“Mapping Media Freedom” reagon për kërcënimin e gazetarit Shehu

DITA Online
luczniewski-notitle161216_npcNu

“Mapping Media Freedom”, një organizëm ndërkombëtar që denoncon kërcënimet që u bëhen gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës, ka reaguar sot për rastin e gazetarit Xhevdet Shehu.

Nën titullin “Politikani kërcënon gazetarin për komentet kritike”, “Mapping Media Freedom” denoncon rastin në fjalë duke shkruar: “Në Shqipëri, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, bëri një telefonatë kërcënuese ndaj gazetarit Xhevdet Shehu, pasi ky i fundit kritikoi qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj historisë së Partisë së Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Mapping Media Freedom” shkruan se gazetari Shehu ka arritur të regjistrojë telefonatën e Alimadhit ku dëgjohet dhe kërcënimi i këtij të fundit.

Më herët Unioni i Gazetarëve Shqiptar e dënoi kërcënimin, duke e përshkruar atë si “një akt kërcënimi dhe ekstremizmi verbal drejtuar kundër një gazetari”.

Reagime të shumta kanë ardhur nga lexues të gazetës Dita ndërkohë ka munguar solidariteti i mediave të tjera dhe reagimet politike.

Për kërcënimin është bërë kallzim pranë Komisariatit 3 në Tiranë.

v.l/ Dita

SHKRIMI I PLOTË

Shqipëri: Politikani kërcënon gazetarin për komentet kritike

Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shqiptar, Adriatik Alimadhi, bëri një telefonatë kërcënuese kundër gazetarit Xhevdet Shehu, pasi ky i fundit kritikoi qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj historisë së partisë dhe pararendësit e Luftës së Dytë Botërore, siç njoftoi e përditshmja Dita.

Incidenti ndodhi pasi Dita publikoi një koment nga Shehu më 15 nëntor, në të cilin gazetari kërkoi të dijë nga Rama në detyrë, për pjesëmarrjen së tij në një ceremoni që shënonte rivarirrimin e Mit’hat Frashërit, kreun e Frontit Kombëtar Shqiptar gjatë kohës së luftës (Balli Kombëtar), një nacionalist anti-komunist i lëvizjes për rezistencë, i cili u largua nga vendi në fund të luftës dhe vdiq në vitin 1949 në Nju Jork. Rivarrimi i Frashërit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, shihet nga disa kritikë si  rehabilitim i një bashkëpunëtori nazist.

Alimadhi mbajti një qëndrim të fortë përjashtues ndaj artikullit të Shehut dhe i bëri një telefonatë gazetarit në të cilin i tha: “Ju të gjithë doni një plumb që të shpëtosh prej jush. Një plumb është gjithçka që ju nevojitet”.

Shehu mundi të regjistrojë thirrjen telefonike dhe Dita publikoi audion në të cilën mund të dëgjohet ky koment.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e dënoi incidentin, duke e përshkruar atë si “një akt kërcënimi dhe ekstremizmi verbal” drejtuar kundër një gazetari.

“Kërcënimet të tilla kthejnë pas kujtimet e marrëdhënieve të tensionuara midis gazetarisë dhe politikës”, tha në një deklaratë të postuar në Facebook, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Share This Article
8 Comments
  • O Xhevdet keta nderkombetaret gjithmon ja futin kot.Nuk e.dine ata qe ballistet per ndonje pule apo kapua po.Por qe te vrasin apo qe te frikesojne aq me teper mallakastriotin ata te hane mune.Prandaj thuaju atyre nderkombetareve qe ballistet se bashku me ata qe i krehin aktualisht kane paguren me vrime e te shbjelluar.Sepse ja kane shpuar Gjermanet Italianet dhe per me shume se 70 vjet partizanet dhe bijte e tyre.

  • Nji pune dhe fjale hiq o hiq.

    Ligji i zgjidhe keto detyra dhe edukon trimoshat te behen te urte.Jeni pa perjashtim te gjithe llafazan.
    Mbylleni ceshtjen me detyrimin para trupit gjykues per kercnim jete te njeriut.Gazetarit.

  • PO ORGANIZATAT E PUTINIT KENI GJETUR O GAZETA DITA QE TE MBRONIN NDERIN E GAZETARIT TE NEXHMIJES, XHEVDET SHEHU?

    sepse:

    Sipas organizates “Stop Fake” qe luftojnë kundër informacioneve të padrejta rreth ngjarjeve në Ukrainë “Mapping Media Freedom” eshte nje organizate fallco qe financohet nga KGB-ja e Putinit, ja se cfare shkruan shtypi boteror per kete organizate mashtruese qe gjasme mbron te drejtat dhe lirine e medias:

    “…Shoqëria vullnetare “Mapping Media Freedom” vazhdon manipulimin me informacionin e perhapur qellimisht duke keqperdorur informacionin statistikor dhe per kete arsye Komisioni i medias tërhoqi vëmendjen për raportin e Mapping me titull: “Projekti i lirisë së medias” lidhur me nivelin e agresionit ndaj gazetarëve në vende të ndryshme të Evropës. Doli se, sipas të dhënave për tremujorin e tretë të vitit 2016, Ukraina është pothuajse në ballë dhe kryeson listen. Gromadzke madje botoi një artikull të titulluar ” Ukraina është e treta në Evropë në rastet e presionit ndaj gazetarëve “. Sipas hartës së paraqitur në raport, situata ne Ukraine është një nga më të keqiat në botë. Por nëse i shohim rastet veç e veç, ka pyetje rreth raportit dhe mënyrës së dërgimit të informacionit:

    Ne baze te statutit te organizates “Mapping Media Freedom” cdo person qe ka deshire mund të dërgojë një “rast” të presionit ose pengim të punës gazetareske. Është e nevojshme të tregohet vendi, të përshkruhet situata dhe të mbështetet në provat që konfirmojnë historinë. Projekti mbledh “raste” të ngjashme dhe raporton te Keshilli Drejtues çdo tre muaj.Do të vërejmë se një nga rastet e fundit në Ukrainë është dëbimi i dy gazetarëve nga kanali televiziv rus “Dozhd”. Është shkruar kështu:

    “Ukraina ka dëbuar dy gazetarë të pavarur rusë nga Donetsku, te ndaluar, torturuar dhe dhunuar nga policia.”

    Por çfarë ka të bëjë Ukraina me të? Po, Donetsk është rajon ne Ukraine, ishte dhe do të jetë. Por tani është një territor i përkohshëm ku autoritetet ukrainase nuk mund të mbrojnë gazetarët në asnjë mënyrë. Atëherë pse raporte të tilla poshteruese i referohen Ukrainës?…”

    Eshte TURP dhe REZIL i medias sone kombetare qe te kerkoje ndihme per enveristin fanatik te gazetarise komuniste, Xhevdet Shehu tek organizatat “Fake News” qe ka leshuar Rusia dhe Putini per te ndaluar perhapjen e Demokracise Antikomuniste ne Bote me mashtrime staliniste.

    • O Inteletuhale,
      Po e paske koken me copa karri. Po vetem idiotsi dhe cmenduri do nxjerresh nga ajo grope septike qe ti e quan goje. Po si guxon more intrigant I lindur ta konsiderosh nje organizate prestigjoze ne mbrojtje te lirise se shtypit si MMF qe financohet nga fondet e Komisionit Europian. Lexo ketu me poshte o kokedru I pandreqshem.
      Mapping Media Freedom identifies threats, violations and limitations faced by media workers throughout European Union member states, candidates for entry and neighbouring countries.

      This project — which is co-funded by the European Commission — is managed by Index on Censorship as part of the European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF).

  • Bukuri e madhe ,,, si quhet fridum,,,me nje fjale ,,,fry bythen !!!! Edhe kjo media qan per Xhedon ziun se
    kercenohet nga gangua Alimadhi ,per nje plumb ne taban
    te kokes ,me sebepin se nuk respekton nacionalizmin e
    Mitatit !!

    • Tartufi personifikim i qelbesires ne burgjet e komunizmit. Ka denoncuar bashkevuajtes ne qeli duke renduar denimet e tyre ne perfitim te ndonje pjate supe me shume. Gelbaze e ndyre.

      • Po sa ke vojtur o mjerani ti ? Koqija e kandarit me komente per tu qeshur.
        Ketu poshte ke dhe Tol bajgen,qe nuk bie me poshte nga ti .

  • Ti intelektuali, demo, tartufi, e compania bella, tè rruani allatet me comentet tuaja. Alimadh pulaxhiu, ti nduk carin Xhevdetit , se ka llafe po bytha nuk ja mban, se shkerdhejne ca mban libri shtepise. Moren zemer pas 70jet e kusur vjetesh keta kurvat, ballisto _zogiste se dje spipetinin.o dallkauker, Pdiste, zogiste, balliste, compania 4000je, e majta ne Shqiperi nuk vdes, gjithmone do jete maxhorance, edhe pse ne krye tè saj kane dale legena si tosi nanos, apo edvin mielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *