Haradinaj: Nga janari Kosova do të heqë kontrollet në kufi me Shqipërinë

Leda Hysa

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj foli mbrëme gjatë një interviste televizive për çështjen e kontrollit në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Moderatori u shpreh i pakënaqur që në kufi ka dy pika kontrolli dhe kryeministri Haradinaj tha se nga janari Kosova do t’i heqë ato.

“Dikur ishte një pikë ndalese dhe sa më shihnin më lejonin të kaloja pa ma parë fare pasaportën. Ndërsa tani më marrin pasaportën por ma marrin edhe këta të Shqipërisë edhe ata të Kosovës. Keni vendosur 2 ndalesa në kufi”, u shpreh moderatori.

Haradinaj u përgjigj se nga 1 janari Kosova do i heqë kontrollet

E panevojshme. Kosova do t’i heqë ato pengesa. Edhe ato kabinat e vogla, çdo gjë. Nga janari nuk do jenë më”, u përgjigj kryeministri.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Kur Haradinaj firmosi :
    Që Kosova të vendos taksën prej 10% për importet për të gjitha mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia, Bosnja e Hercegovina.Ky vendim i drejtë ngjalli një raksion të madhë në Serbi, Bosnje,dhe disa vende të EUROPËS perendimore ,ky vendim historik është shumë i drejtë.

    Po kufiri Kosovë me shqipërinë ëshë pa kuptim dhe i pa arsyeshëm ,heqja e kontrolleve në kufirin shqipëri -Shqipëri (kosovë)ëshë masë historike .

  • Kush e vuri kufirin brenda trojeve tona? Nuk duhet as kufi as dogane ndermjet nesh?. Te lumte Zoti Hardinaj jeni ne rruge te mbare.

  • o palla kari komentues… do hiqet kontrolli nga pala kosovare sepse mafton vetem pala shqiptare per kontroll, kete thote haradinaj dhe kjo do te ndodhe, nuk do te hiqet cdo lloj kontrolli. Vetem pala kosovare do te shkrihet . Mos u eksitoni kot si plaka ne kar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *