Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dhimitri

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur këtë të enjte vendimin mbi rivlerësimin e subjektit Enton Dhimitri, gjykatës Apeli në Gjirokastër, i cili është edhe kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pas shqyrtimit të të trija komponentëve të vettingut, KPK-ja doli në përfundimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin në fjalë.

Seanca dëgjimore ndaj tij u zhvillua një ditë më parë.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *