Pas reshjeve të para të borës dhe problemeve të shkaktuara në akset rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se të gjitha akset nacionale pas ndërhyrjes dhe pastrimit të borës janë të kalueshme.
ARRSH-ja iu bënë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes teksa lëvizin në akset problematike, ndërsa porosit që të respektohen rregullat e qarkullimit së bashku me udhëzimet e policisë rrugore.
Sipas ARRSH-së, ajo që duhet të ketë vëmendje të shtuar është prania e akullit në disa akse nacionale, pasi temperaturat e ulëta bëjnë të mundur krijimin e shtresave, të cilat mund të kthehen në një problem serioz për drejtuesit e mjeteve.
Njoftimi i ARRSH-së:
Ne aksin Përrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borëpastrues. Në aksin Pogradec-Qafe Plloçe-Maliq janë 2 borëpastruese. Ne aksin Maliq-Korçe është ne veprim 1 borëpastruese. Ne aksin Korçe-Voskopojë 2 borëpastruese. Ne aksin Korçe-Kapshtice 4 borëpastruese. Ne këto dy akse është punuar me intensitet të lartë dhe në këto momente është normalizuar situata.
Pavarësisht se reshjet kanë filluar dhe në aksin drejt Qafës se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmëria vazhdon normalisht.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshëm gjate udhëtimit ne orët e natës dhe ne orët e para te mëngjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica për shkak te temperaturave te ulëta.
Shumë e rëndësishme qe te respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhëzimet e punonjësve te policisë ne terren.
v.l/ Dita
