Policia deklaroi zyrtarisht se deri me tani ka shoqëruar në total si pjesëmarrës në proteste 135 persona gjithsej, nga të cilët janë proceduar penalisht 129 prej tyre.
12 janë arrestuar në flagrancë, por deri më tani vetëm një prej tyre është i ndalur, agresori i polices.
Në gjendje të lirë do të hetohen 113 persona, ndërsa tre janë të shpallur në kërkim.
Mes të proceduarve për pjesëmarrje në këto protestave janë dhe një numër i madh i deputeteve te PD-se, si edhe kreu i saj Lulzim Basha.
Numri total i punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në tubime 2070. 1520 policisë kanë qenë të drejtorisë vendore të Tiranës, ndërsa FNSH-ja ka përfshirë në ruajtjen e protestave 550 efektivë.
Gjithsej janë regjistruar 22 protesta, një prej tyre para Parlamentit dhe një para Bashkisë së Tiranës.
v.l/ Dita

Pse sa me shume te grabisin,aq me agresive behen?
Protestat agresive te pushtuesve te tokave ne Tirane ngjajne me protestat agresive te pushtuesve greke ne Bularat.Maloket kane grabitur tokat e qytetareve tiranas,greket kane grabitur tokat e pronareve Libohovite dhe gjirokastrite.Keta kane ndertuar shtepi dhe biznese,greket kane ndertuar varreza,monumente.Te dy palet si gozhda Nastradinit ja kane lene Shqiperise keto ngrehina.
Te gjatin do te marresh o I gjat.
Me popullin mos e krruajeni, se nuk ka policia te te marre
persiper.
Nga rinia ime me ka mbetur ne mendje nje film italian, ku nje qytetar i pastrehe ngriti nje shtepi te thjeshte pa leje. Ndersa ytetari nuk ia kishte hedhuar Akoma catine shtepise, policia ia prishi dy here, sepse kishte ligjin me vete. Kur qytetari arrit t’i hedhe catine, policia u dorezua, sepse ligji tashme mbronte te zotin e shtepise. Ku ishin keta qeveritare socialiste 20 vjet me pare dhe po ashtu 5 vjet e gjysem me pare, kur ne u dhame votat tona; pse nuk i denuan ish-qeveritaret dhe pse i lejuan banoret e Unazes se Re te ndertonin pa leje? Tashme eshte teper vone, ata jane bere pronare dhe kane ligjin me vete! Shtepia eshte truall i shenjte!