gjen me siguri maskarenj mediatike ne maskaraden e felliqur mediatike, ku edhe vjedhja me e madhe si psh megakorrupsioni i rruges se Kombit trumbetohet si arritja madhore e PD per bashkimin e Kombit, ashtu sic kollaj negativizohet ne ekstrem qofte edhe nje park per femije nga bashkia. Maskarada mediatike ka medalje madhore emisionin e qelbur te Fevziut Opinion, qe nese ju kujtohet, adresonte per vrases te Ziver Veizit ate demonstruesin me kaskete aty prane. E plot si kjo, pervec librave me banalitete historike per Zogun dhe Enverin me stilin plasteline alla Bruno Vespa. E plot drejtues mizerabel me te ftuarit e tyre llafolloge qe instrumentalizojne dhe bejne padron banalitetin. Por sikur te mos mjaftonte kjo maskarade mediatke “pluraliste”, edhe Rama dhe Berisha posedojne programet e tyre mediatke, ertv-ne dhe “qytetari dixhital”. Aktualisht ertv jep perdite suksese qe kush s’i kupton ka liri te debatoje ne fcb me k/ministrin dora vete, kurse “qytetari digjital” denoncon pa ndalese lajthitjet e Doktorit nen moton makiaveliste shpif e shpif se dicka do mbetet.

    • Enveristi i fundit kohet e fundit eshte çartallosur. I kane ngarkuar detura te shumta ne celule dhe vazhdon diarreja verbale pa fund e ish-cerit te Enverit.

      • Kohet e fundit jam me pushime dhe po i bie llogjes. Kurse ti shkruan me pagese o zoteri, por ta kane dhene kusht te besh shume replika jo me te gjata se lehja e qenit. Po te ka marre malli per Xhaxhin e keni foton origjinale stampuar tek fytyra e qeshur e kryetarit tuaj.

        • Mua nuk me paguan njeri dhe kryetari Mao me ka vdekur kohe me pare. Me xhaxhin masturboheni ju enveristet e fundit ne nostalgji te kohes kur i hanit groshet popullit te varfer shqiptar.

          • Une te keshilloj te mosterbohesh o kinez kollovar, biles per tu qetesuar fillo te numerosh, kur arrin tek dyshi fillo prape nga njeshi. Mos shko tek treshi se e ke kaplloqen monofaze.

          • Ja e shef, sa mire i dini punet e masturbimit ju ish-cecerat e Enver Bythos, edhe ne arithmetike jeni te fortte, ne pune numerimi, le pastaj korrentin trefazor e monofazor si e dini, se ua perdornin lur ju shplanin trute nga mbeturinat mikroborgjeze dhe ju fup, akoma vazhdoni ne rrugen e drejte dhe te palekundur te Enver BoleBythes.

  • From: Alban Dega
    Date: May 11, 2018 at 9:03:51 AM EDT

    Ne vend te nje pergezimi

    MENDJE FLORI
    PENDE AR !

    E ke qare
    Ore e ke qare
    Mendja flori
    Penda ar …
    Nder shqiponja
    Je i pare
    Mendja drite
    Penda flori
    Shtylla e tyre
    Shqiptari !
    Shpirti i tyre
    Demokraci !
    Zemra e tyre
    Eshte liri !
    te pjell ty
    penda!
    O Viktor
    O mendje ari !
    Sa maskarenjve
    U pshurr mendja
    Ty te pjell me shume
    Hajdari !
    Shih cfare pjerdh
    Intelegomari
    Me shume tru
    Ty te ka Hanxhari!
    Te lexoj
    Fort ma ka enda
    Sikur eshte
    Sulzberger
    Brenda !
    Krejt Kazani
    S’ te vjen
    tek fenda
    Drite …flori
    Ty te pjell
    Mendja !

    Raj ( Rye ) Nju Jork, me 11 maj 2018

  • From: Alban Dega
    Date: July 26, 2016 at 10:40:26 AM EDT

    VIKTOR MALAJ ESHTE VIKTOR MALAJ !

    – Maja e Analizes mediatike shqiptare

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lexoj vazhdimisht e me shume kenaqesi analizat njera me e mire se tjetra te Viktor Malajt tek gazeta e pavarur dhe prestigjioze “Dita”
    Maja e analizes shqiptare ka nje autor. Emri i tij pa medyshje eshte Viktor Malaj.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra, eshte thenia lapidare e babait te ” The New York Times” dhe te gazetarise bashkekohore boterore Sulzberger.
    Viktor Malaj e perdor faktin si askush tjeter ne analizat e tij. Pallavrat e pallavrave i perdor vetem per ti vene me shpatulla pas muri pallavraxhinjte e mjerimit intelektual dhe “Hajgarexhinjte e Perparimit”, sic i quante Noli,
    Viktor Malaj eshte Viktor Malaj ashtu sikurse Lary King ishte Lary King perballe cilitdo pushtetari ose sundimtari ne Bote qofte ai President i Amerikes apo Mbretereshe e Anglise, Kryeminister i Indise apo lider i Kines, Monark Absolut i Arabise Saudite apo Perandor i Japonise…
    Ai i thote bukes buke e veres vere , sic thonin latinet, kater te vertetat ne sy, sic thote filozofia Popullore Shqiptare.
    Ai nuk pyet as per censure dhe nuk gjunjezohet parballe autocensures.
    Viktor Malaj eshte nje Sulzberger dhe Lary King i analizes shqiptare!
    Sic thote populli yne i mencur::
    Viktor Malaj han buke vetem ne analizen mediatike shqiptare.
    Viktor Malaj ve mbi kedo e gjithcka interesat madhore te popullit e Kombit shqiptar!

    Sent from my iPhone

    • O bo booo kacavjerrsi (maskarai bythlëpirës) paska hypur në majë të degës

  • Autorin nga menyra si shkruan,ndjehet si njeri i vertete,shume i paket ky soj ne keto ane dhe aq me i paket ne kete gazete.
    Se pari,paanshmerine e vet e prezanton,me ilustrime reale dhe ne menyre intelektuale dhe si ralle tjeter ne rolin e vet i gjen fjalen e duhur shqip vleresimit,qe e kuptojne mire dhe maskarenjte dhe intelektuali.
    I ben nder ajo qe shkruan rralle,por te shkruante pak me shkurt,mendoj se do ish dhe me funksionale..

  • Ka nje deshire mbarshqiptare per tu larguar nga Shqiperia (shihni shkrimin ketu te DITA se si sakrifikojne shqiptaret per t’ja mbathur).
    Ka nje mburrje te qeverise se ka arritur mesataren e rritjes ekonomike me te madhe ne rajon e me gjere.
    Midis realitetit te ikjes me c’do kusht nga Shqiperia dhe pretendimit te qeverise se po kryen rritje ekonomike, eshte ai Maskarai Mediatik qe edhe pse sheh mire te paren, shkruan per te dyten.

  • Subject: KUSH PO E VRET MEDIAN SHQIPTARE !?
    From: Alban Dega
    Date: October 27, 2018 at 12:49:40 PM EDT
    Subject: KUSH PO E VRET MEDIAN SHQIPTARE !?

    KUSH E VRET MEDIAN SHQIPTARE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Marioneta… papagaj !

    Kjo eshte ceshtja qe duhet te terheqe vemendjen e lexuesit dhe teleshikuesit !
    Jo vetem Eni Vasili, por edhe Blendi Fevziu, Artur Zhelja, Ylli Rakipi, Basir Collaku, Klodiana Lala, Rudina Xhunga ne “ Dritaren” e saj te re tek ngrehina e vjetet e Hysenbelliut – News 24, as Robert Rakipllari, Profesor Plepash Agron Gjemarkaj …. nuk kane asnje standart te vetin, asnje talent te lindur ose mbareshtuar personal ne fushen e gazetarise.
    Ata jane thjesht marioneta, kukulla qe komandohen nga bosat e mediave perkatese sipas interesave te tyre oligarkike…
    Nuk jane thjeshte sjellja e tyre krejtesisht e kundert ndaj Sali Berishes, Lulezim Bashes, Mona Cuzmes e opozites ne teresi dhe krejt ndryshe ndaj Kryeministrit Edi Rama apo shumices qeverisese nga ana tjeter.
    Fshikulimi i qeverise eshte perparesi e shtypit dhe medias se lire e te pavarur ne mbare Boten demokratike. Shihni CNN, BBC, The New York Times, The Washington Post, Le Monde, El País, Corriere Della Sera, RAI Tv….
    Por ne asnje rast ata nuk behen pale me shpifjet, me trillimet, me spekullimet por me faktet, me cdo keqqeverisje qendrore apo lokale pa dalim partie apo qendrimi politik…

    Nje fakt vlen me shume se
    nje thes me pallavra.

    Fakti dhe vetem fakti jo babalizmi qesharak mediatik shqiptar pjese dhe telalle te zellzhem te babalizmit politik antishqiptar eshte rruga e vetme per te infórmuar e jo dezinformuar publikun, per te kontribuar per nje qeverisje me te mire, me efikase per popullin dhe vete mediat…
    Po ju sjell dy shembuj nga SHBA dhe Shqiperia se cila eshte fuqia e shtypit…
    A i mbani mend jo vetem deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump kunder Korese se Vetiut dhe Kim Jong Unit per raketat “ bukuroshe” amerikane kunder tyre.
    Jo vetem deklaratat, por edhe dergimin e dhjetra luftanijeve e qindra aeroplaneve lufte prane ujerave territoriale koreanoveriore… Prag lufte reale jo mediatike !
    Ishin debatet e kokave me te shquara te Harvardit, Princetonit, Jales, Columbia University … ne CNN, analizat e kryeanalisteve me te mire amerikane ne “The New York Times” .. me mendimet e tyre te ndritura qe brenda tre muajsh cuan ne takimin koke me koke Trump- Kim Yong Un, qe cuan ne uljen e tensioneve dhe fillimin e nje procesi paqesor nderkorean dhe nderkombetar….
    Ishin dy emisione te Klan Tv “ Stop “ dhe “ Fiks Fare” te Top Canal me dy familje fakire, qe brenda nje muaj e cuan vete kryeministrin Edi Rama dhe ER Tv ne dy a me shume familje ne kushte mesjetare dhe ne ndertimin e shtepive te reja per mbi 10 femije e prinderit e tyre, proces qe vazhdon e duhet thelluar edhe nga ministrat, deputetet, kryebashkiaket….
    Krejt e kunderta ndodhe me emisionet politike ku paraqitet ne menyren me te peshtire shfaqja e te fortit, aresyeja e forces mbi forcen e aresyes, kush bertet me shume… diktat ne vend te mendimit te lire te te ftuarve…
    Tamam nje skene gladiatoresh qe llapin shume por thone asgje, me te njejtit analiste qe i sheh sa ne nje ekran ne tjetrin qe bejne jo vetem kryeprokurorin dhe kryegjykatesin suprem por edhe Kryeministrin e Shqiperise, sikur shqiptareve u plasitrapi te dine se cfare mendojne ata dhe jo cfare mendon e cfare thote kryeministri de jure e de facto i Shqiperise !
    Gjysma e se keqes!
    Cdo operación qe kryen policia apo ligjzbatuesit shqiptare perfshire edhe prokurorine e ngallosin, e baltosin ashtu sic veprojne me cdo arritje te qeverise ne politiken e brendshme apo te jashteme te Shqiperise .

    I zoti e qet … telalli se jep ..!

    A nuk u kryen 10 operacione te sukseshme te policise ne badhkepunim me prokurorine gjate muajit te fundit !? Cili prej televizioneve i pasqyeoi ose organizoi nje analize objektive, faktike te tyre per ti inkurajuar, frymezuar vleresuar djemte e vajzat me ose pa uniforme qe rrezikuar edhe jeten per ligj e drejtesi kunder krimit te organizuar dhe Mafias klasike !?
    Asnjeri !
    Krejt e kunderta… I paraqiten si sukses te sherbimeve lugjzbatuese aleate.
    Aleatet strategjike amerikane, gjermane, britanike, italiane.. vleresojne me ze e me figure, ligjzbatimin dhe “ Forcen e Ligjit” shqiptar dhe forcimin e bashkepunimit dypalesh, Klodiana Lalat e medias shqiptare ua japin krejt meritat aleateve, sikur ato vetem ti kene kryer operacionet ne terren.
    Fakti qe u shfaqen shenjat e DEA- s amerikane ne nje operacion tregon se ” Forca e Ligjit “ ka fituar besimin dhe vleresimin e syshqiponjave amerikane, jo se ata kishin ardhur fizikisht ketu!
    Báltosja, mashtrimi, shpifja, dizinformimi ndaj ligjzbatimit shqiptar sic veprojne hapur Sali Berisha, Lulezim Basha e Banda e tyre e Gangstereve eshte turpi i Partise dhe opozites Babale ne teresi…
    A nuk vepron pikerisht keshtu Mafia klasike qe para se te vriste me plumba ligjzbatuesit e pakapur dot prej saj i vriste me fjale, me shpifje, me mashtrime me trillme, rrena pike per pike sic vepron Padrinoja Sali Berisha dhe Mafia e tij politike, biologjike, mediatike krejt jashte kontrollit kunder luftetareve me te vendosur te saj si Saimir Tahiri ( si hakmarrje per Lazaratin +++ ) Fatmir Xhafa ( si gjakmarrje per Reformen ne Drejtesi e Vetingun dhe Forcen e Ligjit ), Taulant Balla per qendrimin e forte qe nga Autostradat pa autostrada te Kombit e Elbasanit, Gerdecin, CEZ-in … dhe cilindo qe ka ngritur zerin kunder zezonave antishqiptare te Berishajve dhe gangstereve te tij ala Lulezim Basha me vjerri e kunateri. Sigurisht objektivi kryesor i tyre mbetet kryeministri Edi Rama …
    Mafia politike dhe mediatike ne nje ze!

    Te njejten gje ben edhe Mafia mediatike ne sherbim te tyre …Ata qe heshten per zgerlaqjet e Adriatik Palles apo Ilir Metes nga Zeri i Amerikes, ata qe mbuluan dhe falsifikuan masakren e 21 janarit 2011 dhe gjakosjen e gazetarit te vet Fatos Majmutaj, per kusarine me vlere mbi 600 milione euro te Autostrades se Kombit, Gerdecin si TV Klan, Ora News, News 24 etj. sot jane kthyer ne as kissers, bythelepiresit me te peshtire te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve politike e biologjike kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut tek e cila shohin prangat e drejtesise dhe konfiskimim e pasurive te tyre me korrupsion, zhvatje, shantazhe mediatike!
    Me gjeni emrin e nje profesori te shquar, akademiku apo personaliteti te shkencave politike, ekonomike, diplomatike, historike, teknike apo intelektuali te spikatur ne cilindo program apo opinión te ketyre marionetave te Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !?
    Asnje .
    Kane mbetur me disa askissers te Sali Berishes ala Enkeled Gebels Alibeu, Basri Himler Collaku, Ervin Salianjin , Artan Hoxha Presidenti me gishtin e Berishes ne b…., Agron Plep Gjekmarkaj me disa kukumjacka ala Klodiana Lala e Eni Vasili…
    Pse !?
    Sepse bosave te tyre mediatike u duhen marioneta, papagaj qe perserisin cfare u thone e cfare done te arrijne ata, te shfryjne mellefet e inatet personale te nje deshtaku politik si Ben Bebilushi ( sic e ka quajtur Berisha ) e Aleksander Frangaj, Artur Zhelja e Ylli Rakipi ….
    Cfare mund te pritet tjeter prej tyre vec fjale plumba e plumba prej verteti kunder cilitdo qe ngre zerin e lufton kunder Salikracise dhe minave me sahat te saj ne cdo lem te jetes shqiptare !
    Eshte pikerisht kjo Mafia qe po vret mediat shqiptare me qellimin e vetem per te vonuar e sabotuar, per te zhbere Reformen ne Drejtesi e Vetingun, SPAK-un e Byrone Kombetare te Hetimit, sic zhbene mbi 13 here Shqiperine ne 13 vjetet e Salikracise !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *