Ekstradohet nga Holanda një anëtar i grupit të Bajrave

Ornela

Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar (anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”).

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Holandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *