Punimet për Unazën e Re, ja si do bëhet qarkullimi i makinave

Ornela

Ministria e Infrastrukturë Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë bërë publik planin e menaxhimit të trafikut për fazën e parë të punimeve të Unazës së Madhe, nga Pallati me Shigjeta deri tek rrethrrotullimi në sheshin “Shqiponja”.

Drejtimi Shkolla Teknologjike – Sheshit Shqiponja

  • Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të  ndryshojë
  • Në fazën e parë  në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës,  për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.
  • Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi  do të vazhdojë me 3 korsi.
  • Në kryqëzimin e Rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Tom Plezha” automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës “Tom Plezha” dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve “Nexho Konomi” dhe Rrugës “Pjetër Zarishi” Rregullimi do të bëhet me semafor.
  • Kryqëzimi i rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Aleksandri i Madh” do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës “Kristaq Mone” (kthimi drejt rrugës “Aleksandri i Madh” është i bllokuar)
  • Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : “Tom Plezha” “Aleksandri i Madh”
  • Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve

Drejtimi Sheshi Shqiponja – Shkolla Teknologjike 

 Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës , për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi

  • Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi  do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht.
  • Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës “Mikel Maruli” 
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me Rrugën “Mikel Maruli” automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga “Mikel Maruli” drejt Rrugës “Teodor Keko” kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te  mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.                                     
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Kristaq Mone” automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës “Kristaq Mone”)
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Vasil Tromara” automjetet lëvizin drejt ose djathtas
  • Në kryqëzimin e rrugës “Teodor Keko” me rrugën “Tom Plezha” automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës “Tom Plezha”). Automjetet që vijnë nga rruga “Tom Plezha” drejt rrugës “Teodor Keko” duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)
  • Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi
  • Lëvizja e automjeteve nga Rruga “Dritan Hoxha” & Rruga “Vangjel Noti” në drejtim të Rrugës”Teodor Keko” do të realizohet nëpërmjet nënkalimit te Casa Italia

Semaforet

Nyjet semaforike në kryqëzimet ekzistuese do vazhdojnë të jenë për arsye të sigurisë rrugore dhe menaxhimit të fluksit të trafikut, duke i riprogramuar dhe optimizuar maksimalisht brënda kushteve që lejon kantieri.

Transporti publik

Itieneraret e linjave të transportit publik, L3-Kashar dhe L13–Tirana e Re do të kenë modifikimet përkatëse që i përshtaten devijimit të fluksit të trafikut.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Hiqeni kete emer “sheshi shqiponja” se lat nam;ose vendoseni tek pallati i kultres “shkallet e tortes”!Malokeri e gjalle !Ja dhe nje motiv me shume se perse Shqypnia do kohe te behet!Me duket se infrastuktura po ecen me ritem me te shpejte se shoqeria e per pasoje po nuk u be njeriu eshte e kote kjo qe po behet se vjen nje Sali tjeter(ngaqe populli eshte pa nivel) dhe hop xhixhi i ve eskavatoret dhe e prish si mbikalimin tek zogu i zi!Ndaj ndertoni njeriun e pasketaj veprat !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *