Thesaret e detit, denoncimi i AFP: Si po grabitet pasuria shqiptare

Ornela

Ujërat e paeksploruara të Shqipërisë janë bërë një atraksion për gjuetarët e thesareve që kërkojnë objekte të lashta, pjesë anijesh të mbytura dhe relike të tjera, që janë varrosur në fund të detit prej shekujsh.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” është ndalur këtu, duke sjellë një histori interesante.

Bregdeti 450 kilometra i gjatë, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon, – thekson AFP, – ka qenë i paarritshëm gjatë regjimit komunist, por sot ujërat janë të hapura, duke joshur arkeologë, por edhe grabitës thesaresh, të etur për të eksploruar territore të reja dhe për të shitur ato çfarë gjejnë në tregjet e zeza.

“Pjesa më e madhe e kësaj pasurie gjendet në thellësinë 20-30 metra dhe është lehtësisht e arritshme, pa ndihmën e pajisjeve të posaçme, e ajo pothuajse është zhdukur pa asnjë gjurmë. Nevojiten masa urgjente për të mbrojtur pasurinë e nënujshme”, tha Neritan Ceka, arkeolog.

Ekspedita të kryera që nga viti 2006 kanë zbuluar rreth 40 anije të mbytura në brigjet shqiptare, përfshirë mjete që i përkasin shekullit të VII dhe ato të Luftës së Parë dhe së Dytë Botërore. Qindra amfora të epokës romake janë zbuluar po ashtu në fund të detit, të mbuluara nga bimë marine.

“E sigurtë është që një gjueti thesaresh nën det sjell fitime të mëdha”, tha Moikom Zeqo, arkeolog.

Vazot mund të shiten për rreth 100 euro në Shqipëri dhe shihen në disa restorante luksoze, apo dalin në ankande për shuma më të mëdha në Londër dhe kryeqytete të tjera të artit.

Ka nga ato që kanë përfunduar në muze private në vende të ndryshme të botës, si kambana e anijes fatkeqe austro-hungareze “SS Linz”, që u mbyt në brigjet e Shqipërisë me 1.000 pasagjerë në bord, pasi u ndesh me një minë në mars të vitit 1918.

Ka edhe nga ata zhytës që kërkojnë të zhveshin anijet e shekullit të XX për shkak të çelikut të tyre të cilësisë së lartë. Çeliku i prodhuar para shpërthimeve bërthamore në botë është veçanërisht joshës, pasi nuk ka gjurmë radioaktiviteti dhe mund të përdoret për mjete delikate mjekësore dhe pajisje të tjera shkencore.

Në qershor, autoritetet miratuan një ligj që i klasifikon anijet e mbytura si “monumente kulture” dhe që kërkon licenca strikte për zhytësit. Një ëndërr e ndarë nga ekspertët shqiptarë dhe të huaj është ajo e një Muzeu nënujor, si ajo që ekziston në qytetin turk Bodrum, që mund të mbrojë artefaktet dhe të tërheqë turistë, por kjo duket e vështirë.

“Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë luksin apo ndërgjegjësimin të kuptojë rëndësinë e madhe që kjo pasuri përfaqëson për historinë e vendit dhe civilizimin mesdhetar”, tha Auron Tare.

 

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • NENDETI I PAS KARABURUNIT ESHTE VJEDHUR QE ME BESNIK YMERIN E FATMIR BRAKEN NGA EKSPEDITAT FRANKO-ITALIANE NE VITET E PAS 90…

    • KORALIN E KUQ TE ZONES PERBALLE GRAM-PALASES E KORREN ME ANIJE ME PRERESE SI AUTKOMBAJNAT E GRURIT…..SHOQATATE GJASME FRANCEZE TE BRAKES E YMERIT QE NE ATE KOHE BENIN NAMIN ….

  • Para se te japi kete alarm AFP le te shpjegoje se cfare bene ekspeditat franceze me lejen e Saliut nga 93 -97 ne gjithe bregdetin shqiptare .Cfare pane nenuje e cfare nxorren prej saj . Ku shkuan dhe a jane dokumentuar diku. Egzistojne te dhena qe eshte bere nami me gjetjet e nenujshme ne bregdetin Shqiptare . Ndoshta budallaj yne, i shitur tek agjenturat sebo-franceze, nuk di hollesira se cfare zbuluan anijet kerkimore franceze ne vitet e sundimit 93-97 te Sali Beut .
    Do te ishte nje sherbim dinjitoz i AFP te japi perfundimet studimore disa vjecare te anijeve kerkimore franceze ne bregdetin shqiptare .

  • Grabitet , mbitoka(pyjet kafshet dhe shpendet e egra) , grabitet nentoka(mineralet perfshire ari dhe argjendi , nafta,kromi dhe bakri) , grabitet pasuria ujore ; peshqit, koralet , por edhe ajo e fundit te detit ; thesaret e anijeve te mbytura qe jane pasuri e pallogariteshme per vendin tone. E tere kjo pasuri mbush xhepat e disa miliardereve vendas qe i a kane shitur kete pasuri miliardereve te huaj!

  • Grabitet , mbitoka(pyjet kafshet dhe shpendet e egra) , grabitet nentoka(mineralet perfshire ari dhe argjendi , nafta,kromi dhe bakri) , grabitet pasuria ujore ; peshqit, koralet , por edhe ajo e fundit te detit ; thesaret e anijeve te mbytura qe jane pasuri e pallogariteshme per vendin tone. E tere kjo pasuri mbush xhepat e disa miliardereve vendas qe i a kane shitur kete pasuri miliardereve te huaj dhe populli mbetet gjithmone i varfer!

  • Jo vetem me Xhemal Maton qe u fut vone ne kete
    vorbull por ka filluar me Ceket ne fillim te viteve ’90 kur Francezet grabiten te gjithe “qypat -pit het” prej qeramike ne nendetin e Durresit e te Vlores dhe do te vazhdonte me vone kjo grabitje me anijen “e
    zbulimit” Amerikan te ketyre thesareve te paraprire nga Orion Tare qe sot cirret bashke me Ceket se
    po grabiten thesaret e nendetit tone ,kur udherrefysit kane qene ata vete.! Ne qofte se ka njeri qe duhet te pergjigjet per keta thesare te grabitur jane pikerisht keta ;Ceka , Mato , Tare dhe te tjere qe qendrojne mbi ta !

  • Qeveritaret shqiptare ne rast se do te kishin administratore te mire, do te kishin bere nji perllogaritje te humbjeve nga ekonomia dhe historia e nenujshme detare. Mjerisht vlera e humbjeve qe nga viti 91 deri tani ka nje masatare te frikshme. Me rezulton nga nji hulumtim i spevialisteve qe vkera shkon deri ne nje mesatare 80-110 milione dollare ne vit. E gjitha kjo so rezultat i mos ushtrimit te ligjshmerise ne det nepermjet patrullimit dhe mos shfrytzimit adeguat te ekonomise apo resurseve detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *