Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në rajonin e Visani, Pogonit, në zonën e Janinës.
Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth orës 18.30, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar 166 kg e 200 gramë kanabis, e ndarë në gjashtë çanta.
Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore. Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit.
l.h/ dita

Sa mire.Duhet te mrdoj rdhe policia jone nga policia greke
Te shpallet hero dhe parlamenti te mbaj nje minute heshtje. Te dali Dule, Barka me shoqe te kerkoj llogari, pse nuk u kap i gjalle kur kishte mundesi. Ministria jone te protestoj ne BE, dhe te shkojme te gjithe ti bejme varrimin me flamuj dhe parrulla ne duar.
Po transportonte droge, dhe e vrane.Po ky kacidhja qe po transportonte terror duhej te mos vritej ? He more DULE E BARKA KU JENI APO JU KA ZENE KANSERI NE GRIKE ?