Partitë populiste po mbështeten trefish më shumë në Evropë gjatë këtyre 20 viteve të fundit, që do të thotë se ata po sigurojnë gjithnjë e më shumë vota të mjaftueshme që ti çojnë udhëheqësit e vendeve të tyre në karriget e parlamentit Europian dhe çfarë do thotë kjo? Sfidë dhe kërcënim ndaj rendit politik të vendosur në gjithë kontinentin.
The Guardian publikon studimin shqetësues në faqe të parë, dhe tregon se rritja e partive populiste evropiane, veçanërisht ata të ekstremit të djathtë është përhapur në 31 shtete evropiane gjatë dy dekadave. Për të bërë këtë studim, The Guardian ka bashkëpunuar me më shumë se 30 analistë të njohur të politikës evropiane.
Të dhënat, siç i shihni në tabelat më poshtë, tregojnë se populizmi është rritur vazhdimisht që nga vitit 1998. 20 vite më parë, partitë populiste konsideroheshin si një forcë margjinale, duke përbërë vetëm 7% të votave në të gjithë kontinentin evropian. Në zgjedhjet kombëtare të fundit, një në katër vota është hedhur për një parti populiste, shkruan tiranapost.al.

“Kohë më parë, populizmi konsiderohej si një fenomen ekstrem”, thotë Matthijs Roodduijn, një sociolog politik që jep mësim në Universitetin e Amsterdamit, i cili udhëhoqi projektin e studimit. Ai shton se sot populizmi është kthyer në një gjë të zakonshme, referuar Brexit, dhe zgjedhjes së Donald Trump.
Përkrahësit e populizmit thonë se populizmi është një forcë vitale në çdo demokraci. Por kritikët thonë se populistët në pushtet përmbysin normat demokratike, qoftë duke minuar mediat dhe gjyqësorin, ose duke shkelur të drejtat e pakicave.
Ky studim shqetësues vjen gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare evropiane, mes parashikimeve se shumë populistë ekstremistë të djathtë mund të marrin pushtet, më shumë se kurrë në dhomën me 752 vende. Këtu përmendet populisti Viktor Orban i Hungarisë, apo Matteo Salvini i Italisë të cilët kanë korrur sukses të madh në vitet e fundit, gjithashtu partitë e majta populiste u përhapën me shpejtësi pas krizës financiare, por nuk arritën asnjëherë të siguronin një vend qeveritar, përveç rastit të Greqisë.
Harta si më poshtë e publikuar nga The Guardian, tregon se si është rritur populizmi në gjithë kontinentin në fund të viteve 90.

Por Europa nuk është e vetme në këtë rast, janë zgjedhur populistë në pozicione politike në pesë vende të konsideruar si vendet më demokratike në botë, si SHBA, Indi, Brazil, Meksikë dhe Filipine.
Populizmi në Evropë lidhet me shumë vite më parë: Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë në Austri u themelua në vitin 1956 nga një ish-nazist dhe fillimisht fitoi më shumë se 20% të votave në vitin 1994. Sot ajo është pjesë e koalicionit qeverisës të vendit.
Partitë populiste patën sukses në Norvegji, Zvicër dhe Itali në vitet 1990. Por deri në kthesën e shekullit, idetë populiste filluan të përhapeshin, nga Holanda në Francë, Hungari në Poloni.
Syriza në Greqi kundër masave shtrënguese mori 27% të votave, pastaj 36% në zgjedhjet e njëpasnjëshme greke; Ukip e shtyu Britaninë për votën e saj Brexit dhe Marine Le Pen u bë anëtarja e dytë e familjes së saj që arriti një balotazh presidencial në Francë, duke marrë 33% të votave. Sipas Cas Mudde, profesor në çështjet ndërkombëtare në Universitetin e Gjeorgjisë thotë se ka tre arsye kryesore se pse populizmi u rrit aq shpejt në Europë. “Recesioni i madh, çoi në krijimin e disa partive të forta populiste në jug, kriza e refugjatëve shërbeu si katalizator për populistët dhe në fund transformimi i parive jopopuliste në parti populiste.
Një tjetër analiste thotë se mediat sociale kanë luajtur një rol të madh në rritjen e populizmit, pasi kanë shërbyer për të promovuar mesazhe populiste. “mediat sociale arrijnë të përhapin farë kollaj emocionet apo zemërimin e një politikani populist që u drejtohet njerëzve të tij dhe kërkon ndryshimin, me premtime për drejtësi dhe barazi. Rezultati përfundimtar është një rritje në polarizimin e diskursit politik dhe gazetaresk.
o.j/dita

Jo “Studimi”, por Soros ka dale tashme me alibine se Mediat sociale qenkan shkaku i rritjes se atij qe keta e quajne “Populizem”.
Por c’eshte Populizmi? Asgje me shume se deshira mbarpopullore per te patur nje politike ne sherbim te interesave kombetare. Politika aktuale sorosiane ka deshtuar duke bere nje Politike pa Popull, i ka imponuar popujve nje politike ne dem te interesave kombetare e ne dopi te mafies se financave nderkombetare FMN, BB. Kjo politike sot po refuzohet kudo e po kerkon si alibi per deshtimin e vet te Mediat sociale. Vete cifuti plak Soros disa here ka bere thirrje per mbyllje te Facebook e Google. Pra keta qe der dje mbaheshin per dishepuj te lirise shprehjes po tentojne nje Censure se ashtu kujtojne se do shpetojne ate politiken e tyre te qelbur keqas. Nuk ka faj pasqyra Media sociale se del shtremberuar politika pseudo-liberale tashme e shkare ne degjenerim e anarki.
Shume e drejte çka shkruen A.W.
Asht njilloj sikur te ia vejme fajin Radios dhe Televizionit si mjete komunikimi/Informimi per NDIGJUESIT se çka ndodhe ne bote dhe te tranzmetojne mendimet e ndryshme te njerzve.
Hebreun Soros edhe ne Izrael e kritikojne. Ky kerkon te mbaje njerzit ne erresine ne menyre qe te kete rruge te lire veprimi.
Termi Populizem asht nji term perçmues i perdorun pikrisht nga Sorosjanet dhe perkrahsit e tij.