Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 për objektet që skualifikohen nga projekt i Unazës së Re.
Pas 21 ditësh proteste të përshkallëzuar çdo ditë e më tepër dhe irritimit të banorëve, Lame tha se ata nuk janë njoftuar akoma, se procesi i mbylljes së procedurave është në mes. “Ka mbaruar projekti, është miratuar, janë vënë vijat në hartë mes ARRSH-së, ALUZINI-n, hipotekën, inspektoratin e territorit dhe Bashkisë së Tiranës, për të parë se cila nga shtëpitë skualifikohet.
E prish, nuk e prish, i merr një pjesë të objektit i lë një tjetër, është tjetër gjë. Pastaj fillon faza tjetër, e për secilën merret vendimi. Informacioni që nuk kemi marrë dot nga terreni.
Do ketë një fazë për njoftimin e banorëve?
Natyrisht, ARRSH pret çdo ditë në zyrë banorë, që iu shpjegohet si është situata. Prandaj them që është një proces që s’ka mbaruar akoma. Nëse duam që projekti të avancojë, pemët janë të Bashkisë, ajo vendos nëse hiqen. Bashkia i ka mbjellë, Bashkia i heq. Kryqet nuk i kam vendosur unë, s’ja kam idenë. Por besoj se janë shënuar objektet që në një mënyrë a një tjetër i prek projekti.
A mund të jetë që objekete që kanë kryqe dhe nuk do prishen?
Po patjetër.
Sa objekte skualifikohen në planin për zgjerimin?
Qeveria nuk ka një letër dhe gërshërët e pret lekë. Ato lekë merren nga xhepi im dhe i yti. Ne biem dakord që po, meqenëse nuk duam fëmijë e gra në rrugë, po jua japim këto para për strehim. Aktualisht janë 207, prapë plus minus 3 se ka objekte të pabanuara. Nuk është bërë akoma skualifikimi. Jemi në fazën që rreshtohen objektet që preken. Paratë nuk jepen me skualifikimin. Dhe dëmshpërblimi nuk jepet me skualifikimin.
Këtu është pjesa e politikës, kur duam t’i politizojmë gjërat dhe ‘ti stresojmë njerëzit sidomos ata që kanë një hall është shumë e lehtë. Janë objekte që iu intereson projekti.
U bë mirë me Shqiponjën, si donte politika ta bënte mbikalimin duke e lënë shqiponjën aty. Mund të ma thuash ti si duhet të bëhet mbikalimi pa hequr shqiponjën? Sa e lehtë është të luash me ndjenjat e njerëzve.
Pas 3 viteve bonus çfarë ndodh?
Ai treshi nuk është gjetur me ‘abra-kadabra’, ka një logjikë të caktuar që vjen prapë nga e shkuara.
Deri në 2014-ën, edhe projektet e para fare të kësaj qeverie thoshin dil jashtë, e ke pa leje shtëpia do prishet. Gjithë projektet e bëra në këtë vend deri në vitin 2014 thuhej dil jashtë se shtëpia do prishet. Nga 2014 pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së kësaj qeverie u mendua nuk mund të nxjerrim njerëz në rrugë dhe u mendua koncepti i bonusit të qirasë. Përveç kësaj dhe bashkia ka premtuar edhe qeveria ka premtuar përfshirjen qoftë në kreditë afatgjata për banim qoftë edhe strehimin social. Pra nga hedhja në rrugë në trajtimin me bonus qeverie.
Ju thoni janë 207 objekte, sa janë me hipotekë?
Këtu do bëhet një rrugë, kopsht apo urë, do shpronësohen pronarët sipas pronës që kanë të regjistruar në hipotekë. Pra në rastin konkret çdo pronar që ka një pretendim për atë pronë duhet ta regjistrojë atë pronë. Nuk vihet tek ALUIZNI por merret një certifikatë pronësie në hipotekë dhe bëhet regjistrimi i pronave.
Objekte të regjistruara në hipotekë deri sot, janë plas me plus minus rreth 65 objekte të ligjshme, plus janë rreth 300 e ca parcela toke. Ajo ka qenë zonë përgjithësisht në krahun e brendshëm të unazës tokë me pronarë të vetëm dhe në krahun e jashtëm tokë e ndarë me 7501.
Ka një disproporcion me pronat sepse janë të ndara në rripa-rripa dhe gjithsecili do marrë shpronësimin.
Kërkesa për legalizim bëhet fjalë për një familje apo disa familje brenda një vile?
Nuk besoj se ka ndonjë që e diskuton se legalizimet i bëri kjo qeveri që është sot. Po të kishte bërë gjysmën e këtyre që kemi bërë ne qeveria paraardhëse do ishin mbyllur. Ne e kemi premtuar që brenda 2 viteve në vijim mbyllet procesi i legalizimeve. Dje ishim në Fier, për të mbyllur procesin e legalizimeve për të gjithë komunat e qarkut Fier. Ishin 8 mijë e ca legalizime të bëra në këtë periudhë. Nuk mund të na kërkohet llogari ne pse nuk e mbyllni procesin kur në qeverisjen e kaluar ishin bërë 72 legalizime. Ky kapitull u mbyll.
v.l/ Dita

E paskan nxjerre kete psikopatin tjeter si rrufeprites. Po ky e di mire se cfare u ka premtuar banoreve te Astirit kur shkoi ti takonte bashke me Tahorrin. Sa vjet kane kaluar qe atehere? 2 vjet? Ky per vete u soll shpellarce me legalizimin e shtepise se vet. U be nje ligj ad hoc qe te zgjidhte edhe Lame problemin me shtepine e vet se ndryshe nuk kishte gjasa ta legalizonte. Pastaj si thoni ju Lame moralisti do te conte fadromet te prishte shetpine e vet!.
Kjo e shperndarjes se fletushkave te legalizimit eshte propaganda me e genjeshtert qe eshte bere me pronat pasi BE ia ka hedhur poshte si te jashteligjshme.
Info analitike, ky psikopat dhe ti psikobythe. halé njeri qe ngele neper komente sikur je i paguar nda dikush.
Monika dhe Likja ta futen mire hurin qe nga 21 janari e ti vazhdon akoma leh si qen nga dhimbja.
Artan Lame, kuader I Partise Socialiste (ne shqip: Partise Shoqerore), mblidhe mendjen dhe mos prish asnje ndertese te qytetareve te varfer shqiptare, me leje apo pa leje, sepse jeni kunder programit shoqeror te parties suaj, qe iu kemi dhene voten. Unaza le te behet me e vogel, se Shqiperia nuk ka hapesirat e Amerikes, Europes, Rusise, Kines, Afrikes e Azise. Qytetet karakteristike shqiptare njesohen Gjirokastra e Berati, por edhe Tirana ne brendesi eshte nje Stamboll i dyte. Protesta e banoreve te Tiranes do te mbeshtetet edhe nga banoret e Vlores, qe doni t’u prishni shtepite shekullore, sepse Rilindja kerkon te beje autostrada neper rruget e lagjeve te vjetra te Vlores. Nese vazhdoni te konfrontoheni me qytetaret e varfer, jo vetem do te humbisni pushtetin, por do te shkoni te gjithe perpara drejtesise!
Filloni prishjen me Surrelin dhe vazhdoni me Lalezin se i duhen vendit per rezorte.
Ky ehte si prifti i fshatit qe pasi ve kryqin mbi var thote se ku do te shkoje i ndjeri e di zoti.
Rri moj Linda me prapanice ne koke te PS.
Zoti Lame ;Do bej nje koment te shkurter rreth teje ,pasi une kam pasur rastin te komunikoje me ty dhe me sunduesin Rama, me Email, per nje problem qe kam prej shume kohesh me Aluiznin,qe do te thote legalizim banese,dhe qe eshte banesa ime, e ndertuar, mbi muret e baneses se vjeter,pa dale asnje centimeter jashte saj,dhe qe eshte vetem 105m2.Banesa ime ndodhet ne Skele Vlore, dhe eshte prone e trasheguar nga babai, dhe eshte para vitit1990.Kam rreth 20 vjete, qe kam depozituar dokumentacionin ne zyrat e aluiznit Vlore ,ku dhe kam paguar te gjitha faturat qe une i detyrohesha shtetit.kam paguar disa here fatura, ku te cilat i kam ruajtur.Pasi nuk mora dokument pronesie perpara se zoti Lame te behej drejtor i Aluiznit,sinqerisht besova se me ardhjen e zotit Lame ne drejtorine e Aluiznit,une do te paisesha shume shpejte me dokumentin e prones(dihej qe perpara Lames po mos te paguaje para nen dore nuk merje dokument pronesie,dhe per kete une mendova te mos paguaj, sepse nje dite do te behet shtete, dhe do e marre dokumentin e prones ,pasi kam te drejte, sepse kam nje shtese kati mbi muret e baneses se vjeter.Por Cfare ndodh .Po i bie shume shkurte.Ushtar Lame behet me i rrezikshem se para ardhesit e tije.Duke qene se, sunduesi i shqiptareve zoti Rama duhet te kete te ardhura per ushtaret e tije,e urdheron ushtare Lamen, qe baneses time, ti vihet, vije e kuqe, qe kur te kete investim ,une te mos te dem shperblehem.Kete te fundit ma njoftuan te afermit e mije, se gangsteri Rama dhe ushtari i tije Lame ,kishin urdheruar degen e Aluiznit Vlore, qe banesa ime, te behej me vije te kuqe, qe do te thote,te mos te dokumentohet ,aresyen e thame me siper ,jo demshperblim ne rast investimi(po ju rikujtoje qe, gangsteri Rama, demshperbleu per objektin e jashteligjshem te ndertuar brenda ne dete, ne ujin e ftohte,Vlore, banoret e atjeshem, me rreth 14 milion banore,ku per kete veprim, Rama duhet te shkoje ne burg).Por une nuk do ti humbas shpresat, pasi shqiperia dhe shqiptaret, nje dite do te behen me shtete, dhe do te shpetojne nga kurthi i mafies shete. Kjo qe po ndodh ne Shqiperi, eshte shume tronditese,pasi kjo mafie prej rreth 28 vjetesh, po shqyen, dhe po shqep nje vend shume te bukur dhe shume te vogel , perpara syve te gjithe botes,dhe kjo ndodh pasi disa nderkombetare duan ta shkaterojne, ndersa disa ndrekombetare te tjere, e mbrojne,keta te fundite dihet aresyeja.
Kush je ti more kriminel me kryqe dhe policia do ti zgjidhesh punet.
Te gjatin me dysh ke per te marre edhe ti more bythq…r.