Gruevski merr azilin në Hungari

Leda Hysa

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevska, ka reaguar duke konfirmuas se Budapesti e ka pranuar kërkesën e tij.

“Sot Republika e Hungarisë, vend anëtare e BE-së dhe NATO-së, u përgjigj pozitivisht në kërkesën time për marrjen e azilit politikë, për shkak të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë. Në kërkesën time për azil kam theksuar se azilin e kërkoj për shkak të ndjekjes politike nga ana e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja”, shkruan Gruevski në proifilin e tij zyrtar në Facebook.

“Kam nënvizuar se Qeveria dëshiron të më privoj nga liria duke shfrytëzuar hapa dhe metoda  jodemokratike dhe duke keqpërdorur sistemin gjyqësor në Maqedoni”, tha Gruevski, duke shtuar se nuk ka ikur nga drejtësia por se ka shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës.

“Unë nuk kam ikur nga drejtësia, por duke shfrytëzuar metodat ndërkombëtare të së drejtës  vazhdoj ta kërkoj drejtësinë për mua dhe për gjithë viktimat e tjera të ndjekjes politike në Republikën e Maqedonisë”, shkruan Gruevski.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ketij funderrines anti shqipetar qe eshte dhe arkitekti i masakres ndaj shqipetareve ne Maqedoni duhet qe prokuroria shqieptare ti hape procedim penal per kalim te paligjeshem te kufirit.

  • Nuk e kan per detyre te strehojen personalitet te denuera nga drejtesia. Gruevski nuk po denohet per politik pore po denohet si hajdut, Keshtu strehimi politik eshte ne kundershtim me konvetat Evropiane.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *