Rexhep Qose: Interpoli, fajin për dështimin e ka vetë Kosova

DITA Online

Mundësia e humbur që Kosova të bëhej anëtare e organizatës ndërkombëtare të Interpolit, ka bërë që të reagojë edhe Prof. Rexhep Qose. Në një postim të tij në facebook Qose thotë se: “Të gjithë njerëzit e politikës dhe analistët për këtë dështim fajësuan Serbinë. S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim të Kosovës është vetë Kosova

 

Postimi i plotë i Rexhep Qoses

Mjerisht Kosova dështoi edhe për të tretën herë për t’u bërë anëtare e organizatës ndërkombëtare të Interpolit.

Të gjithë ata njerëz të politikës, të pozitës e të opozitës dhe të gjithë ata analistë që folën për këtë dështim e fajësuan Serbinë!

Dhe duke e fajësuar ata në të vërtetë e ngritën, e madhëruan, e lavdëruan politikën e saj. Serbinë e vogël, Serbinë e shpërfillur prej shumë shteteve në botë sot, ata e bënë shumë të çmuar, sepse e bënë shumë ndikuese e shumë efikase politikën e saj të jashtme!

S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim të Kosovës është vetë Kosova!

Politika e jashtme e çdo shteti është shprehje e politikës së brendshme. Politika e jashtme e çdo shteti është fryt i mrekullueshëm apo plotësisht i dështuar i politikës së brendshme.

E politika e brendshme e Kosovës, e komprometuar prej korrupsionit, nepotizmit, pushtimit të shumicës së medieve prej pushtetit e pushtetarëve, të privilegjeve të shumëllojshme të pushtetarëve, të pasurimit marramendës të politikanëve duke qenë në pozita politike, të privatizimit të shtetit pashmangshëm e ka komprometuar edhe politikën e jashtme të Kosovës.

 

v.l/ Dita

Share This Article
13 Comments
  • I mirepritur gjithmone z.Qosja per opinionet tuaja.Cfare shkruani eshte e vertete.Si fillim duhet kerkuar tek vetja pergjegjesia.Reagimi i Serbise dihet.Ata bejne dhe priftin me barre,historikisht . Kur do te vije ajo dite qe Serbia t’i kerkoje FALJE kombit Shqipetar! Jete te gjate,shendet!

  • Politikanet Kosovare njerez te pa afte dy fjali nuk dine ti thuan rrjedhshem pa i lexuar,total analfabete,nukdine shqipen standarte,cka pret me shume.Njerez te pijeve dhe mezeve ,te mirat i duan tu pikojne prej qielli.Serbia me politiken aktive ne skenen nderkombetare nga Agresori eshte duke u bere viktime krejt fale debilave te politikes kosovare te cilet kane zgjedhur heshtjen.Cka ta bene vetja sta bene askushi…

  • O Profesore Qiose .Keta nuk marrin vesh nga Politika.! Keta duhet ta kerkojen tek vetje pore mir u thua ti se keta po ja rrisin hunden hasmit tone.!

  • Joo , joo Rexhep Qosja , fajin per deshetim ne Interpol She gjitha desetine tjera nga shpallja e Pavaredise se Kosoves ( 2008 ) deri sot e ka mendesija antirugoviane te cilen ti Rexhep Qosja e ke shprehur hapur dhe e ngulite forte ne kokat e atyre shqiptareve te Kosoves qe sot jane ne krye te institucioneve te kosoves, fajin e ka drejtperdrejt ideologija e ” revulucionit te vonuar demokratik ” ne krye te se ciles ishte ti Rexhep Qosja dhe ata qe te ndoqnin pase , keta keckaman te djedhem e milijarder te dodir te cilet sot drejtojne shetitin e Kosova
    Perpjekja e jote Rexhep Qosja per ta shfajsuar vehten eshte e kote ngase , populli s po ha bar , e as m**i me sh**e nuk lahet

      • Ne zgjefhjet parlamentare ,Qosja me partine e tij LBD ( Levitja e Bashkuar Demokratike ) nuk fitoi as gjysem %
        ( 0.47 % ) por , edhe kunder ketij fakti, ai vazhdoi luften e eger e primitive te tij cilen per arsye te luftes e kishte lene para vitit ’99 (” Rugova dhe politika e tij do te shkojne ne plehun e historise ” – balina e gazetes Koha Ditore 1998 ) perpjekje te Qosjes nen cdo nivel intelektual dhe njerzor kunder Ibrahim Rugoves deri sa doli vete ne mejdan perballe Rugoves dhe e pa vehten e tij duke pesuar debakl ( 0.47 : 68 % ) …
        dhe, debakl pase debakli deri ne ditet e sodit duke e que Kosoven bashke me harambashet e tij aty ku per pretrndime te ulta pushteti e karijere politike provoi ta qoje Ibrahim Rugoven

    • Rugova, njeriu i statukuose millosheviçiane. Njeriu qe deklaroi duke pire shlivovica me Millosheviçin ne Beograd se” gjithe kjo duhet te marre fund”, pra bombardimet e NATO-s kunder Serbise! Njeriu qe e quajti UCK-ne “dore e zgjatur e Serbise”, tradhtari dhe kolaboracionisti qe deklaroi ne vitin 1998 se “ata (Adem Jashari me shoke) jane fshatare qe duhen qetesuar”! Rugova ka qene dhe mbetet i dashur per te gjithe LDK-istat e Lidhjes Komuniste Jugosllave, per te gjithe titistet dhe spiunet e UDB-se!

      • Per gjitha keto qe shkruan katarakti, jane propagande katundareske qe te degjuar dhe lexuar ne pamfletet qe i shperndane me shpejtesi zeri menjiher pasi Rugova u kthye nga Europa , pasi me ndikimin e Papa Gjon Pali II ishte liruar nga kthetrat e Millosheviqit ne Bg te cilin ai e kishte armik dhe jo bashkpuntor andaj dhe ishte marre peng nga forcat e tij kriminale dhe derguar ne RTS te Bg, propagande tejet primitive te atyre qe dikur me cdo kushte donin pushtetin ne kosovs dh e asgje tjeter e qe pase vdekjes se Rugovex ia arrijten qellimin . Rezulltatet po shofim sot te gjithe , i pa dhe i tha Rexhep Qisja , po i shefe dhe ti . KAQE
        Kurse, ate qe thua se Rugova paska pi shlivovice me Millosheviqin para kamerave TV eshte e sakte , ai ishte i kercnuar edhe te pinte, edhe te fliste ate cfare kerkoi krimineli nga ai ngase prapa kamerave TV ishin kriminelet serb te gateshem zbatimin e urdhrit te Mlosheviqit per likuidim fizik te tij. Se kushe ne fakt ishte Rugova opinioni i gjere e pa si ai deshmoi ne gjyqin e Hages ne cilesine e deshmitaret kunder Millosheviqit
        Por , prite pake te shohesh idhujt tu leninist , enverist e komunist ne cfare cilesie do te shkojne ne Gjykaten e Hages dhe bashkpuntor te kujte ata kishin qene , kujte i kishin sherbyer para , pase dhe gjate luftes ne kosove pastaj, mund te flasim
        Por , ti mose u ndale …vazhdo me tenden deri sa te mbetesh vetem , katarakti

    • Zoti @fery , të kam ndjekur nëpër komentet e tua dhe në të gjitha kam vënë re , se je shumë negativ , aq sa na bën të dyshojmë ,në se je shqiptar , apo dobiç serb ! Vetëm një pyetje kam për ty , pa u zgjatur me të tjera . A mund të më thuash , se si ndodhi ” mrekullia” gjatë luftës në Kosovë , kur policia dhe ushtria serbe , në kulmin e egërsisë , si shtazë të vërteta , futeshin nëpër shtëpitë e kosovarëve ditën e natën , rrëmbenin djem , burra , vajza e gra , vrisnin e prisnin në prag të derës , i u grabitën edhe gjerdanet e qafes , edhe parate e xhepit , iu morën nderin , iu dogjën shtëpitë dhe i dëbuan të xhveshur e të rrekosur popullin mbarë , etj. etj. mizori dhe , në të njëjtën kohë , kasapi serb Millosheviçi , në mes të flakëve të luftës e mori familiarisht , me avion të posaçëm ushtarak Ibrahim Rugovën dhe e çoi në një vilë të sigurtë sekrete në itali dhe , ashtu të konservuar e ruajti deri sa mbaroi lufta e ia vuri sërisht në krye popullit kosovar , si shërbëtorin më të bindur të tij ???!!! Ibrahim Rugova , nipi i Xhafer Devës , i luftoi dhe përndoqi kosovarët e UÇK-së e u soll me ta po aq egërsisht , sa edhe bishat e ardhura nga stepat e Uraleve ! Kë kërkoni të bëni budalla dhe maskara , si veten , ju këlyshët e UDB-së ?! Profesor Qosja është nga shqiptarët e paktë , që ka dhënë një kontribut të çmuar për kombin shqiptar dhe ju fundërina nuk i vini as tek gishtat e këmbës , me tradhëtinë tuaj kombëtare , pabesinë dhe cinizmin e pa përmbajtur , duke iu shërbyer me zell armiqve shekullorë të shqiptarëve !
      Unë , që po të flas kështu , jam shqiptar nga Jugu i Shqipërisë , që iu hapëm dyert e ndamë kafshatën me ju në ato ditë të vështira , por të ishe ndodhur tek unë ato ditë , e të më fliste kështu për akademikun tonë të nderuar e të mburrje pa pikë turpi tradhëtinë……. , nuk e di se si do të ndaheshim !

      • dobic serb thua po po …e po mire qe na tregove kushe qenke ti …!
        Une , sinqerishte ta them se fare nuk e besoje se i lexon shkrimet e mija sepse ,vertete po ti kishe lexuar besoje se dicka deri sot do te kishe mesuar , te pakten etiken e te shkruarit , do ta kishe shprehur mendimin tend e jo ate cfare te kurdisin te theret, jo te na corroditesh me disa trema bajate e kuturu qe besoje se as gjomari ne Shqiperine e Veriut s do ti kishte kaperdi
        Gjithesesi ,edhe nga kjo distance kohore prej 20 vitesh une te falenderoje nga zemra ty dhe gjithe vllezerit e mij shqiptar per gjithe ate cfare keni be per refugjatet shqiptar nga Kosova . Une ate kohe isha ne Kosove dhe ne Kosove prita forcat toksore te NATO -s.Kenaqesi qe perjetova s do ta tregonte asnji refugjat i Kosoves ne Shqiperi sepse ajo ndiesi mund te perjetoj vetem nqs.vete do te kishe qene ketu vecanerishte kure forcat kriminale serbe u detyruan te shporren nga Kosova . Te tjerat pak rendesi kane sikur qe pak rendesi ka je nga Jugu apo Veriu

  • Vetem e verteta eshte madheshtore, refuzimi i Kosoves nga Interpoli, vertet eshte “merite dhe kontribut” i politikes kosovare,me shume opozitare se institucionale.Kete e deshmuan opozitaret qe, me nxitim dolen ne media te shajne e te bejne kerkesa e akuza banale. Kjo ishte skene qe,po mos te flisnin shqip, i shkonte per shtat serbise, atyre matan ures.

  • E si te pranohet Kosova ne Interpol kur Ministri i Puneve te Brendshme, z. Ekrem Mustafa ka aktakuze te ngritur ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *