Vuajnë një e treta e shqiptarëve, por shumë pak prej tyre e kurojnë në kohë. Po flasim për një ndër sëmundjet më të shpeshta, siç është koliti. Burimi kryesor i kësaj sëmundje është sjellja e gabuar që ndjekim në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës, veçanërisht në rastet kur menuja jonë ditore udhëhiqet nga ushqimet e thata dhe me vlera të larta yndyrore. Një tjetër faktor i shpeshtë që çon drejt shfaqjes së kolitit është edhe stresi emocional e fizik, më të cilin përballemi gjatë ditës. Kombinimi i kequshqyerjes me lodhjen e stresin e ditës e rëndojnë edhe më shumë punën e aparatit tretës, duke ndikuar në shfaqjen e kolitit, si dhe shumë patologjive të tjera që dëmtojnë zorrën e trashë. Bluzat e bardha vënë në dukje se në shumë raste pacientët si rrjedhojë e qetësimit momental të sëmundjes me anë të medikamenteve apo dietës ushqimore, i ndërpresin dhe pas një kohe të shkurtër vërejnë se sëmundja është rikthyer përsëri. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe koliti mund të mbahet nën kontroll nëse tregohemi të kujdesshëm sa i takon ushqimit dhe përjetimit të lëkundjeve emocionale. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara se çfarë ndikon në shfaqjen e kolitit dhe sjelljet nga të cilat duhet të hiqni dorë për të mos u prekur nga komplikacionet.
Faktorët dhe moshat e rrezikuara nga koliti
Koliti është një ndër patologjitë që haset më shpesh në popullatën shqiptare. Mjekët vënë në dukje se kjo sëmundje nuk njeh moshë, çka tregon se nga koliti mund të preken të gjithë. Në përgjithësi fillesat e kolitit shfaqen rreth moshës 15 vjeçare duke u bërë më të shpeshta me kalimin e viteve. Koliti përfaqëson një çrregullim të zorrës, e cila ndryshe njihet si sëmundja e zorrës së trashë. Sa i takon faktorëve më të shpeshtë që ndikojnë në shfaqjen e kolitit mjekët rendisin situatat e vështira ë të cilat gjendemi përballë lëkundjeve të vazhdueshme emocionale, si dhe alergjitë që stomaku dhe zorrët mund të kenë ndaj përbërjes së shumë ushqimeve. Kjo ndodh kryesisht tek produkte të tilla si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj). Faktorë të tjerë nxitës së sëmundjes së kolitit janë edhe hormonet që ndodhen në aparatin tretës, si dhe bakteret e ndryshme që pushtojnë aparatin tretës, duke vështirësuar funksionimin e tij. Në përgjithësi shkaktari kryesor i kolitit është edhe stresi emocional. Ky i fundit njihet si një ndër shkaktarët më të shpeshtë që çon në kalimin e fazave të rënduara të sëmundjes.
Shfaqja e kolitit ulceroz
Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera, në mukozën e rektumit dhe zorrës. Ulcerat e krijuara nga dëmtimi i mukozës bëjnë hemorragji dhe prodhojnë mukus. Gjithashtu një shenjë tjetër e inflamacionit të mukozës së zorrës është dhe diarreja. Në varësi të dëmtimit të shkaktuar në zorrë përcaktohet edhe emërtimi i kolitit. Shpesh herë diagnostikimi i kësaj sëmundje shfaqet i vështirë për shkak të ngatërrimit të simptomave me sëmundje të tjera që janë të ngjashme. Por janë testet mjekësore të cilat konfirmojnë se çfarë komplikaconi ka prekur në të vërtetë zorrën. Koliti ulçeroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat si dhe gjinitë. Më tej të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se rreth 20 për qind e rasteve në të cilat është diagnostikuar prezenca e kolitit ka pasur trashëgimi familjare në tejçimin e sëmundjes.
Simptomat që tregojnë praninë e kolitit
Simptomat që shoqërojnë praninë e kolitit janë nga më të ndryshmet. Por, pavarësisht këtij fakti dhimbja e barkut është një ndër simptomat më karakteristike, pasi shfaqet tek 90 për qind e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Dhimbja lokalizohet në pjesë të barkut dhe ndryshon intensitet, duke kaluar nga format e lehta deri tek ato më të rënduarat, në varësi të forcimit të shkaktarëve që shtojnë sëmundjen. Në këtë rast ndikimet më të shpeshta vijnë nga ushqimet që ne konsumojmë, përbërja e të cilave e acaron edhe më shumë punën e aparatit tretës. Gjithashtu edhe emocionet e forta të krijuara si rrjedhojë e stresit fizik dhe emocional, gazrat , kapsllëku, lodhja, janë simptoma që e orientojnë mjekun drejt pranisë së kolitit. Simptomat mund të shfaqen të veçuara ose të gërshetuara (periudha të gjata kapsllëku ndërpriten dhe pasohen nga diarreja, që mund të zgjasë edhe për shumë ditë). Karakteristikë është shfaqja e diarresë në orët e para të mëngjesit. Në shumë raste edhe fryrja e barkut, gurgullimat e zorrëve dhe jashtëqitja e shtuar e gazrave, rëndimi i stomakut, vështirësia në tretjen e ushqimeve, si dhe hemorragjia në jashtëqitje janë simptoma të kolitit. Këto çrregullime shoqërohen më tej edhe me shenja të përgjithshme si dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të rrahura të shpeshta të zemrës, këputje trupore, anoreksi, prishje të gjumit dhe humorit. Një tjetër tregues është edhe rënia në peshë, lodhja e vazhdueshme, anemia si rrjedhojë e humbjes së shumë elementëve të nevojshëm nga jashtëqitja, të cilat shfaqen në rastin kur koliti është i llojit ulceroz, “Rreth gjysma e pacienteve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Të tjerët vuajnë nga temperatura e lartë, diarreja me përmbajtje hemorragjike, të vjella, dhe dhimbje të forta të barkut. Koliti ulcerativ gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera si arthritis, inflamacion të syve, sëmundje të mëlçisë dhe osteoporozë. Shkencëtaret mendojnë se këto komplikacione ndodhin si rrjedhojë e inflamacionit shkaktuar nga sistemi imunitar. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet sipas terapisë së përcaktuar nga mjeku”, vënë në dukje specialistët e shërbimit të gasterenoroligjisë.
Ekzaminimet që duhen kryer për zbulimin e sëmundjes
Për të përcaktuar praninë e kolitit pacientëve u duhet të kryejnë një sërë testesh dhe analizash mjekësore, me anë të cilave mjekët konfirmojnë edhe trajtimin që duhet të ndiqet për të kuruar kolitin. Ndër ekzaminimet më të shpeshta që kërkohen për konfirmimin e sëmundjes janë analizat e gjakut komplet, ekzaminimi i feçeve (urinës) për parazitë të ndryshëm. Verifikimi i elementëve të testuar përmes këtyre dy analizave tregon se në çfarë niveli është e pranishme sëmundja e kolitit. Më tej ekzaminime të tjera janë edhe sigmoidoskopia dhe kolonoskopia, kryeja të cilave gjithashtu kontribuon në vendosjen e një diagnoze të saktë trajtuese. Konkretisht këto ekzaminime tregojnë se nëse mukoza e zorrës është normale dhe e pashoqëruar nga komplikacionet ulceroze, hemorragjia apo masa tumorale. Shpesh herë kryerja e këtij ekzaminimi has vështirësi të shumta për shkak të dhimbjeve që shkakton. Kjo pasi futja e aparatit në zorrë shkakton spazma, kontraktime të zorrës, e si pasojë dhimbje të forta të padurueshme për pacientin. Megjithatë në rastet kur është i domosdoshëm duhet bërë. Bluzat e bardha shtojnë më tej se një tjetër ekzaminim që ndihmon në zbulimin e kësaj sëmundje është edhe ekzaminimi radiologjik i zorrës. Përmes këtij ekzaminimi vihet në dukje i gjithë aparati i zorrës dhe ndërlikimet që e shoqërojnë në gjithë gjatësinë e saj. Në përcaktimin e një diagnoze të saktë duhen mbajtur parasysh edhe disa të dhëna shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me kohën e shfaqjes së shenjave të dukshme, rastet në të cilat mendohet se faktorët emocionalë mund të kenë qenë shkak për shfaqen e sëmundjes, si dhe ndryshimet në dietën ushqimore që mund të jenë bërë që nga koha e shfaqjes së simptomave. Dietat e rrepta, për të humbur peshë, si dhe ngrënia e tepërt janë ndër faktorët që shpesh herë ndihmojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje. Në përgjithësi trajtimi kolitit ndalet në dy tregues që kanë të bëjnë me trajtimin higjieno-dietetik të pacientit, si dhe kurimin përmes medikamenteve. Por, në çdo rast është mjeku ai që kombinon formën e trajtimit, në varësi të ecurisë së sëmundjes së evidentuar tek pacienti përmes testeve të kryera.
Rrugët që ndjek trajtimi i pacientëve
Sikundër u theksua edhe pak më lart, në shumicën e rasteve kurimi i shqetësimeve të shkaktuara nga koliti varet nga ashpërsia dhe stadi në të cilin mund të ketë mbërritur sëmundja. Një ndër parimet që udhëheq mjekun në vendosjen e diagnozës ka të bëjë me faktin se çdo pacient ka shfaqje të ndryshme të sëmundjes, kështu që dhe mjekimi është individual. Ndaj duhet të jeni të kujdesshëm e të mos zbatoni këshillat e marra nga persona të tjerë që e kanë kaluar sëmundjen, në rast se më parë nuk jeni konsultuar me mjekun dhe të keni kryer testet përkatëse. Gjithashtu në asnjë rast nuk duhet të neglizhoni dhimbjet e barkut apo të ndaloni pranë farmacive për të marrë qetësues momentalë, pasi në këtë formë vetëm sa e rëndoni edhe më shumë gjendjen, ndryshe nga sa mendoni se mund ta keni qetësuar. Shumë pacientë kanë periudha qetësimi të cilat mund të zgjasin disa muaj dhe vite, megjithatë kujdesi ndaj kësaj sëmundje duhet të jetë maksimal pasi rrezikon në çdo rast ripërsëritjen apo rikthimin e simptomave. Sa i takon terapisë medikamnetoze në përgjithësi ajo përfshin preparate qetësuese të sistemit nervor, anksiolitikët dhe antidepresivët nëse është e nevojshme. Duhet theksuar se nevojitet një jetë aktive dhe e qetë, shëtitjet dhe ushtrimet relaksuese ndikojnë në lehtësimin e simptomave të sëmundjes. Për rastet kur sëmundja shoqërohet me diarre, përveç heqjes nga dieta të ushqimeve që e provokojnë atë sicc mund të jenë qumështi, domatja, të fërguarat, çokollatat etj. Rol të rëndësishëm luan edhe përdorimi i preparateve antidiaretike të lëshuara nga mjeku përmes rekomandimit përkatës. Për rastet në të cilat sëmundja shoqërohet me dhimbje abdominale përdoren preparatet antispastike dhe prokimetike.
Rastet kur nevojitet shtrimi në spital
Për rastet në të cilat sëmundja ka kohë që ka filluar, si dhe nuk ka marrë trajtimin përkatës, aplikohet dhe kërkohet shtrimi në spital i pacientit. Në disa raste simptomat janë aq të ashpra sa që pacienti ka nevoje për shtrim dhe ndjekje të sëmundjes në spiral. Konkretisht shtrimet kërkohen në rastet kur koliti ulceroz është ashpërsuar, e cila shoqërohet me hemorragji dhe diarre të ashpër, ku si rrjedhojë e të cilave organizmi vihet përballë situatave të vështira, të cilat shkaktojnë dehidrim (humbje të lëngjeve dhe elektroliteve). Për të tilla raste gjëja e parë që bën mjeku është të menduarit mbi formën se si duhet të ndalojë diarrenë dhe humbjen e lëngjeve dhe lëndëve të tjera minerale nga organizmi. Për raste të tilla mundet që të sëmurit t’i nevojitet një dietë e veçantë, ushqim dhe mjekim venoz dhe ne disa raste lind nevoja e kirurgjisë.
Format e kolitit që trajtohen përmes kirurgjisë
Në raste të caktuara kur këshillat dietetike dhe medikamentet nuk japin rezultatet e duhura nevojitet edhe trajtimi përmes kirurgjisë. Sipas autoriteteve shëndetësore rreth 25-45 për qind e rasteve me kolit ulceroz e kanë të detyruar të heqin një pjesë të zorrës së tyre ose komplet për shkak të hemorragjisë së ashpër, çka ndihmon në parandalimin e riskut për kalimin e sëmundjes në formë kanceroze. Doktori mund të rekomandoj heqjen e zorrës kur trajtimi medikamentoz dështon ose kur efektet negative të mjekimit me kortikosteroid mund të vënë në rrezik jetën e pacientit.
Ushqimi, çfarë duhet të dinë pacientët me kolit
Dieta dhe përzgjedhja e ushqimeve që duhet t’i servirim çdo ditë organizmit tonë luan një rol vendimtar në përmirësimin e simptomave të kolitit, si dhe problemeve të tjera që dëmtojnë zorrën.
Duhet të hiqet dorë nga ideja nga kufizimet e pajustifikuara të ushqimeve të ndryshme. Kështu, pacientët duhet të rendin drejt ushqimeve të lehta dhe që nuk formojnë shumë celulozë, të cilat nuk e lodhin organizimin gjatë tretjes së tyre.
Pacienti duhet t’i nënshtrohet një diete rigoroze, jo shumë të rreptë e të kufizuar, por e tillë që t’i japë atij të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe kripërat e nevojshme. Kështu dieta e përditshme duhet të mbizotërohet kryesisht nga ushqime të lëngshme, supëra me zarzavate.
Duhet të eliminohen ushqime që ndikojnë në shtimin e gazrave në zorrë siç janë përdorimi i tepruar i lëngjeve të gazuara, lakrave, mollëve, kumbullave, bizeleve, fasuleve dhe qumështi.
Ushqimet e thata janë kategorikisht të ndaluara. Ushqimi për çdo vakt duhet të jetë në sasi të paktë që të tretet lehtë e të mos shtyhet në zorrën e trashë pas tretjes së çdo vakti, pasi e dëmton atë. Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të pjekura mirë, dhe sidomos të përtypen sa më mirë. Hani ngadalë dhe përtypini mirë ushqimet. Evitoni ushqimet e skuqura dhe me yndyrë.
Hani 3 vakte të lehta dhe midis vakteve te hani përsëri lehtë. Kjo është e rëndësishme për të mënjanuar periudhat e urisë dhe mbingarkesën në ushqim të cilat janë që të dyja të dëmshme për stomakun.
-Relaksohuni në kohën e ngrënies. Hani darkë të paktën 3 orë përpara gjumit. Ngrëniet afër kohës së gjumit shkaktojnë sekretim të acidit gastrik gjatë natës e për pasojë shfaqje të kolitit dhe ulcerës.
-Ndërprisni pijet që përmbajnë kafeinë (çaj, kafe, kola); madje dhe kafeja dekafeinato, pasi shkaktojnë rritje te prodhimit të acidit gastrik, që mund të rëndojë dhimbjen në një ulcer ekzistuese dhe të shfaqin kolit. Në qoftë se këto pije tolerohen mirë nga i sëmuri, atëherë mund të merren ne sasi të moderuara dhe afër vaktit ushqimor.
-Alkooli dhe nikotina rrisin acidin gastrik, pasi është parë se koliti ulceroz është më i shpeshtë tek pacientë. Duhani ul mundësinë për shërimin e ulcerës dhe kontribuon në rishfaqjen e ulcerës.
Shenjat më të shpeshta të kolitit
Dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike
Dhimbja mund të fillojë nga format më të lehta deri tek ato më të rënduarat
Anemia si rrjedhojë e daljeve të shpeshta me gjak
Humbja në peshë (si rrjedhojë e daljeve të shpeshta)
Lodhje e vazhdueshme si rezultat i pranisë së anemisë
Probleme me oreksin dhe dëshirën për të ngrënë
Dobësi trupore si rrjedhojë e humbjes së lëngjeve dhe mikroelementeve
Dhimbje të kyçeve, probleme me lëkurën
Gazra në aparatin tretës dhe kapsllëk
Dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të rrahura të shpeshta të zemrës
Prishje të gjumit dhe humorit etj.

Ne ushqimet qe bejne mire per kolitin jane gjellerat me pranine e preshit, bamjeve si dhe te gjithe produktet ushqimore qe kane fibra. Perdorni fikun,dardhen ne periudhat e konsumimit te tyre.Frutat ne pergjithesi jane shume te mire per kolitin. Krahas ushqimeve te perditshme ju rekomandoj te perdorni Çajrat e ndryeshme bimore.
Jam nje vajz 20 vjec kam 3dit. Me dhimbje ne stomak ka raste qe jan dhimbje te lehta ka r momente qe jan me te forta jam vizituar dh doktori me ka then qe kam kolit dh me dha disa ilace .. Ilaci quhet vermox por un vazhdoj akoma me keto dhimbje…
jam vajze 22 vjece kam vite ce vuaj na koliti rri na &à dite pa shkuar wc kur pi ilace pak mir sa i maroj fillon e njejta gje …ju lutem a mund me thoni cfar te bej ca ilace pi
Vermox eshte nje ilac qe lufton parazitet. Ke patur parazite ne zorre. Mundohu te konsumosh kos me tershere ne mengjes, gjelle ne dreke dhe ne darke dicka te lehte. Sigurohu qe te oish te pakten 2 litra uje ne dite pi nje luge vaj ulliri cdo dite esell ne mengjes dhe ha cdo dite nje kokerr kivi. Gjithe te mirat te uroj e dashur
falemnderit per informacjonin ekam lexuar me vemendje se vuaj dhe vet ne kete semundje.ose shqetesim.amundeni te me ndihmoni .nga qe une vuaj ne kete drejtim ,dhe kam shum shqetesime ,dhe rrall her dhe gjakderdhje.kjo me frikson kak ,,ju faleminderit per mirkuptimin,,,
po ne mengjes car mund te ham?
Klarita e dashur, ne mengjez eshte mire te filloni me nje gote uje 100ml me nje gjysem kokre limoni te shtrydhur ne te. Nje shetitje ne nje park me gjelberim rreth 15-25 minuta dhe duke menduar pozitivisht ose duke degjuar dicka qe ju krijon energji pozitive. Ne menyre kategorike mos perdorjen e kafes, cajit, duhanit. Ne mengjez mund te filloni me 1 1/2 fete buke te thekur shoqeruar me nje gote leng portokalli, kivi, luleshtrydhe, dardhe. Nje sasi djathi te bardhe por sa me pak yndyre. Dhe evito peshat e renda, qendrimi ne kembe ne nje vend per nje kohe te gjate, gjendjet negative emocionale. Plotesoni sa mundeni deshirat seksuale, ato luajne nje rol mjaft te rendesishem ne situatuatat kur ndodheni ne stres.
Shpresoj t`iu kem ndihmuar sado pak pyetjes suaj.
Pershendetje!
DOKTOR ..VAJZA IME 18 VJEC KA SHKUAR PARA 2 JAVESH NE RESTORANT ISHTE PIKANTE ..POR GJITHMON KA NGREN …DITEN EDIELE HENGRI USHQIMIN ME PIKANT EDHE DITETN E HENE PATI SHUME SIKLET FRYRJE BARKU MEZI ECTE KISHTE SHUM SIKLETE DHIMJE ..POR KJO PO VAZHDON AKOMA JO SI ATE DITE POR E KA ME SHKEPUTJE NDONJEHER FARE SH SHUME PAK PO KA RASTE EDHE NGA ORA 8 E ,BREMJES DERI EN 11 E PATI NJE DITE …FRYRJE ENDJEHET EFRYRE …E DEL JASHQITJE ME ZOR PO JO SHUM TRASH PO ESHTE OK…E DALURA JASHQITJES ..JAME SHUME EMREZITUR SE AJO KA SHUM TENSION NGA MUA ..SI NENA E SAJ JAME SHUME STRIKTE AJO DO PAK LIRI TE DALI SI ERE ..DHE DITET I KA NE SHKOLLE DHE PART TIME NE PUNE ….SE DI JAN BASHKUAR TE GJTIHA ..ASNJEHERE THOT VAJZA SKAM PASUR KETE NDJENJEN EFRYRJES …CDO DITE HENE E DYTA SI E HENE QE SHKON NE MENGJE SNE SHKOLLE NDJEHET EFRYRE SE DITEN E DIELE E DYTA E DIELE QE HA JASHTE E KA SIKLET ZORRET E NDJEN FRYRJE …SHUEM FALEMINDERIT
…
pershendetje doktor,un kame probleme me kolitin ulqeroz,ka afer 9 vite qe vuaj nga kjo semundje me esht shfaqur kur i kam pasur vetem 17 vite,te gjitha momentet e jetes te mira qe i kam kjo semundje mi prish,pom pengon shum po ndihem keq me te.une dhe nje te keqe e kame se nuk dij te ruhem sa i perket ushqimit nuk mbaj dieta,siq shkruan ketu,ha qfar te dua dhe nuk e mendoj se kjo mund te irritohet.jam duke perdorur terapin e speialistit ka afer 1 vit e gjysem qe nuk kam shkuar ne kontroll,dhe tash koliti esht ne pranin time,me nervozon teper te lutem me jep ndonje keshille
Nje nder semundjet me te felliqura qe ekzistojne
vuaj edhe un nga kjo semundje edhe shoh qe jam njesoj si puna jote
Doktor Jam 57 vjec dhe vuaj nga koliti dhe kam gjakderdhje te vazhdueshme.A mund te me jete kthyer ne kanaceroze?
Une mund te ju keshilloj me ato qka kam mesuar nga pervoja ime edhe pse nuk jame doktor,Nese gjaku ka ngjyre te kafet ose eshte me i erret,kuptohet qe gjaku vjen nga lart,nese ka ngjyre te kuqe gjaku eshte me poshe zorres se trashe,nese percille me diarre.dhe jarge e bardhe eshte koliti qe eshte irrituar dhe menjehere duhet te shkoni tek doktori juaj.sepse nese kjo semundje nuk percillet nga specialisti mund te kthehet ne kancer me respekt armendi
faleminderit per informacionin
Doktor vuaj prej 5 vitesh nga IBS_D . cfare me rekomandon sepse jam ne nje gjendje shume te rende. Do kisha deshire te kontaktja me ju. Flm
Edhe un vuaj nga kjo semundje..kam ber dhe analizat dhe me kan rekomandua laksativ bimor po nuk po me ben efekt..kam me shum se tre jav qe nuk dal dot jasht kam pir dhe kokrra dhe perseri azgje.. kam shum dhimbje ne krahun e majt..ju lutem me thoni se cmund te bej??
Doktor jam nje vajz e martuar qe 3 vite jam 23 vjeqare femi nuk kam jam ber marak qe 3 dit po kom dhembje barku edhe sekrecione te bardha ne zorren e trash te lutem me lajmro qka mund te jet shkaktar faleminderit per mirkuptim
Bej analizat sepse duhet te kesh myk ne zorre. Te uroj gjitje te mirat
dokotor nk jam e sigurt nese jam me kolit apo jo por ne fundit e zorres se trash ne pjesen e jashtme me esht krijuar 2 si gjendra mishore te vogla dhe shpesh her kam kruajtje dhe ne momentin qe perdor pecet me ndodh qe dhe te me kaloj ne gjak derdhje te lehta,,,,me ndihmo te kuptoj disi situaten time
Pershendje ona ,une kam fix te njejtin problem ,nqf se ti e ke sheruar a mund te me japesh noi ide si ta sheroj une kte
Shiko se mos ke suadhe
Me fal kisha dashur nje pyetje a esht rrezik ne esht ber sikur puqerr ne prapanic bash ne hyrje te kanalit tash po me pengon pak a esht ndojn gje rrezik
pershendetje quhem diellza dhe jam 17vjeq dhe vuaj nga semundja e Kolitit Ulceroz jam qe 6muaj me ket semundje ne fillim kam pasur veten diare por me von mu ka paraqit edhe gjkderdhja jom shtrir ne spital ku edhe aty kam qendruar 15dit me kan leshuar sepse jom permirsuar por pa u bor 2jav ka filluar apet diarea edhe gjakderdhja prap kam shkuar ne spital jam shtrir ne shpital ka kam qendruar 20dit tash jam ne shtepi por prap mu ka perserit gjakderdhja dhe kam dhimbje jo te shpeshta ne mengjez po kam filluar edhe te dal per nevoj edhe naten dje ne mbremje kam dal 7her gjat gjith nates kam frik sepse ka pat edhe gjakderdhje.Me perpara kam rra ne anemi kam pasur gjakun 65 pastaj kam mar 7 boca gjak gjat ketyre 6muaj tash e kam gjakun 107por kam frik se mos e humba prap perdori terapi(prednol,salofalk) ju lutem mund te me tregoni se qfar tjeter mund te perdor sepse gjakderdhja nuk po ndalet se ndalet apet vazdon un nuk e di se ku esht problemi jam shum e rregullt ne ushqim.
Pershendetje une kam burrin me ket smundje qe dy her mbrenda 4 mujve u dasht me
Mar gjak sepse ka humbur shum edhe pse jetojm jasht nuk po gjejm zgjidhje per ket smundje me shpres se na ndihmoni ,ju pershendes
Iiaci haxhi dokut numer 1 kunder kolitit
Mir Dita
Te njejtin Problem e ka edhe djali im 15 vjeq.
Mirpo ketina ju ka ndal gjakderdhja .
Spezialisti ne spital ja ka dhon Kortison.
Qashtu thiret ketu ne Gjermani.
Ti thuj Doktorit qe do ti jep Kortison.
Eshte nje ilac popullor I haxhi dokut shumr po shume I mire
Eshte pak I hidhur po nje I afermi I’m ka pasur probleme dhe eka. Perdorur ilacin e haxhi dokut dhe qe athere ska pasur me probleme
me njofto me shum te lutem
Si te kontaktoj haxhi doku ju lutem
ka naj dyqon ku shet kto ilacet popullore resp
Mirdita ju lutem i nderuar Ilir na jep informacion per ilaqin e Haxhi Dokut…na shkruj numrin e tij …flm na jep pergjigje
Na ndohmoni na jep informacion
Po ku mund ta gjejm kte ilaq te lutem na jep pergjigjje
Diellza jo vetem prednol dhe salofalk duhet te maresh dhe terapi te tjera,vaj kantarion me vaj ulliri perzieje dhe pije nje lug ne mengjes e nje ne mbremje, pastaj gjel aloevera e perzin me gjus aspis perdore, vitamina merr qe e forcojn imunitetin dhe ruju nushqim, vitamin c perdor shum ajo ndihmon me ndal gjakun, kalcium perdor sepse prej prednolit te dobsohen eshtrat kalciumi ndihmon ne forcimin e eshtrave,perdor pem shum doktorit kerkoj barnat azitioprin,prednol, salofalk, suposte dhe orale,prontoprazol per mos me tu demtu stomaku kto kshilla besoj te ndihmojn pak ju uroj shendet
Prsh jam 34vjec dhe prej 1 viti kam dhimbje ne anen e djathte te barkut e kam dhimbje te perhershme nderkohe qe kam dhimbje mesi qe nuk me qeteson fare. kam shkuar tek disa doktore dhe me kan then qe kam kolit. te tjere me kan thene qe e kam per shkak te punes ngaqe qendroj gjithmon ulur. i kam ber te gjitha analizat dhe me kan dale shume mire. tani nuk di cte bej se po behet e pa durueshme
nuk e di a vuaj nga koliti por i kam disa simptoma si mund ta vertetoj
Nje sherues i mire i kolitit eshte lule Basani.
Merreni ate te thate, mund ta gjeni edhe ne farmaci. Nje paketim i tille duhet te futet ne nje kavanoze me 500ml vaj ulliri. Lereni per dy jave ne nje vend me erresire. Kullojeni dhe pini cdo mengjes, esell, nje lug caji dhe dy gota uje.
Une e kam perdorur vete dhe jep shume efekt. Ilacet vetem sa me kane renduar gjendjen.
Faleminderit!
ELA ??? te lutem ku mund ta gjej kte lule se ne ks ska
si mundemi te jemi ne kontakt te lutem kam nevoj per ndimen tande
Mir dita i nderur Dr jam nje djal 35 vjeq dhe vuja nga dhimbjet ne brinj kam therrje te qdo hershme dhe ne gjoks kam vizituar kardiologin nukbka gjetur as nje send kam ber testin e forces ne rregull mab ber analiza te gjitha mir por un kam dhimbje qe 3 vite , mos te harroj me permend kam ber skanere te thella dhe radio as nje her nukbtjindet send flm per nje keshit apo nese ke ndonje ekzaminim e kisha ber flm shum per pergjigjje
Pershendetje.kam pasur dhimbje në fund të barkut dhe anësore, tani me është instaluar dhimbja në fund të barkut në qendër me ndjesi plagë. Ikam ber analiza të urinës, fecen, kolonoskopi, eko abdominale dhe skanerin . Urina me ka dalur mir, fecen ka dalur me myk në zorr, kolonoskopi me nxorri me hemoroide, eko abdominale me tha qe zorrën eke të pastër ekam ber për se dyti her ekon dhe me thot keni kolit. Me dha doktori një caj popullor për kolitin që shiten në farmaci. Dua tju them që po bëj disa muaj un dhimbjen ekam të pa ndërprerë. Mund të më ndihmoni ju lutem me një informacion, se ku mund të shkojmë të bëjmë një egzaminim të saktë?
Pershendetje.kam pasur dhimbje në fund të barkut dhe anësore, tani me është instaluar dhimbja në fund të barkut në qendër me ndjesi plagë. Ikam ber analiza të urinës, fecen, kolonoskopi, eko abdominale dhe skanerin . Urina me ka dalur mir, fecen ka dalur me myk në zorr, kolonoskopi me nxorri me hemoroide, eko abdominale me tha qe zorrën eke të pastër ekam ber për se dyti her ekon dhe me thot keni kolit. Me dha doktori një caj popullor për kolitin që shiten në farmaci. Dua tju them që po bëj disa muaj un dhimbjen ekam të pa ndërprerë. Mund të më ndihmoni ju lutem me një informacion, se ku mund të shkojmë të bëjmë një egzaminim të saktë?
Mir dita.
Une e kom djalin 15 vjeq. Ai e ka colitis ulcerosa qe 4 vite.
Na banojm ne Gjermani.
Djali osht te specialisti qe 4 vite.
Na e kina vet specialistin per heje.
Aj na tha neve qe nuk mundet me na thon se qka me honger e qka jo.
Se trupi i njerit nuk osht njejt.
AJ na tha se djali vet e ndin veten se qka i bon mir e qka i bon keq.
Djali im i mer 2 here ne dit hapat.
Sulfasalazin 1500 mg.
Mutaflor 1 ne sabah e njo ne Dark.
Kur ka gjak derdhje i jep Spezialisti Kortison.
Me falni per shkrim Po une kom lind ne Gjermani.
Pershendetje
Jom 29 vjeqare Jom Nan e dy femijev qe nga shtatzanija e Par kom pas Problem me zorren e trash . Kjo srmundje e quajtur (Colitis ulcerosa) kom ber Kontrolla qe nga viti 2012 jom ne Kontrolle te mjekut dhe me terapi perdori salofalk kom perdo dhe medikamente tjera Nuk me kan ndumuar sagjë qe nga viti 2015 perdori (Humira) gjdo dy jav njekci per kundta colitit qe dy vite me ka ndumuar Shum dhe tashprap vuaj kom dhimbje barku pothuajse me explodon jom prap nen kontrolla vazhdimisht por Nuk di qfar te bej me ben shum nervös jom nje Person shum e buzqeshur por me prish krejt gezimin e jetes me streson fill Nuk e di qfar te bej me doket se te gjith Po ma zen rrugen jom ber si nje njeri i eger Nuk e di cfar te bej …?
pershendetje vuaj nga koliti dhe dalke te shoeshta dhe dhimbje te forta cfar ushqimi mund te perdor tani po kosi ben gje
Prsh,kam fryerje barku sa her ja dhe mezi shfryhet
Disa me thon qe ke kolit
Cfar mund te kem sipas jush?
Ju lutem ndonje keshille me nevoitet per momentin . Kam pasur 1vit dhimbje te forta barku gazra , fryrje barku. Dhe tani me ne fund me ben kolonoskopin dhe u diagnistifikova me kolit . Nuk ma benin kolonoskopin pershkak te moshes se re qe kam por ishte e vetmja zgjidhje pasi dhimbjet nuk pushonin. Per fundit her kam pire mesosalazin kam mar medikamente te ndryshme tani behen 1muaj e gjysm . Dhimbje kam perseri shpesh me dhemb zora e trashe ana e majt shpesh dhimbjet e forta me ndalin dhe kemben. Ju lutem ndonje ide apo ndihme. Nese ndonjeher stresohem dhimbja forcohet me shum.
Mirdita ju lutem i nderuar Ilir na jep informacion per ilaqin e Haxhi Dokut…na shkruj numrin e tij …flm na jep pergjigje
Jam diagnostikuar me kolit ulceroz pasi bera kolonoskopine,kam filluar mjekimin me PENTACOL(Mesalazina) 800 mg. 2x2tableta ne dite.pas buke dhe dy ore me pas perdor 1 kapsul prebiotik kolibalance.Ka nje jave e gjysem qe i perdor por te dalurit jashte shoqerohet me pak mukus te perzier me gjak.Te lutem me sqaroni pak nese kjo gjendje keshtu do te vazhdoje gjithmone apo do te zhduket.Lidhur me dieten ushqimore jam treguar shume e kujdesshme sipas rekomandimeve te mjekut,vetem supra dhe te ziera nderkohe qe pikantet,alkol apo te skuqura pothuajse nuk para i kam perdorur ne perditshmeri.por mjeku me tha qe eshte semundje autoimune.Une jam 49 vjec jam ne periudhen e menopauzes kam nje pune te lodhshme zyre dhe stresante me duhet te rri me ore te tera ulur,dhe periudha e cila me eshte shfaqur kjo semundje ka qene shum stresante dhe e lodhshme.
Per sa parashtrova me lart du te di rreth kesaj semundjeje:
1.Prognoza e saj a zhduken shenjat qe ju citova me lart,theksoj se dhimbje nuk kam.
2Tek dieta ushqimore a duhet ti konsumoj cajrat qetesuese si kamomili dhe caji i blirit ose ndonje caj qe me rekomandoni ju.
3.Mjekimi qe permenda me lart do te vazhdoje gjith jeten pasi mjeku qe me ka diagnostikuar keshtu me ka thene.
Faleminderit per mirkuptimin.Pres pergjigje nga ju.
Pershendetje!
Doja te dija po perdorimi i mjaltit organik a ndikon ne lehtesimin dhe sherimin e semundjes pasi ujin ne mengjes eselll dhe cajrat i pi vetem me mjelte.
Faleminderit
Pershendetje lexova simptomat qe shkaktohen nga koliti dhe te gjitha keto i kam edhe une kam diare cdo Mengjes mund te them qe edhe gjate dites kam 2-3 here diare kam dite qe nuk dal ne tualet fare shpesh her kam fryrje barku dhimbje barku Gazra kam lodhje gjate dites gjume nuk fle mjaftuhesh sepse nuk me ze gjumi dmth fle shum pak jam shum e stresuar per ketw qe Po me ndodh dhe kam frik te dal shetitje Öse te shkoj diku Se me ze diareja ju lutem me thoni a ka sherim kjo semundje dhe cfare ilacesh te mar
Prsh mami im ka nje dhimbjet te zorres se trash e cila e bn shum nervoze dhe e esht sh e keputur a mund te me thoni se cfr ka edhe madje jashqitja ndonjeher esht n ngjyre te zez po nk ka nj jashqitje me gjak as diarre asnjëherë nk ka patur
Prsh mami im ka dhimbje te zorres se trash e cila e bn shum nervoze dhe ndjen lodhje mirepo nk esht se ka diarre fare apo gjak ne jashqitje vtm se ndo1 her jashqitja i del n ngjyre te zez ne raste te rralla ateher cfare mund të jetë kjo
Pershendetje jam 26 vjeq dhe jeton ne gjermani qe 2 vite, edhe mua mjeku me ka diagnostifikuat me Kolit gjithcka nisi pas 17 korrikut 2019 isha ne lidhje me nje vajze turke e cila te them te drejten me beri per vete shume shpejte dhe u dashurova si nje i cmendur meqe skisha shume miq dhe te aferm ketu ne gurbet me te kaloja kohen dhe isha me te vertet larg streseve dhe ngjarjeve te veshtira , mirpo pas 17 korrikut ne u ndam vajza ne fjale nuk me donte me u merzita shume madje edhe qava , mbas 17 korrikut e tutje fillim tek une diarre e leht vetem kur kthhesha nga puna qe vazhdonte dita dites duke u renduar por une nuk ia veru veshin akoma punoja deri sa mora ca medikamete ne farmaci pa keshillen e mjekut i kisha konsuamur 3 4 Cop pa efekt pastaj nje lloj tjeter edhe kjo pa efekt deri sa vrejta ne tualet gjak isha konsumuar keq nga diarreja ishte data 1 gusht kur u shtrova ne Spital pas analizave te shumta bera edhe kolonskopi dhe endoskopi nga zorra e trash dhe nga goja futa kameren me ndiagnostigikuan me Kolit ulceroz Pankolitis por nuk ishin te sigurt mjeket me dhan mesalazin 1000 mg per 15 dite prap per 15 dite mirpo skishte efekt perdora edhe barna per heliko bakterin por pa efekt te madh ma ndaluan duarren mirpo pas mbarimit te barnave prap diarreja filloi fillova me produkte bio cajra mjafte me uje te nxeht , faren e zeze Nigella Sativa , shafran Indian, xhenxhefil , fara liri , tershere dhe tahin fare e susamit e shtypur , per 4 muaj kilogramrt e humbur i ktheva por dhimbje kisha her her mos e lini pa perdor keto kura te gjitha me kos ne mengjes gjate dites patate , peshk oriz mirpo pa Biber dhe te jene te ziera, para se te flini konsumoni fruta Banane avokado , molla
a ka mundesi me me sqaru me mire ket terapin qe eki perdor ti per veten. se edhe une vuaj nga e njeta smundje.nese ka mundesi me me kontaktu personalisht veq me me tregu se si ta perdor ket terapi ne menyr pak me te derajuar.faliminderes paraprakisht
Jam nje djal 31 vjec nuk e di por kam ca koh qe kam fryerje barku kam vajtur kam ber dhe eko doktorri me nxjerr me melci te enjtur dhe me rer ne veshka me jep 1 antibjotik “Slimar”vazhdoj per dy jav por asnji gje perseri fryerje barku shkoj mbas dy javesh perseri te i njejti doktorr dhe perseri te njejtat gjera me thot si dhe te njejtin antibjotik me jep ndoshta ndikon dhe koliti apo mos ndoshta me ben dem ilaci