Rinovohet flota e Policisë së Shtetit, i shtohen 134 mjete të reja

Ornela

134 mjete të reja do t’i shtohen flotës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e vënies në përdorim të tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se flota e re do të përdoret në përmbushjen e detyrave të policisë në patrullim sipas juridiksionit të strukturave në kontrollin e territorit e policisë rrugore, ndërsa shtoi se do të përmirësojë më tej performancën e strukturave policore.

“Rinovimi i flotës të policisë me automjete të reja dhe cilësore, do të përmirësojë akoma më tej performancën e strukturave policore, duke ofruar një shërbim të shpejtë dhe efikas për publikun dhe njëkohësisht do të përmirësojë kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Flota është mundësuar me financimin e buxhetit të shtetit me një kontratë 4-vjeçare, shkruan scan.tv

“Kjo është mundësuar me financim të Buxhetit të Shtetit, me kontratë leasing operacional për 4 vite dhe është në vazhdën e projekteve të Qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve logjistike të Policisë së Shtetit. Marrja me qira e mjeteve te transportit rrugor sot konsiderohet si modeli më efektiv i përdorimit të flotave të makinave për qëllime pune në institucione, nisur nga avantazhet financiare dhe operative, të cilat janë të provuara në kohë”, shtoi ndër të tjera Veliu.

Ndërkohë, sipas kreut të Policisë së Shtetit, këtij projekti do t’i bashkëngjitet edhe dhurimi i 30 motoçikletave të reja nga OSHE, që do të patrullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit në përdorim të skuadrave “Shqiponja”.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Hiqeni emertimin policia rrugore.Vendosni vetem emrin
    P O L I C I A .

    Me kete emertim policia asht komplet ne detyren e vet.
    I sherben trafikut dhe ruajtjes se rendit.Njikohesisht cilesia e sherbimit do arrihet ne nivel gadishmerie kur cdo punonjes ne detyren Polic asht i paisun me makine.Te mos ekzistoj sherbim ne ruajtjen e rendit me polic kembesor por vetem me automjet.

  • Nuk e ben te fuqishme nje polici vetem me autovetura dhe motocikleta,por me police tre afte profesionalisht,me shkolle policie e jo militante partie!
    Polici duhet te kete njohuri nte bp-lota juridike per realizimin e detyrave tre tij,tre kete etike dhe edukate qytetare,te mos kete vturp te mbaje kapelen ne koke,te mbaje uniformen te pastert,te hekurosur,tre jetre i rruar e jo me mustaqe e mjekerr,te mos perdore gjyslyke optike,cadra shiu,te mos haje rruges,te mos frewkuentoje lokalet gjatre orarit zyrtar,te mos mbaje trasta dhe sende te tjera ne duar.
    Mbi te gjitha polici duhet te kete nje gjatesi trupore mbi 1.75 cm,te ketre peshe mbi 70 kg,te mos kete bark te dhjamosur,te ketre pergatitje fizike mbi mesataren e noirmave tre Universitetit te Sporteve,te jete nje boksier,mundes,gjimnast ,atlet dhe akrobat i mire,te kete njohuri te sakta per gjeografine,historine dhge kulturen e vendit ku sherben,te dije te flase e tre shkruaje gjuhen anleze etj!
    Nje policie te tille u vlejne edhe keto makina dhe motocikleta,ndryshe do mbushen kafenete e pijetoret plot me police!

  • Nuk e ben te fuqishme nje polici vetem me autovetura dhe motocikleta,por me police tre afte profesionalisht,me shkolle policie e jo militante partie!
    Polici duhet te kete njohuri te plota juridike per realizimin e detyrave te tij,te kete etike dhe edukate qytetare,te mos kete turp te mbaje kapelen ne koke,te mbaje uniformen te pastert,te hekurosur,te jete i rruar e jo me mustaqe e mjekerr,te mos perdore gjyslyke optike,cadra shiu,te mos haje rruges,te mos frekuentoje lokalet gjate orarit zyrtar,te mos mbaje trasta dhe sende te tjera ne duar.
    Mbi te gjitha polici duhet te kete nje gjatesi trupore mbi 1.75 cm,te kete peshe mbi 70 kg,te mos kete bark te dhjamosur,te kete pergatitje fizike mbi mesataren e normave te Universitetit te Sporteve,te jete nje boksier,mundes,gjimnast ,atlet dhe akrobat i mire,te kete njohuri te sakta per gjeografine,historine dhge kulturen e vendit ku sherben,te dije te flase e te shkruaje gjuhen angleze etj!
    Nje policie te tille u vlejne edhe keto makina e motocikleta,ndryshe do mbushen kafenete e pijetoret plot me police!

  • Po ato policet femna qe nuk i kane keto vyrtyte si boksiere,mundse,gjimnaste ,atlete dhe akrobate e mire.Dhe kur ndeshen me boksier,gjimnast,atlet etj etj.I rrine gaditu.Sepse vec polices prezent vijne rrufe ne sekonde policet e tjere qe disponojne makinat.Kjo don te thote qe cdo polic te paiset ne sherbim me makine.

    • Ato policet femra i kane gjithe botra por nuk i perdor atje ku eshte dhuna,ku duhet dajak,por mencuri!
      Ka plot vende ne polici ku femrat e bejne detyren shume here me mire se meshkujt,por duhen drejtues te afte profesionalisht qe t’i caktojne ato ne keto detyra!
      Rreshtrimi i policeve femra ne rreshtin e pare te perballjes me protestuesit qe kishin 2 jave qe kercenonin me dhune eshte nje PA AFTESI TOITALE e drejtuesve te policise!
      Por gjykoj se kjo eshte veper e Rames se ai vuan per spektakle!
      Rama duhet te paguaje per gishtat e prere te polices!

    • Shumica e policeve duhet te jene ne kembe,ne terren e jo ne makine,se hajdutet,sherret,krimet etj nuk ndodhin ne rruge por ne shtepi,ne lokale etj!
      Policia duhet te jete sa me prezente ne mes te popullit,te marre informacione direkt nga populli per cdo gje sado e pa vlere te duket se nga ferra e vogel del lepuri i madh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *